Lajme

Front i ri lufte i ushtrisë amerikane në Ballkan ose Lindjen e Mesme

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 09:07

Ndërhyrja ushtarake e radhës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka të ngjarë të ndodhë në Lindjen e Mesme apo në Ballkan sipas  një analize të revistës amerikane “The National Interest”.Autori i raportit, Daniel Sukman ka krijuar një hartë ku tregohen operacionet ushtarake amerikane të 35 viteve të fundit, ndërsa piketon edhe zonat e mundshme të konfliktit në një të ardhme të afërt.

Reagim për mosvlerësimin e Bik Ndojës, Frederik Ndoci: “Nëpërkëmbja e tij, vazhdë e genocidit ndaj të krishterëve”

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 00:38

Para disa ditëve  u mor vesh lajmi i trishtuar i vdekjes së këngëtarit të njohur shkodran Bik(Ludovik) Nodja. Pati disa reagime, por këngëtari i njohur Frederik Ndoci, shkruan në profilin e vet në Facebook, se Ndoja u la në harresë për shkak të përkatësisë fetare. Ndoci përfaqëson vetëm veten e vet natyrisht, por kjo qasje po bëhet përherë e më prezente në Shqipëri, ndaj edhe po e përcjellim: “Lamtumire Artisti ma i Madh i Jares Shkodrane. BIK NDOJA…Shkodra Gjakova Ulqini Struga, ndoshta edhe shume shqiptari perlotohen...Sa Kryeministra kaloi ky Kollos, e sa aspak u vleresu?

Banka e Shqipërisë gati të injektojë para në treg për të çliruar kreditë

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 23:12

Në 2016-ën, Banka e Shqipërisë do të injektojë në treg para si formë për të financuar sipërmarrjet private dhe për të ulur interesat e larta të kredive në euro. Ky model u zbatua një vit më parë nga Banka Qendrore Europiane, e cila dha 1.1 trilionë euro.

Sipas Vizion Plus akoma nuk është vendosur se sa para do të hidhen në treg për t’i blerë bonot e bankave, megjithatë të njëjtat burime thonë se përveç këtij mekanizmi do të shihen dhe mënyra të tjera se si bizneset do të jenë të interesuara të marrin paratë.

Marrëdhëniet e mosbesimit shqiptaro-greke

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 23:04

Është e qartë se marrëdhëniet e çdo vendi me fqinjët ndikohen drejtpërdrejt nga interesat e tij jetike, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë. Në rastin e vendit tonë, marrëdhëniet me vendet fqinje garantojnë ose kërcënojnë interesat tona jetike në rajon, duke krijuar  premisat ose për një domino zhvillimesh të papëlqyeshme, ose për përcaktimin si një faktor sigurie duke shfrytëzuar përparësitë tona gjeopolitike.

Kryeqytetet europiane në alarm për sulme terroriste gjatë festave

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 22:06

Europa dhe veçanërisht Viena gjendet në situatë alarmi pas informacioneve për sulme të ngjashme me ato të Parisit në periudhën mes Krishtlindjeve dhe Natës së Vitit të Ri.Pas informacioneve për akte terroriste kryeqyteti austriak ëshhtë thuajse në shtetrrethim me forca të shumta policie që patrullojnë si në qendër ashtu dhe në periferi të Vienës.

"Do lëpijë atë që ka thënë për Berishën”. Kushtëzimi opozitar për reformën në Drejtësi trishton ndonjë zë afër qeverisë

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 21:31

Andrea Stefani shkruan sot në gazetën “Dita” për reformën në Drejtësi. Pai përgënzon dhe vlerëson rolin e ambasadorit Donald Lu në shtyrjen e procesit drejt miratimit të draftit, Stefani shprehet shumë dyshues për faktin sesi mund të quhet reformë një akt që ka daokrdësinë dhe kushtëzimin e Sali Berishës. Një argument ky që në politikë injorohet sa kohë aty veprojnë parimet forcës. Thotë Stefani: “Rama dhe “Rilindja” duhet të lëpijnë të gjitha ato që kanë thënë kundër autokratit të korruptuar të tranzicionit shqiptar.

Ballkan/Një telefon Tsiprasit nga Dijsselbloem dhe Varoufakis fluturoi nga detyra

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 17:51

Gazeta greke “To Vima” shkruan se shkarkimi i ish-ministrit të Financave, Yanis Varoufakis, në pranverën e vitit 2015, ishte kërkesë e kreut të EuroGrupit, Jeroen Dijsselbloem. Ka qenë ky i fundit që ka zbardhur këtë fakt gjatë një interviste për një televizion holandez, duke theksuar se “mjaftonte prezenca e Varoufakis për të minuar negociatata mes të dyja palëve”.

Botanika e papërfunduar e Gjergj Qiriazit

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 16:46

Pothuaj gjithë rilindësit tanë kanë bërë libra për shkollën. Hapin e parë secili e hidhte me alfabetin dhe me atë përgatiste abetaren fillestare, domethënë hapte derën e shkollës. Rilindësit synonin zgjimin e popullit, porse zgjimin në gjuhën shqipe, me shkollën shqipe, me vetëdijen shqiptare, që nga N. Veqilharxhi më 1844, te K. Kristoforidhi, i cili njëherësh me përkthimet e para botoi abetaren në variantet për të dy dialektet (1866-1867), te D.

Akuzat e PD-së/Fatura e Erjon Veliajt për Tiranën: Parku “Rinia” me konçesion, leje në kodrat e Liqenit dhe 50 milionë dollarë shtesë në taksa

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 16:03

Partia Demokratike akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, se ka ndërmend që të miratojë 9 vendime të rëndësishme në vetëm një mbledhje, e cila është parashikuar të mbahet në datën 30 dhjetor. Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak, Fabian Topollaj, ka sqaruar atë që sipas PD-së pritet të ndodhë, duke komentuar se Veliaj po përpqiet të fshehë vjedhjet.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme