Lajme

Heshtja e LSI per protesten dhe kujtimet e deputetit të Peqinit për 21 Janarin

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 18:02

Protesta e opozitës ngjalli reagime dhe komente të shumta në radhët e socialistëve, të cilët mbajtën një qëndrim distancues ndaj marshimit të 8 dhjetorit. Kuptohet çdo qëndrim duke nisur nga Sajmir Tahiri, Taulant Balla e Alfred Peza ishte në sinkron me atë të kryeministrit Rama që e quajti një protestë të shëmtuar dhe fytyrën e një opozite vandale. Në studio televizive u shfaq edhe Alfred Peza, deputeti i Peqinit që duke krahasuar protestën e sotme të demokratëve me atë të opozitës socialiste në 21 Janar tha se protesta e 21 Janarit ka qenë paqësore dhe aspak e dhunshme.

Fotolajm/Protestues si profesion

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 17:19

Para dy javësh u fotografua në protestën e Lëvizjes Vetvendosje në Prishtinë me banderolën e dronit që u ngrit në Beograd dhe një sëpatë duke protestuar kundër Zajednicës dhe pro bashkimit kombëtar të shpallur nga Albin Kurti. I njëjti personazh u pa edhe në protestën e opozitës shqiptare në Tiranë, me të njëjtën banderolë dhe sëpatë në dorë. Për mediat në Tiranë deklaroi se është i frymëzuar nga ideja e bashkimit kombëtar dhe të mos lejojë që Shqipëria të bëhet si Siria

Ja pse...

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 16:47

Vëllezër shqiptarë! Sot foli Taulant Balla. Me një status në “Facebook” foli siç i pëlqen shpesh: si tribun i popullit. Shkruan Balla: “Per ata qe ndoshta e kishin harruar, sot ripane fytyren e vertete te nje partie qe krimin e ka program te partise, dhunen e kane statut, liderin dhe kryeliderin hajdut. Dhuna dhe dhunuesit te fotografohen dhe te identifikohen te gjithe. Ligji te godase me force. Policia dhe prokuroria te bejne detyren ne kushtet shkaterrimit te prones publike.

Qeveria nuk ra, por dy çibanë arkitekturorë u goditën…

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 16:10

Protesta e sotme e opozitës nuk e arriti objektivin e shpallur të saj – rrëzimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike – por ajo, te pakten, goditi dy çibanë arkitekturorë që ka mbjelle Rama në Tiranë.

Çibani i parë që u godit ishte streha ala Las Vegas që Rama i ka vënë hyrjes së ndërtesës së kryeministrisë. Në një ndërtesë të projektuar nga arkitektë italianë të viteve ’30, me stilin romak të para 2000 vjetëve, nuk ka vend një strehë llamburitëse që gjendet kudo në lokalet e prostitutave në Las Vegas.

11 minuta ku Hitleri flet me një zë normal

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 16:10

Hitleri mbetet një nga figurat më të diskutuara të historisë botërore. Jo vetëm për vendimet dhe aktet e tij politike, por edhe për shfaqjen publike, fjalimet, qëndrimin, të gjithë imazhin e tij të mirënjohur. Zëri i Adolf Hitlerit ishte pjesë thelbësore, në mos determinuese e ndikimit thuajse hipnotik që kishin fjalimet e tij ndaj gjermanëve të atyre viteve. Një zë i ngjirur, intenisv, i thellë, një zë asnjëherë i qetë. Dhe janë më shumë sesa 5000 fjalime të liderit të Gjermanisë naziste.

Kompania kanadeze “Pennine Petroleum Corporation” fiton të drejtën për kërkimin e naftës në Velçë

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 15:48

Një kompani kanadeze, Pennine Petroleum Corporation, ka marrë të drejtën ekskluzive të kërkimit për naftë në bllokun e Velçës. “Tenderi është zhvilluar tërësisht nga Albpetrol, ndërkohë që shpallja fituese e kësaj kompanie, është miratuar edhe nga Ministria e Energjisë. Blloku i Velçës përfshin një terren tokësor me sipërfaqje prej 620 kilometër katrorë. Ai shtrihet në juglindje të qytetetit të Vlorës dhe është identifikuar prej kohësh si një zonë potenciale naftëmbajtëse.

Edi është i trishtuar...

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 15:18

Pasi kaloi frikën e zakonshme për të, pasi pa se protesta e mbylli ditën, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u shfaq me një status prej kristiani të mirë në Facebook. “Ç'shemti e trishtueshme, mu ne Diten Kombetare te Rinise, te shohesh PD e sotme te mbytur ne pellgun e nje vandalizmi mizerabel, teksa kujton levizjen studentore qe shembi regjimin komunist e i dha jete vete Partise Demokratike, pa thyer asnje xham.

Protesta e duhur, pavarësisht siglës partiake

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 14:34

Protesta e opozitës është zhvilluar sot me një ton të lartë duke tejkaluar pritmëritë e shumëkujt. Disa gurë dhe shishe para kryeministrisë, një përplasje minore me policinë, kanë mjaftuar që t’i bëjnë me dije mazhorancës se nuk luan me fushën bosh në këtë vend. Këtu nuk është rasti për të gjykuar më PD-në dhe përfaqësuesit e saj, pasi ai njeri dhe ai grup njerëzish që ndërmerr iniciativën për të protestuar në rrugë, vendos të rilegjitimojë veten përmes forcës së vet. Nga ana tjetër ka disa thirrje që e shohin situatën me shqetësim, po flitet për barbarë e për gjithfarë gjërash.

Rreth 30 mijë veta sot në protestën e opozitës

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 14:30

Nga një analizë e bërë me anë të Google Earth Pro, rezulton se në protestën e sotme të opozitës marrin pjesë rreth 30 mijë veta. Analiza ështe bërë për çdo sektor të veçantë të bulevardit Dëshmorët e Kombit, sipas dendësisë së çdo sektori.

Siç ka ndodhur edhe gjatë kohës kur PS-ja ishte në opozitë, pritet që opozita aktuale të deklarojë një pjesëmarrje 10 fish më të lartë dhe qeveria ta pjestojë atë me tre.

Re.Pu.

Ajo që duhet të ndodhte 25 vite më parë

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 14:10

Pages

Subscribe to RSS - Lajme