Bota
Polonia: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO ndërkohë që konflikti me Rusinë vazhdon
Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar në një intervistë për “The Washington Times” se Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO ndërkohë që vijon konflikti me Rusinë.
Duda ka theksuar megjithatë se Polonia është e angazhuar dhe interesuar që të shkojë më tej se çdo vend tjetër i Aleancës në nxitjen dhe formalizimin e procesit të anëtarësimit të plotë të Ukrainës.
Një miratim në parim për anëtarësimin në NATO të Ukrainës ka dhënë edhe SHBA, por pa kaluar në përcaktim afatesh që do të implikonin më tej marrëdhëniet me Rusinë.
Le Pen vihet nën hetim për fushatën presidenciale të vitit 2022
Prokurorët francezë në Paris kanë hapur së fundmi një hetim për financimin e fushatës presidenciale të Marine Le Pen në vitin 2022, kur ajo mori 41% të votave përballë Emmanuel Macron.
BE-ja ndalon negociatat e anëtarësimit me Gjeorgjinë
Bashkimi Europian ka ndaluar bisedimet e pranimit me Gjeorgjinë për shkak të ligjit kontrovers për ndikimet e huaja.
Për fat të keq procesi i pranimit të Gjeorgjisë në bllokun europian është ndalur për momentin. Kjo u vendos nga liderët europianë gjatë mbledhje së fundit të Këshillit
citohet të jetë shprehur ambasadori i BE-së në Tbilisi, Pawel Herczynski.
NATO nuk duhet të bëhet pjesë e konfliktit në Ukrainë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar pak përpara samitit të NATO-s, se aleanca nuk duhet të bëhet pjesë e konfliktit të Ukrainë.
Ne kemi një qëndrim parimor mbi konfliktin në Ukrainë. Ne mbështesim integritetin e saj territorial dhe e konsiderojmë të paprapnueshme që NATO të bëhet një ndër palët e luftës në Ukrainë
është shprehur ai.
Po kështu Erdogan ka vënë në dukje se ai synon që të vendosë në agjendën e samitit edhe “masakrat e vazhdueshme të Izraelit kundër palestinezëve”.
Macron refuzon dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Gabriel Attal duke i kërkuar atij të rrijë në detyrë përkohësisht për të ruajtur stabilitetin.
Franca del nga orbita afrikane, krijohet Konfedrata e Sahelit
Aleanca e të majtëve i ndal vrullin ekstremit të djathtë në Francë
Ndryshe nga ajo që pritej, francezët nuk i dhanë shumicën ekstremit të djathtë. Megjithatë, këtë privilegj nuk e kanë më as centristët e presidentit Macron.
Exit pollet por edhe rezultatet e para flasin për një fitore të ngushtë të aleancës së partive të majta, të grupuara nën siglën e Frontit të Ri Popullor, i drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon.
Edhe Gjermania tërhiqet nga Nigeri
Ushtria gjermane do të mbyllë misionin në bazën e saj ajrore në Niger. Tërheqja do të përfundojë më 31 gusht pas prishjes së bisedimeve me juntën në pushtet të vendit Sahel, bëri të ditur Ministria gjermane e Mbrojtjes.
“Të gjithë ushtarët e Bundeswehr-it të vendosur në bazë do të tërhiqen deri më 31 gusht dhe bashkëpunimi ushtarak gjerman me Nigerin do t'i jepet fund”, saktësohet në deklaratën zyrtare.
Patriotët për Europën/ Grupimi i Orban kalon pragun e PE-së
Grupimi i ri politik i kryeministrit hungarez në PE ka siguruar numrin e nevojshëm të eurodeputetëve vetëm pak ditë pasi u njoftua nisma për formimin e tij. Në përpjekje për të rritur peshën e së nacionalistëve të djathtë, Viktor Orban njoftoi në fund të qershorit synimin e tij për një grup të ri parlamentar të BE-së, i quajtur “Patriotët për Europën”, duke u zotuar për "një epokë të re" që "do të ndryshojë politikën evropiane".
Një krizë e re mbi një plagë të vjetër në Ballkan
Në rajon po konsumohet një tjetër krizë politike mes fqinjësh. Kësaj radhe mes Malit të Zi dhe Kroacisë. Miratimi nga paralenti malazez i një rezolute mbi viktimat e Jasenovacit, ka provokuar reagime nga Zagrebi zyrtar.
