Lajme
Parashikimet e britanikëve për luftën kundër ISIS
Përballja me Shtetin Islamik nuk pritet të jetë e lehtë. Ministria britanike e Mbrojtjes parashikon se operacioni për të zhbërë xhihadistët do të zgjasë të paktën 3 vjet.
Objektiv i sulmeve do të jenë rafineritë e naftës në veri të Sirisë, aty ky është i përqëndruar aktiviteti ekonomik i Shtetit Islamik.
Ministri Majkëll Falon tha se terroristët do të goditen në zemër të sistemit. Një ditë më parë avionët Tornado të flotës britanike shkatërruan një nga rafineritë më të mëdha të naftës që është në duart e xhihadistëve.
Greqia rikthen pensionet për minoritarët grekë
Qeveria greke parashikon të rikthejë pensionet për minoritarët grekë nga Shqipëria, të cilat ishin hequr para më shumë se dy vjetësh. Bëhet fjalë për një kompensim social, me vlerë 260 euro, që do të jepet për gjithë të moshuarit në Greqi, të cilët nuk kanë patur siguracion. Shumica e tyre janë homogjenë nga Shqipëria dhe ish Bashkimi Sovjetik, ka saktësuar ministri grek i punës dhe sigurimeve shoqërore, Jorgos Katrugalos.
Një femër në krye të policisë së Librazhdit
Policia Policia e Shtetit ka emëruar të parën femër në detyrë komanduese. Largimi nga detyra e shefit të Komisariatit të Librazhdit, Gramoz Dafko, ka hapur rrugën për Kryekomisare Anila Popa (Hamiti) që ka kryer studimet në Francë. Dafku, i cili kishte rreth dy vjet në këtë detyrë, është emëruar oficer krimesh në Komisariatin nr. 3 në kryeqytet.
Video/Gjullurdi në Parlament
Në Beograd parlajmërojnë sërish për luftë
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka folur me tone alarmante sot në Këshillin e Ministerialit të OSBE-së zhvilluar në Beograd. Sipas tij, “Ballakni mbetet një fuçi baruti që mjafton një shkëndijë për të shpërhtyer sërish”. Nuk është e qartë se kujt i referohet kryeministri serb, por vihet re një lloj krekosje karakteritike serbe që synon të rikthejë rolin e dikurshëm të Serbisë në ekuilibrat ballkanikë, kur brenda këtij qerthulli, Vuçiç e cilëson vendin e tij si stabël. “Duhet të shpreh shqetësimin tim për stabilitetin e Ballkanit.
Arben Ahmetaj i lë targën “Zërit të Popullit: “Berisha shan qeverinë sepse e tmerron rritja ekonomike”
Sot në Parlament është debatuar edhe për situatën ekonomike në Shqipëri. Ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë ilustrimet e veta për biznesmenë që duan të largohen nga vendi. Për këdo që ndjek politikën sado pak, e kupton se Sali Berisha aplikon një marzh agresiv të demagogjisë, sulmit verbal kryesisht mbi ekzagjerime të disa të vërtetave. Kjo e biznesmenëve mund të jetë një e tillë, por që ekonomia shqiptare nuk po kalon ditë të mira, këtë edhe sikur Sali Berisha ta mohojë, nuk ka njeri që nuk e ndjen. Mirëpo si iu përgjigj ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj fjalës së Berishës?
Sulmet në Paris dhe trafiku në Google
13 nëntori ishte për Parisin një natë e sulmeve terroriste. Dhe njerëzit nga e gjithë bota nisën të interesoheshin për atë që po ndodhte. Një grafik i Google evidenton pyetjet e përdoruesve anembanë botës, që janë pyetjet të përbashkëta për të gjithë, por edhe pyetje unike. Një e tillë ishte ajo që u bë në Paris nga një përdorues: Çfarë është zija kombëtare? Gjithsesi grafiku na tregon shkallën e identifikimit, sikurse na jep një panoramë sado të përgjithshme për interesimin, apo edhe kulturën në këtë botë të ndërlidhur.
Qeveri me gusto: shpenzime të rritura për rikonstruksion godinash dhe mobilim zyrash
Buxheti i detajuar i shpenzimeve kapitale për kryeministrinë ka të parashikuar 102 milionë lekë (rreth 720 mijë euro) për SNRAP. Nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton se SNRAP është draft Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike (SNRAP) 2015-2020, ku në bazë është depolitizimi i administratës, zbatimi i legjislacionit dhe zbatimi i konkurseve meritokratike.
Opozita kërkon kryeministrin në Kuvend. Përgjigja e Gramoz Ruçit: “Bëni kërkesë për interpelancë. Ai ka axhendën e vet në shërbim të popullit”
Nuk është se është ndonjë farë lajmi, por tregon degradimin e jetës institucionale. Opozita ka kërkuar sot prezencën e kryeministrit në seancë plenare, meqenëse ai mungon prej disa kohësh. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka kërkuar që kryeministri i vendit, Edi Rama, të jetë në kuvend për t’ju përgjigjur shqetësimeve të opozitës lidhur me projektligjet e rendit të ditës, siç është ai për kthimin e pronave.
Në Etiopi, tokën e premtuar
Lëvizja Rastafari bashkon një komunitet njerëzish që besojnë se perandori i fundit i Etiopisë, Haile Selassie, ishte pasardhës i mbretit Solomon dhe Mesia. Një prej tyre ka qenë edhe Bob Marley. Rastafarianët udhëtojnë drejt Etiopisë, në qytetin Shashamane në Jug dhe aty ata gjejnë tokën e premtuar. Me ritin fetar lidhet edhe tymosja e marijuanës dhe siç informon Al Jazeera, 800 prej tyre jetojnë me shpresën se po përmbushin profecinë se si pasardhës të skllevërve po rikthehen në Afrikë.