Lajme
Sekuestro për 44 mijë m2 tokë në breg të detit në Vlorë. U kthye si tokë bujqësore
Një tjetër rast tjetërsimi prone dhe shkeljeje ligjore vjen nga bregdeti. 44 mijë m2 në zonën e bregdetit të Vlorës, në plazhin e quajtur si “Jonufra”, janë sekuestruar nga Prokuroria, pasi dyshohet se ajo është përfituar me dokumente të falsifikuara. “Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive për këtë sipërfaqe toke, e cila ka vlerë tregu rreth 4.4 milionë euro. Toka dyshohet se është përfituar nga pasardhësit e shtetasit Gjon Gjonboçari në bazë të dokumentave të fallsifikuar”, raporton “Gazeta Shqiptare”.
LSI: Jo rritje akcizës së birrës vendase, ristrukturim investimesh në arsim dhe shëndetësi, si dhe shpërndarje fondesh mes M. së Transporteve dhe FShZh
Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë disa vërejetje dhe sugjerime në emër të partisë së tij, për projektbuxhetin e vitit 2016.
Drejt modelit gjeorgjian të bashkimit të Tatimeve me Doganat?
Disa informacione, ende jozyrtare, bëjnë me dije se qeveria po hedh sytë nga një model tjetër për administrin e financave dhe të ardhurave. Fjala është për modelin gjeorgjian, që integron Doganat me Tatimet. Ky model, i shpjeguar këtu:https://www.imf.org/external/np/seminars/eng/2011/revenue/pdf/rusuda.pdf, konsiston në reduktim taksash, konkretisht nga 22 në 6 dhe në integrim të Kodit Doganor dhe atë Fiskal.
Djegia e autobotëve me naftë që hyjnë nga Turqia në Siri (Video)
Konsiderata për buxhetin dhe teatrin e parlamentit
ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka komentuar debatin në parlament për projektbuxhetin dhe mbrojtjes apo kundërshtimit që iu bë në parlament draftit nga të dyja palët.
"Asistenca do vazhdoje te jete sa ishte, Pensionet do vazhdojne te jene po ato. Rrogat, sa kane qene do te jene. Taksat do vazhdojne te mblidhen qe te paguajme konçensionet.
Konçensionet qe u dhane do te vazhdojne te jene dhe 70 te tjera jane gati te jepen. Do te vazhdojme te hame krundet e Serbise ne vend te miellit. Do vazhdojme ta blejme energjine nepermjet serbit.
Intelektualët e Shqipërisë që kërkojnë lirimin e Albin Kurtit. Spikatin Abdi Baleta, Gjergj Zheji dhe Marin Mema
Ka një solidaritet intelektual që shfaqet për çështje të karakterit patriotik dhe që angazhon në tubime dhe kërkesa politike aktivistë të shoqërisë civile me ndjeshmëri të theksuara demokratike dhe kombëtariste.
Nikaragua, Momotomo rizgjohet pas 110 vjetësh
Momotomo është rizgjuar pas 110 vjetësh. Vullkani me këtë emër në Nikaraguas në Amerikën Qendrore është riaktivizuar për herë të parë që nga viti 1905 duke nxjerrë llavë, hi dhe tym mbi liqenin Managua. Shpërthimet e fuqishme të Momotomos janë dokumentuar në fillim të viteve ‘600 që çoi në braktisjen e qytetit të vjetër Leon Viejo. Vullkani shpërtheu edhe 10 herë të tjera në vitet 1849 and 1905.
Personat e paaftë që të ndjejnë dhimbje: një çrregullim genetik
Në botë ekzistojnë një grup shumë i vogël njerëzish që janë të paaftë të ndjejnë dhimbjen. Shenjat për këtë duken që në fëmijrëinë e hershme: bebe që kafshojnë gishtat deri në gjakderdhje, apo fëmijë që përballojnë përplasje dhe goditje. Fjala është për një çrregullim që vjen si pasojë e një mutacioni genetik të rrallë që konsiston në mungesën e kanaleve jonike që transportojnë sodiumin përmes nervave. Pa këto kanale, të njohura edhe si Nav1.7, qelizat nervore janë të paafta që të komunikojnë dhimbjen.
