Lajme
Emërimet në administratë, ministrja Harito: “Nuk kemi shkelur ligjin”
Sot portali “lapsi.al” ka publikuar një email mes ministres së Inovacionit, Milena Harito dhe deputetit Tulant Balla, si dhe disa deputetëve të tjerë ku jepen disa poorosi për aplikimin e njerëzve të PS-së për punësim në administratë(http://www.lapsi.al/lajme/2015/12/14/ekskluzive-zbulohet-e-mail-që-udhëzon-punësimet-partiake-në-administratë#.Vm8QYSfGMgE).
Mjekët bullgarë emigrojnë në masë! Në Shqipëri mjekët pasurohen në masë
“Deutsche Welle” publikon sot një shkrim me titull disi të pazakontë: “Bullgari: E ardhmja pa mjekë”, me autore Mariya Ilcheva. Shkrimi nis me një ilustrim që shpjegon mirë dukurinë: “Pediatria Snezha Teneva (në fotografi), do të duhej të kishte dalë në pension që para një viti. Por ajo vazhdon të punojë me turne në spitalin e Asenovgradit. "Jemi vetëm katër mjekë pediatër këtu. Po të mbeten vetëm tre, atëherë stacioni i fëmijëve duhet të mbyllet", thotë ajo. Për qytetin bullgar me rreth 60.000 banorë dhe vetëm me një spital kjo gjë do të kishte pasoja dramatike”.
Prokuroria kërkon sekuestrimin e dosjeve të tre konçesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë
Dje u bë e ditur se prokuroria do të hyjë në veprim për të sqaruar çuditë e konçesioneve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në fakt duket se nuk ka vonuar. Sot “ABCNEWS” citon burime nga organi i akuzës, sipas të cilave “Njësia Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e dosjeve të 3 koncesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë”.
Shmangia e tragjedive në det, Greqia propozon identifikim të imigrantëve dhe transportim të tyre që në Turqi, Liban dhe Jordani
Greqia propozon si zgjidhje për problemin e humbjes së jetëve të imigrantëve që vijnë nga zonat e luftës drejt BE-së identifikimin e tyre në zonat e origjinës.
Çfarë po ndodh 1000 km poshtë sipërfaqes së Tokës?
Rreth 1000km poshtë sipërfaqes së Tokës diçka e çuditshme po ndodh. Mbi mantelin e Tokës, mes kores dhe anës së jashtme të bërthamës duket se ka një kufi. Pllaka të litosferës, që është shtresa shkëmbore menjëherë poshtë sipërfaqes, po tërhiqen në thellësi deri në kufirin e sipërpërmendur. Gjithashtu ndërsa shkëmbinjtë e nxehtë shtyhen lart deri në shtresën e poshtme të mantelit, ai devijohet përqark të njëjtës thellësi. Kjo dukuri ka çuditur shkencëtarët dhe dy ekipe janë vënë në kërkim për të kuptuar se çfarë po ndodh.
Izolimi i Kosovës nga BE-ja
Siç është bërë e njohur, Bashkimi Europian pritet që të hapë dritën jeshile për heqjen e vizave për ukrainasit dhe gjeorgjianët këtë javë. Mund të merret me mend se bëhet fjalë për interesa të tjera që kanë të bëjnë me politikën e Rusisë, por përdorimi i këtij instrumenti, në momentin që Europa po ankohet për imigrantët ngjan fare anormal. Më tej, autori Marc Champion shkruan në “Bloomberg” se kjo politikë që i hap dyert 45 milionë urkainasve, nuk po aplikohet për Kosovën me 2 milionë banorë.
Shenjtorët rusë ndalen në Muzeun Kombëtar
Një koleksion për pasion’ është ekspozita e çelur në Muzeun Kombëtar e që i sjell për të parën herë
Ndërhyrjet për punësime: PD-ja publikon një listë me 69 raste
Kryeministri po u thotë socialistëve se nuk duhet ta lidhin angazhimin e tyre në parti me kërkesën për punësime në shtet, por në fakt realiteti flet diçka më ndryshe. Sot Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka publikuar një listë me 69 të punësuar për të cilët ka patur sipas tij, ndërhyrje politike nga deputetë apo ministra socialistë. “Në 6 raste, sekseri është Saimir Tahiri. Në 11 raste, Fatmir Xhafaj. Në 6 raste, ministrja kushërirë Milena Harito. Në 5 raste, Ditmir Bushati. Në 4 raste, Lindita Nikolla. Në 6 raste, Rakip Suli. Në 4 raste, Sadri Abazi.
Interesi i bonove të thesarit bie në nivelin më të ulët: Barazohet me normën vjetore të inflacionit
Bonot e thesarit arritën në nivelin më të ulët të interesit të të gjitha kohërave. 2.5% për afatin një vjeçar, e cila vjen në përputhje me normën vjetore të inflacionit, raporton “Top-Channel”. Rënia në këtë drejtim e fut edhe huamarrjen e brendshme të qeverisë në një situatë të ndërlikuar, pasi ajo minimizon interesin e qytetarëve për të blerë bono thesari. “Interesi prej 2.54 për qind, që një indvid merr duke blerë një bono thesari njëvjeçare, është gati i barabartë me normën e inflacionit vjetor.
Në pritje të shëndetësisë falas, shqiptarët kanë shpenzuar 43 milionë euro në spitalet private
Biznesi i spitaleve private në Shqipëri ka njohur një rritje dyshfrore gjatë vitit 2014, ndërsa shumë shqiptarë duket se kanë preferuar alternativën e kurimit privat, përballë shërbimeve të dobëta apo të munguara që ofron sot sistemi shëndetësor shtetëror.