Lajme
Video/Si të kuptohet se çfarë ndodhi?
Kjo video është realizuar në Kinë. Si dhe pse ndodh kjo që ndodh nuk kuptohet.
Situata monopol në tregun e sigurimeve
Drejtuesja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati, sqaron në një intervistë për “Tema Tv” situatën monopol në tregun e sigurimeve. Situatë që ka ardhur për shkak të deformimit të funksionimit të tregut nga vetë operatorët. Kështu përqendrimi i shitjeve në një broker të vetëm çon në konkluzionin se operatorët kanë bërë rregullimin e brendshëm të marrëdhënieve për të krijuar virtualisht një sportel prej nga ku u merren paratë qytetarëve. Lati thotë se sistemi “bonus malus” do t’i jepte zgjidhje problemit në fjalë.
8.8 milionë euro për një rrjet që ende nuk është ndërtuar. M. e Inovacionit: “Mirëmbajtja, e ndarë nga kontrata e ndërtimit të rrjetit dixhital
Flitet për 8.8 milionë euro tender mirëmbajtjeje dhe askush nuk merr përsipër të sqaroj përfundimisht sesi qëndron e vërteta. Para disa ditësh “shqiptarja.com” që posedohet nga biznesmeni italian Carlo Bollino, publikoi një material sipas të cilit pretendohej se Radio Televizioni Shqiptar kishte kontraktuar një firmë për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital të tij në një vlerë prej 8.8 milionë euro. Problemi shtrohet se ky rrjet ende nuk është ndërtuar dhe madje as ka filluar, ndaj ngjan disi e pakuptueshme sesi mund të jepen tendera të tillë për diçka që nuk ekziston.
Për rrugën Durrës-Kukës duhen edhe 160 mln euro. Konçesionari merr përsipër shfrytëzimin e rrugës, por jo financimin
“Ka thithur nga paratë e shqiptarëve rreth 1,4 miliardë deri më sot dhe nuk ka mbaruar. Në një përllogaritje paraprake që ka bërë Komisioni Europian për ta standardizuar segmentin Durrës-Morinë, duhen të paktën edhe 160 milionë euro”, është shprehur ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë raportimit në komisionet e kuvendit. Qeveria po tenton, që mirëmbajtjen e rrugës t’ia kalojë me koncesion privatit, por sipas Ahmetajt, as kjo nuk ka për ta zgjidhur mungesën e financimit.
Kritikat e Selamit, Basha: “Nuk kam asnjë minutë kohë për debate që nuk foksuohen tek e keqja e madhe”
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike ka përsëritur sot përmes një interviste për ABC NEWS kërkesën e tij për një qeveri teknike dhe kalimin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Basha ka folur edhe për një depresion të madh ekonomik e psikologjik në shoqëri, si pasojë e qeverisjes, për kurimin e të cilit Basha tha se “PD-ja ka një ofertë solide”. Lidhur me kritikat brenda PD-së, posaçërisht nga Eduart Selami, kreu i PD-së bëri këtë koment: “Çdokush ka mundësinë të shprehet dhe të japë kontributin e vet konstruktiv. Këtu është detyra ime.
Greqia nis patrullimet nga ajri në kufirin jugor me Shqipërinë. Diçka po ndodh shkruan Hellas Force (Foto)
Që prej datës 18 nëntor helikopterë të ushtrisë greke patrullojnë kufirin jugor me Shqipërinë në kuadër të masave të lajmëruara nga ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos për të shtuar ndjenjën e sigurisë te banorët e zonës.
Qeveria nis shkurtimet. E fillon Beqaj me largimin e 338 të punësuarve nga sistemi shëndetësor
Ilir Beqaj ministri besimplotë i Shëndetësisë njoftoi sot shkurtimin e 338 të punësuarve në sektorin spitalor, duke nxjerrë në rrugë rreth 350 familje. Gjatë diskutimeve për buxhetin në komisionet e kuvendit ai tha se nga ata që do të shkurtohen vetëm 5% janë pjesë e personelit mjekësor, ndërsa 95 % sipas tij i përkasin stafit jo mjekësor. Beqaj sqaroi se me këto shkurtime ministria do të kursejë 15.5 milionë lekë, të cilat do t'i përdorë për investime.
Punë pa lekë në biznesin e familjes
Shqipëria ende po ecën me ritme te ngadalta për punësimin ku një numrër i lartë i të rinjve punojnë pa pagesë në bizneset familjare. Fenomen që tregon për varfërinë e përhapur dhe për një ekonomi gjerësisht rurale.
Sipas shifrave të raportit të INSTAT, vihet re se 43.8 % e të rinjve punojnë në biznese familjare, por pa pagesë. Aty ku vihet re një ndryshim është në aspektin gjinor. 40.1 % e meshkujve të moshës 15-29 vjeç janë të punësuar pa pagë në biznese familjare, ndërsa femrat janë 49.2
Plasari: Rama me prirje vetëm në pikturë, fundi i tij me pasoja për Shqipërinë
Historiani Aurel Plasari parashikon se qeverisja aktuale do të jetë më pasoja për të ardhmen e vendit. Duke folur në emisionin “Debati” në Channel One ai është shprehur se Edi Rama po qeveris keq dhe kjo është arsyeja pse njerëzit duan të largohen.
Në pranga për një "nder" 3 milionë lekë prokurori i Fierit. Pazaret me drejtësinë kanë zbritur në rrugë
Gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë publikisht nën akuzë për deformimin e rëndë të sistemit të drejtësisë dhe kthimin e saj në një pazar me përfitime personale në miliona euro pasuri. Shpresat për një reformim të sistemit dhe pastrim të trupës së korruptuar dhe inkriminuar janë të pakta për aq kohë sa kjo do t'i besohet njerëzve që e kanë ngritur këtë sistem dhe janë më të interesuarit ta mbajnë në këmbë atë.