Lajme
Teatri i Komedisë dhe komedia me emërimin e Kiço Londos si drejtor i preferuar i Partisë Socialiste
Që institucionet e “prodhimit” të artit janë kthyer në mejhane qokash për pushtetet e radhës kjo dihet botërisht dhe iluzionet se ndryshimi politik që ndodhi në 2013 do sillte një filozofi të re në drejtimin e artit kombëtar janë fatalitete që ndoshta vetëm në Shqipëri mund të tolerohen.
Berisha: “Kryeministri tentoi të korruptonte Presidentin me një dosje pronësie”
Sali Berisha shkruan sot se kryeministri i vendit, Edi Rama, është përpjekur të korruptojë me një dosje pronësie, presidentin Bujar Nishani. Lajmësi i kësaj oferte ka qenë sipas Berishës, Engjëll Agaçe, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Dështimi i kësaj përpjekjeje, që qenka denoncuar nga Nishani në organet përkatëse, është bërë shkak sipas Berishës që Edi Rama të bojkotojë pritjen e Presidentit me rastin e festës kombëtare.
Shtet që vepron me kokë: Dekriminalizohet Parlamenti, por Jo Prostitucioni
Gjykata Kushtetuese e Shiqipërisë ka rrëzuar një kërkesë të Gjykatës së Lartë për dekriminalizimin e prostitucionit. Gazeta “Dita” bën me dije se Gjykata Kushtetuese është shprehur kundër kërkesës për të shfuqizuar paragrafin e parë të nenit 113 të Kodit Penal që parashikon dënimin nga gjobë deri në 3 vjet burg për çdo person që ushtron prostitucion. “Gjykata e Larta pretendonte se ky nen nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe se diskriminon femrat karshi meshkujve. Por, ndryshe mendojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët thonë se pretendimi është i pabazuar.
Pabarazia në rrënjë të terrorizmit në Lindjen e Mesme?
Thomas Piketty gjurmon një shprehje të re të pasojave që mund të sjellë pabarazia në të ardhura. Një shkrim i tij në francezen “Le Monde” është rimarrë në vështrim nga “Washington Post”, që cilëson se argumentet e ekonomistit francez janë kontroversale. Sipas tij, pabarazia në Lindjen e Mesme është faktori kryesor pas terrorizmit, përfshirë këtu sulmet e ISIS në Paris.
Skandali në ndeshjen Tërbuni - Teuta, Beqja shkarkon shoferin e ambulancës
Skandali i ambulancës në ndeshjen Tërbuni-Teuta ka sjellë shkarkimin e shoferit nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja. Gjatë ndeshjes u dëmtua një futbollist i Tërbunit, por ambulanca që duhet të bënte transportin ngeci në vend. Ca më keq, në pamje duket shoferi që ndodhej në tribunë dhe zbret me vrap drejt ambulancës. Një skandal-çudi më vete(http://www.lapsi.al/lajme/2015/11/30/skandali-me-autoambulancën-në-pukë-beqaj-pezullon-shoferin-video#.VlxrneOQ0gE).
Bankers Petroleum kërkon zbatimin e vendimit të Arbitrazhit, ose do të ndërpresë prodhimin e naftës
Bankers Petroleum ka deklaruar se do të ndërpresë punimet nëse shteti shqiptar nuk zhbllokon llogaritë e saj. Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit i dha të drejtë kompanisë kanadeze, e cila operon në shfrytëzimin e puseve të naftës dhe prodhimit të saj në zonën e Patos Marinzës. ““Bankers” thotë se javën e kaluar ajo eksportoi vetëm 85 për qind të sasisë së prodhuar, pasi nuk mund të financonte më tepër transportin për shkak të bllokikmit të llogarive nga Tatimet.
Një ide e re: Medaljet jepen edhe për statistikë!!!
Artan Lame iluminon sot popullin shqiptar të Facebook me pasionin e tij prej koleksionisti. Poston nja ca medalje duke shtuar se ajo që ndodhi në 70-vjetorin e Çlirimit është një praktikë botërore. Thotë koleksionisti-politikani-polemisti dhe drejtoro-historiani Lame: "Me tej, me rastin e pervjetoreve, ne te gjithe Evropen vijuan te emetohen medalje te ngjashme, me rastin e 10-vjetorit te mbarimit te Luftes, pastaj te 20-vjetorit, 30-vjetorit e keshtu me rradhe.
Organizata socialiste derë më derë për idealin e të bërit shtet
Shqiptarët kanë nevojë të njihen me qëllimin e vërtetë që ka mazhoranca në pushtet: atë të të bërit shtet. Kjo do t’u përcillet atyre derë më derë e shtëpi më shtëpi, nëpëmjet organizatave socialiste. Këtë praktikë të re që do të ndjekë Partia Socialiste në komunikimin me qytetarët e lajmëroi vetë kreu i saj gjatë takimit në Berat, ku tha se e majta duhet të hapet me njerëz të punës. “Për të bërë këto reforma është e domosdoshme që të kemi një PS të modernizuar në përbërjen e strukturës sociale të organizatës.
Sinead O'Connor tentoi vetëvrasjen (Video)
Kishte vendosur t’i jepte fund jetës nga dëshpërimi dhe vetmia. Sinead O'Connor, këngëtarja e njohur irlandeze, e bërë e famshme me këngën «Nothing Compares 2 U», tentoi vetëvrasjen të dielën në mbrëmje, duke lënë edhe një mesazh për miqtë në rrjetin facebook.