Lajme

Banka e Shqipërisë “gol” qytetarëve: Vjedhjen e 713 milionë lekëve e fiskalizon si humbje në bilanc

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 15:55

Banka e Shqipërisë ka vendosur që t’i vëjë kapak vjedhjes së 713 milionë lekëve në arkën e saj, nga punonjës të saj, duke e faturuar rikuperimin e shumës te qytetarët shqiptarë. “Top-Channel” raporton se BSH-ja ka deklaruar vjedhjen si humbje në bilanc, një ndryshim fakti ky për para që janë të vjedhura dhe duhet t’i ngarkohen fajtorëve. Lidhur me këtë ka reaguar Kontrolli i Lartë i Shtetit që “në raportin e fundit të auditimit thotë se kjo është e parregullt dhe përbën një shkelje të pastër të displinës financiare”.

Akuzat për projektin e Gjirokastrës, Greca: “Besnik Aliaj përfitues projektesh. Flet se ka axhendë tjetër”

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 14:15

Një ditë më parë Besnik Aliaj akuzoi në rrjetin social Facebook, procesin e paravendosur për fituesin e projektit të Gjirokastrës. Shkruante Aliaj: “Hapet konkursi i qeverise dhe del nje vajze e "sinqerte" qe pasi hap konkursin, thote rregullat e lojes me seriozitet maksimal por ne fund ben nje "gafe" frojdiane e shkreta ... duke thene ne publik me plot goje dhe me bindje: E hapim konkursin me prezantimin e studios fituese Atelier 4".

Deklaratë miqësie Shqipëri-Izrael

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 13:39

Shqipëria dhe Izraeli duket se kanë hapur një faqe të re në narrëdhëniet mes tyre. Zyra e kryeministrit Rama njoftoi se takimi me kreuministrin Netanjahu në Izrael konkludoi me nënshkrimin e Deklaratës së Miqësisë mes dy vendeve. Sipas njoftimit për mbi dy orë u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fusha të interesit reciprok, me theks në energji dhe në sektorin e ujit. Në fokus ishte edhe rritja e ndërveprimit në çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj ekstremizmit të dhunshëm, në mbrojtje të vlerave dhe popujt tanë nga ky kërcënim.

Dixhitalizohet revista letrare “Leka"

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 13:25

Vetëm pak kohë më parë, Biblioteka Kombëtare dixhitalizoi koleksionin e plotë të revistës “Leka”. Revista “Leka” u bashkohet titujve të tjerë të dixhituar më herët nga Biblioteka Kombëtare, si “Albania”, (1896 – 1913); “Dituria” (1909 – 1929) dhe “Hylli i Dritës” (1921 – 1944), si pjesë e fondit e-Albanica, që përfaqëson Bibliotekën Dixhitale Albanologjike të BKSH-së. Në e-Albanica janë përfshirë vepra të rralla të Bibliotekës Kombëtare, dorëshkrime, harta dhe periodikë të shekujve XV-XIX në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera.

Revolta e Gretës për varfërinë. Duhen përpjekje serioze që të besohet se kjo është protestë(video)

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 13:22

Ligji antimafia, hetim edhe korrupsionit pasiv

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 11:07

Në kuadrin e projektit “Pameca IV”, të financuar nga Bashkimi Europian për reformimin e policisë dhe konsolidimin e Kapaciteteve për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, propozohen së fundmi disa ndryshime në ligjin “Antimafia” që synojnë hetimin edhe të korrupsionit pasiv. Gazeta Shqiptare raporton se ndryshimi i propozuar është pikërisht shtesa, për të hetuar jo vetëm korrupsionin aktiv, por edhe atë pasiv. Në këtë pikë, në qëndrimin e vet “Euralius” thotë se çdo vepër korrupsioni, aktive dhe pasive, janë anë të së njëjtës monedhë.

Jashtë futbollit për 8 vjet Blatter dhe Platini, pezullim që shënon fundin e karrierës

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 10:43

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe shefi i UEFA-s Michel Platini janë pezulluar për 8 vite nga të gjitha aktivitetet futbollistike. Vendimi i pezullimit nga Komisioni i Etikës së FIFA-s hyn në fuqi menjëherë.
Për 79-vjeçarin Blatter, ky dënim shumë i gjatë praktikisht i jep fund karrierës së tij si administrator futbolli. Blatter është president i FIFA-s që nga viti 1998.

Dënimi i Hysen Shoshorit dhe ndikimi i Sali Berishës sipas Kastriot Dervishit (faksimilie)

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 10:32

Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, duke iu referuar dokumenteve autentike, zbardh në faqen e tij në FB historinë e dënimit të Hysen Shoshorit, rrethanat si u prangos, duke hedhur trakte antikomuniste në Tiranë, emrat e dëshmitarëve që e kryqëzuan, vendin e dënimit të të ndjerit e deri te zyrtarët që rënduan pozitën e tij. Dervishi thotë se emri i Sali Berishës nuk ka lidhje me këtë proces. Spas ish-drejtorit të Arkivës për Hysen Shoshorin në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme është dosja hetimore – gjyqësore nr.10.666.

Pronat, Vrima e zezë që po i përthith të gjithë

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 09:34

Ligji i ri për Trajtimin e Pronës, në themel të të cilit kompensimi vlerësohet me çmimin e shpronësimit të vitit 1944 plus një indeksim të vlerës në vite, pritet të çlirojë buxhetin e shtetit nga fatura e lartë, por nga ana tjetër ul me shume se 7 herë vlerën e kompensimit për ish-pronarët. Avokatura e Shtetit jep alarmin se kostoja në buxhet e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut për vendimet në proces arriti në 600 mln euro.

"Atelier 4", fituesi pa dashje i punëve projektuese të qeverisë

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 01:11

Urbanisti Besnik Aliaj ka ndarë me publikun një eksperiencë nga konkursi për bypass-in e Gjirokastres. Ai sjell në vëmendje një episod qe sipas tij ka nxjerrë zbuluar qeverinë dhe ka vërtetuar zërat për tendera me fitutes të paracaktuar dhe preferuar për punët publike. "Hapet konkursi i qeverise dhe del nje vajze e "sinqerte" qe pasi hap konkursin, thote rregullat e lojes me seriozitet maksimal por ne fund ben nje "gafe" frojdiane e shkreta ... duke thene ne publik me plot goje dhe me bindje: E hapim konkursin me prezantimin e studios fituese Atelier 4".

Pages

Subscribe to RSS - Lajme