Kubickova, murgesha katolike çeke që ndihet “shkodrane”: Shqiptarët duhet ta vlerësojnë më shumë veten, krimi nuk ka kombësi

Ka mbërritur në Shkodër që në vitin 1997 dhe nuk ka lëvizur prej andej. Motra katolike Michaela Kubickova është një murgeshë çeke, e cila “asht ba shkodrane”. Pas ngjarjes së rëndë në Prekal me vrasjen e dy turistëve çekë, ajo ka dhënë një intervistë për gazetën Dita, ku pranon se e ka përjetuar ngjarjen, por njësoj ka ndjerë dhe reagimin masiv të shqiptarëve në dënimin e aktit dhe kërkimin e ndjesës. Sipas saj, krimi nuk ka kombësi. “Duhet ta vlerësoni më shumë veten. Jeni një popull me shumë vlera”, thotë Kubickova. “Të them të drejtën më ka habit ky reagim kaq i ndjeshëm dhe fisnik i popullit shqiptar, jo që nuk ia njoh këto vlera, por nuk besova që do të reagonit në mënyrë kaq të dukshme. E di që populli juaj e njeh dhimbjen e paragjykimeve nga të huajt. E di që kjo ngjarje mund të shkaktojë një paragjykim të ri. Dhe për këtë më vjen sinqerisht keq. Për këtë jam duke kërkuar të flas edhe në Çeki e të tregoj sa të prekur ndjeheni nga kjo ngjarje”.
a.k
Comments
.......por ai (krimi) eshte
.......por ai (krimi) eshte pjese e pandare ne jet engine dhe kuturen e katolikeve shpelloreve.
Add new comment