Lajme

Edhe Albanologjia në dorë të buxhetit

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 22:51

Qendra e Studimeve Albanologjike me vështirësi do të mbajë këtë fundvit “Ditët e Albanologjisë”. Arseyeja është buxheti i pamjaftueshëm për të organizuar një konferencë tre ditore, e megjithatë sa për të thënë aktiviteti do të mbahet. Drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi  thotë për Gazeta Shqiptare se përpjekjet për të mbajtur gjallë kërkimin shkencor janë në kufijtë e mbijetetsës. “Buxheti është krejtësisht i pamjaftueshëm për të realizuar në parametrat e duhur misionin tonë dhe për ta ngritur institucionin në lartësinë e ambicieve tona shkencore.

Të shtysh reformën në drejtësi

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 21:20

Janari në mos dramatik apo qesharak, do jetë patjetër i trazuar nga hyrja në fuqi e ligjit të dekriminalizimit dhe nisja e miratimit të reformës në drejtësi pas rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias. Kryeministri tha se “në Janar kur të mblidhet parlamenti do të jetë momenti i të vërtetës për shpifjet e SHQUP-it” lidhur me deputetët e inkriminuar të Partisë Socialiste.

Shqipëria mes 25 vendeve më problematike në botë për nivelin e kredive të këqija

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 18:29

Niveli i lartë i kredive te këqija e rendit vendin tonë mes 25 shteteve më problematike në botë .  Sipas një studimi të bërë nga  Banka Euripiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nga 25 shtetet problematike në botë për  kthimin e huave në banka , 16 prej tyre janë  nga Europa dhe rajoni i Ballkanit.

Gjermania i jep dorën Assadit

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 17:40

Ajo që shtetarët perëndimorë thanë para dy vitesh për presidentin sirian Bashar Al Assad është hedhur pas krahëve. Assad tani është e keqja më e vogël në një vend dhe një rajon ku po luhen interesa të mëdha dhe ku siguria ndërkombëtare po vihet në provë. Gazeta gjermane “Bild” citon burime të vetat sipas të cilave shërbimi sekret gjerman, BND, ka ndërmend të vendosë një mision të vetin në Damask, më synim luftën ndaj Shtetit Islamik. I njëjti burim shton se politika gjermane po lëviz në këtë drejtim, madje duke parashikuar edhe një rihapje të ambasadës në Siri në fillim të vitit 2016.

E quajnë politikë europiane. Liberalizohen vizat për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Për Kosovën jo

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 16:43

Politika e Bashkimit Europian ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave i afrohet kufijve të absurdit. Komisioni Europian njeh zhvillimet poziive, adopton raport pozitiv për shtetin në fjalë, por për vizat thotë se do të presë që Kosova “të plotësojë edhe 8 kriteret e fundit”. Ndërkohë Komisioni ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Ukraninë dhe Gjeorgjinë, që janë larg plotësimit të kritereve dhe përfshihen në axhendën politike të BE-së vetëm për shkak të tensioneve me Rusinë. “Sapo Kosova të plotësojë 8 kriteret e fundit, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e saj.

Becchetti i drejtohet Arbitrazhit. Kërkon 400 milionë euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 16:34

Shqipëria do të paraqitet edhe njëherë tjetër në Arbitrazh. Kësaj radhe si pasojë e padisë së Francesco Becchettit, ish-pronar i “Agon Channel”. “ABCNEWS” raporton se avokatët e italianit “kanë paditur Shqipërinë në tre procese të ndryshme në Arbitrazh me seli në Vjenë dhe Paris, duke kërkuar nga shteti shqiptar të paguajë në formën e dëmshpërblimit shumën prej 400 mln eurove”. Janë tre procese: i pari ka të bëjë me prishjen e marrëveshjes me qeverinë shqiptare në vitin 2003 që ka të bëjë me importin e plehrave nga Italia në Shqipëri.

Polemikë/Bojkotimi i takimit letrar "Esad Mekuli" nga mediat në Kosovë

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 13:57

O poet, na fal! O gazetar, na fal! Na fal o burrë i dheut!

Dekriminalizohet Parlamenti , kriminalizohet Partia Socialiste. PD: “Persona me precedentë kriminalë kanë në dorë disa degë të PS-në”

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 13:22

Në momentin që është miratuar ligji për dekriminalizimin dhe pritet pastrimi në disa mandate, kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaron se kryetari i PS-së, kryeministri Edi Rama, po e transferon problemin drejt degëve të partisë së tij. “Persona të dënuar me preçedentë të tmerrshëm kriminalë, diktojnë ose kanë marrë në dorë Partinë Socialiste në Lezhë, Shkodër, Malësi të Madhe, Krujë, Fushë- Krujë, Kurbin, Has, Fushë Arrëz, Pukë e Mirditë, Kavajë, Lushnjë, Divjakë, Tepelenë e Këlcyrë dhe me gjasë Edi Rama ka ndërmend ta shtrijë në të gjithë vendin.

Reagon Shyqyri Çoku: "Nuk kam torturuar dhe nuk kam qenë fare pjesë e Sigurimit"

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 11:11

87-vjeçari Shyqyri Çoku, emri i të cilit është përmendur dendur lidhur me dekorimin për 70-vjetorin e Çlirimit ka folur sot për gazetën "Shekulli". Ai deklaron se nuk ka qenë pjesë e Sigurimit, se nuk e ka torturuar At Zef Pllumin dhe se nuk e njeh Sami Repishtin. Ndërkohë, edhe kryeministri, në fjalën e tij në Kuvend, e ka cilësuar Çokun si torturues të të dyve.

Socialistët “dekorojnë” edhe Berishën. S.Pëllumbi: “I paarritshëm në rolin e trollit në komunikimin politik”

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 10:42

Vitet ikin dhe ata që bëjnë të majtin në Shqipëri nuk po i bëjnë dot derman Sali Berishës. Dy gjëra janë të sigurta në këtë vend: statuset në Facebook dhe denoncimet e ish-kryeministrit si dhe kundërsulmi i kundërshtarëve të tij, shumë prej të cilëve e urrejnë, që e cilësojë kriminel, të korruptuar etj.. Kjo nuk e ka skualifikuar Berishën nga debati politik, madje mund të thuhet se ky polarizim verbal i intereson.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme