Bota

Dorëhiqet komisioneri i Francës: Pazar politik i Von Der Leyen  

Postuar në 16 Shtator, 2024 14:43

Thierry Breton, Komisioneri i Tregut të Brendshëm, i ngarkuar edhe me çështjet e teknologjisë dhe mbrojtjen, njoftoi krejt papritur dorëheqjen nga detyra.

Përgjatë pesë viteve të fundit, Breton ka qenë Komisioner në kolegjin e Presidentes Ursula von der Leyen dhe kohët e fundit u riemërua si Komisioner nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Jo armë me rreze të gjatë Ukrainës, edhe nëse vende të tjera e bëjnë këtë

Postuar në 15 Shtator, 2024 13:47

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përjashtuar mundësinë që Gjermania të furnizojë me armë rreze të gjatë Ukrainën për t’i përdorur ato për goditje në territorin rus. Ai e ka përsëritur qëndrimin e vet në një takim në Prenzlau duke afirmuar se:

Nuk do të furnizojmë me këto armë sepse unë e quaj një problem. Edhe nëse vende të tjera e bëjnë këtë

Irani lëshon në hapësirë satelitin Chamran-1

Postuar në 14 Shtator, 2024 16:31

Irani lëshoi sot në orbitë një satelit të ri kërkimor. Lajmin e bëri publik televizioni shtetëror.

"Sateliti kërkimor Chamran-1 u lëshua me sukses dhe u hodh në orbitë nga transportuesi Ghaem-100", u tha në njoftim.

“Çdo durimi i vjen fundi”

Postuar në 14 Shtator, 2024 15:15

Rusia e ka përjashtuar përdorimin e armëve bërthamore në përgjigje të sulmeve të armikut, por shefi i i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, thotë se edhe durimit mund t’i vijë fundi.

Duke e cilësuar nisjen e një konflikti bërthamor "një vendim me pasoja të pakthyeshme", Medvedev thotë se për këtë arsye, Rusia nuk ka marrë asnjë vendim deri tani.

Putin: Raketat me rreze të gjatë, vija e kuqe në konfliktin Rusi-Ukrainë

Postuar në 13 Shtator, 2024 21:55

Presidenti Putin i dërgoi një paralajmërim të qartë Perëndimit lidhur me përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Përdorimi i këtyre të fundit nga Ukraina, e cila nuk e ka një teknologji të tillë ushtarake, do të konsiderohet nga Rusia si "pjesëmarrje e drejtpërdrejtë" e vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë.

Jermi i sigurisë në Kosovë, pasojë e politikës së Perëndimit

Postuar në 13 Shtator, 2024 14:47

Dy ditë pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për 45 persona të përfshirë në sulmin e Banjskës më 24 shtator 2023, në Veri janë shfaqur banera dhe pamflete që bëjnë thirrje për dhunë dhe provokime. Mediat në Kosovës shkruajnë se policia ka nisur hetimet, ndërkohë që nga Beogradi, kryeministri Milosh Vuçeviç ka deklaruar se Serbia do të marrë masa për paqen dhe sigurinë e serbëve në Kosovë.

Gjermania kthen kontrollet në kufi. Mitsotakis: Po i lihet topi vendeve kufitare

Postuar në 12 Shtator, 2024 14:05

Vendimi i Berlinit për të rikthyer kontrollin kufitar u pa si një lëvizje e kancelarit Olaf Scholz për të minimizuar terrenin e fituar nga e djathta ekstreme në prag të zgjedhjeve të reja. Megjithatë rikthimi i kontrolleve në kushtet kur lëvizja zyrarisht është pa viza, përbën një problem. Kryeministri grek, Mitsotakis, ka dërguar me këtë rast një mesazh për palën gjermane, përmes të cilit ka vënë në dukje gabimin që përfaqëson një akt i tillë.

Lufta kundër terrorit që e ktheu botën më të pasigurtë se kurrë

Postuar në 11 Shtator, 2024 15:07

Sulmi ndodhi në tokë amerikane, por ishte një sulm në zemër të botës së qytetëruar. Dhe bota është bërë bashkë për të luftuar një luftë të re dhe të ndryshme, të parën dhe ne shpresojmë të vetmen në shekullin e 21-të. Një luftë kundër të gjithë atyre që kërkojnë të eksportojnë terrorin dhe një luftë kundër atyre qeverive që mbështesin apo strehojnë terroristë

Sjellje përherë e më e dhunshme nga të rinjtë imigrantë joeuropianë

Postuar në 10 Shtator, 2024 18:54

Kryebashkiaku i Antverpit në Belgjikë, Bart De Wever, potencialisht kryeministër i Belgjikës, ka folur së fundmi për një “sjellje përherë e më huligane” nga të rinjtë imigrantë joeuropianë. I cilësuar si një “separatist flamand”, De Wever ka reaguar ashpër ndaj një sulmi ndaj një ambulance në qytet për të bërë xhiro.

Kryeministri armen njofton marrëveshjen e paqes me Azerbajxhanin dhe gatishmërinë për firmosje

Postuar në 10 Shtator, 2024 18:05

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një marrëveshje paqeje me 13 pika për të cilat Jerevani zyrtar ka kërkuar të firmosë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri armen, Nikol Pashinyan gjatë forumit "Dialogu i Jerevanit 2024". 

13 nene dhe dhe parathënia e draft marrëveshjes janë dakordësuar tërësisht, 3 nene janë dakordësuar pjesërisht, ato konsistojnë në dy fjali literalisht. Ne propozojmë të firmosim nenet e dakordësuar sa më shpejt

ka thënë ai.

Pages

Subscribe to RSS - Bota