Lajme
Tone të acaruara në Francë, kryeministri Valls: “Fitorja e Frontit Nacional mund të çojë në luftë civile”
Fitorja e Frontit Nacional në Francë ka kapur në befasi përfaqësuesit e qeverisë aktuale në Paris. Kryeministri Manuel Valls që vjen nga radhët e socialistëve, ka deklaruar se me këtë rezultat në Francë po dominojnë dy vizione për Francën: “Një është ai i ekstremit të djathtë, që në bazë predikon ndarjen. Kjo ndarje mund të çojë në luftë civile”, tha Valls për Francë Inter, dy ditë para balotazhit. Vallas madej ka bërë thirrje që votuesit të votojjnë për kandidatët e djathtë në mënyrë që përfaqësues të Frontit Nacional të mos fitojnë.
1000 punëtorët e Uzinës së Ballshit në rrugë. OSHEE-ja i pret furnizimin me energji
Ka disa ditë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë i ka ndërprerë furnizimin me energji Uzinës së Ballshit. “Shqiptarja.com” raporton se për pasojë 1000 punëtorë kanë mbetur pa punë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj. Ndërprerja ka ardhur pasi uzina është debitore ndaj OSHEE-së prej disa kohësh. Nuk dihet sesi do të veprohet për të zgjidhur situatën, por Kapllanaj i është drejtuar qeverisë.
Racizmi i Wilsonit. Një debat i dobishëm për dritëhijet e figurave e historike
Peter Singer, profesor i Bioetikës në Universitetin e Princeton në ShBA, shkruan në “Project Syndicate” një opinion për një problem disk delikat që është shtruar së fundmi. Singer tregon një përvojë me studentë të vetët të cilët lanë mësimin për t’iu bashkuar një proteste të Black Justice League si pasojnë e vrasjes së Michael Brown në Ferguson në gusht 2014.
Shqipëria merr vetëm një projekt nga plani 5 vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës në Ballkan
Në datën 3 të këtij muaji u zhvillua në Tiranë aktiviteti më i rëndësishëm politik dhe ekonomik për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, mbledhja vjetore e Ministrave të Transportit dhe e SEETO (Observatorit të Transportit të Europës Juglindore). Në këtë mbledhje u paraqit “Planit 5 Vjeçar 2016-2020 i Zhvillimit të Transportit të Ballkanin Perëndimor”. Përmes një letre, Geri Selenica, Drejtor i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike i është drejtuar Kryeministrit Edi Rama, ku trajton mbetjen pas të vendit tonë.
Shpjegon Selenica:
I urryer
Me protestën e Partisë Demokratike më 8 dhjetor është marrë sot edhe Fatos Lubonja, që e sheh atë si reagim ndaj dhunës shtetërore në zbatim të disa politikave të caktuara.
Projektligj për regjistrimin e emigrantëve
Qeveria ka prezantuar sot projektligjin e ri për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, Ministri I Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka sqaruar përfitimet e dyanshme që rrjedhin nga regjistrimi, i cili do “të përputhë Shqipërinë në letër me atë reale”. Një shifër e dhënë prej tij flet qartë: janë të regjistruar 4.4 milionë shtetas, por nuk dihet sa realisht jetojnë brenda vendit.
Të punësuarit, 18 mijë më shumë se vjet, por 27 mijë më pak se parvjet
INSTAT –i ka publikuar përmbledhjen më të fundit të treguesve të tregut të punës, vlerësuar sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës (http://www.instat.gov.al/al/themes/tregu-i-pun%C3%ABs.aspx?tab=tabs-5 ).
Nga kjo përmbledhje rezulton se numri i të punësuarve 15 vjeç e lart ishte 1 milion e 90 mijë në tremujorin e tretë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të para një viti, prëmbledhja tregon se sivjet ka patur 18 mijë të punësuar më shumë, por 27 mijë më pak se në të njëjtin tremujor parvjet.
Fino: Veliaj nuk mund të jetë kryetar i PS
Gjatë diskutimit nen për nen të projektligjit për vetëqeverisjen vendore, deputeti socialist Bashkim Fino ka propozuar që të marrë fund katapultimi i kryebashkiakëve në krye të partive politike parlamentare.
Sipas Finos, partitë politike duhen konsideruar si pasuri publike, ndaj edhe kryebashkiakët duhet të respektojnë votëbesimin e qytetarëve. Propozimin e tij Fino e konkretizoi me shembullin e Tiranës, ku theksoi se nëse kryebashkiaku Erion Veliaj do të kërkojë të jetë në krye të Partisë Socialiste, atëherë në kryeqytet duhet të zhvillohen sërish zgjedhje vendore.
Protesta na vlen më shumë se gjykimi mbi PD-në
Prej më shumë se dy ditësh përfaqësues të mazhorancës përpiqen t’i japin një karakter destruktiv protestës së Partisë Demokratike në 8 dhjetor, nisur nga ngjarjet me bunkerin pranë Ministrisë së Brendshme.
Renzi: Shqipëria e Serbia sa më shpejt në BE
Italia kërkon anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë dhe Serbisë në Bashkimin Europian. Kryeministri italian, Mateo Renzi foli në Forumin për Mesdheun “Med 2015” që u zhvillua në Romë. Sipas tij, Europa gjatë këtyre viteve me qëllimin për tu zgjeruar në Lindje, humbi vemendjen ndaj Mesdheut. “Ekziston një temë e madhe që nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por që arrin në Kosovë dhe Bosnjë dhe shumë shpesh është nënvlerësuar në debatin politik europian.