Bota

FBI: Atentatori i Trump veproi i vetëm

Postuar në 29 Gusht, 2024 13:16

Më shumë se një muaj pas tentativës për të vrarë ish-presidentin Donald Trump, FBI ka një konkluzion për atentatorin. Thomas Crooks, i cili qëlloi në drejtim të kandidatit republikan gjatë një takimi elektoral në Pensilvani, ka vepruar i vetëm.

Lordi Owen: Serbia duhet të jetë pjesë e ndryshimeve të Marrëveshjes së Dejtonit

Postuar në 28 Gusht, 2024 17:51

Ish-negociatori i njohur David Owen, referuar zakonisht si Lordi Owen ka deklaruar në një intervistë për median serbe, “N1” se çdo rishikim i Marrëveshjes së Dejtonit, firmosur më 1995 e që i dha fund luftës së Bosnjes, duhet të marrë parasysh qëndrimin e Serbisë.

Takim me dyer të mbyllura me shkencëtarët serbë. Vuçiç: "Pa mendimin tuaj, nuk e vazhdoj Jadarin"

Postuar në 28 Gusht, 2024 17:43

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ndodhet në një pozitë të vëzhtirë dhe me të vërtetë gati qesharake për çështjen e litiumit në Jadar. Ai ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me komunitetin shkencor serb për këtë çështje gjatë të cilit ka deklaruar se:

Nuk do të marr vendime që nuk konsiderojnë mendimin e shkencëtarëve

E teksa takimi sipas mediave opozitare serbe është mbajtur me dyer të mbyllura, Vuçiç ka bërë thirrje që shkencëtarët të jenë transparentë!!!

Britania kërkon një marrëdhënie të re me Europën

Postuar në 28 Gusht, 2024 17:33

Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer ka mbërritur për një vizitë në Gjermani ku është takuar me homolgun Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier. Në media vizita është përcjellë si një përpjekje e Londrës për të rivendosur partneritetin me Europën, që u dëmtua pas daljes së vendit nga Unioni me referendumin e BREXIT.

Koha e vizitës mund të jetë simbolike pas paraardhësi i tij konservator, Rishi Sunak priti 18 muaj përpara sesa të vizitonte Berlinin

shkruan agjencia gjermane “Deutsche Welle”.

Izraeli i kthehet Bregut Perëndimor: Irani po kontrabandon armë të sofistikuara

Postuar në 28 Gusht, 2024 14:13

Pasi shkatërroi Gazën në një shkallë të paprecedentë, deri në kufijtë e një genocidi, Izralei është kthyer drejt Bregut Perëndimor.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka bërë thirrje që civilët palestinezë të evakuohen përkohësisht për shkak të operacioneve antiterror që po ndërmerr TelAvivi, sipas të cilit Irani është duke kontrabanduar armë të sofistikuara përmes lumit Jordan. 

Kam përpiluar lista të të padëshirueshmëve për Serbinë. Kanë mbetur shumë plehra jashtë

Postuar në 27 Gusht, 2024 15:11

Zëvendës Kryeministri I Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaron se në cilësinë e ministrit të Brendshëm dhe shefit të shërbimit sekret, ai ka përpiluar dhe mbikëqyrur lista të njerëzve të padëshiruar për Serbinë.

E kam bërë këtë në përputhje me ligjin dhe ndërgjegjen time. Do të doja të isha më rigoroz në përpjekjet e mia për shkak se shoh sesa shumë plehra janë lënë padrejtësisht jashtë. Aleksander Vuçiç nuk është pyetur për këtë listë dhe as duhej të pyetej

citohet ai.

Letoni, drejt shërbimit të detyrueshëm ushtarak edhe për femrat

Postuar në 27 Gusht, 2024 14:58

Ministri i Mbrojtjes së Letonisë mendon se që nga viti 2028, në vend duhet të bëhet i detyrueshëm edhe mobilizimi ushtarak i femrave.

Drejt një mbojtjeje kombëtare përfshirëse, unë mbështes rekrutimin e detyrueshëm femrave në shërbimin e mbrojtjes kombëtare. 2028 do të ishte optimale si kohë për ta nisur

citohet Andris Spruds të jetë shprehur në rrjetin “X”.

290 milionë € gjobë Uber. Transferoi të dhënat e shoferëve në SHBA

Postuar në 26 Gusht, 2024 13:25

Entet rregullatore të Francës dhe Hollandës kanë njoftuar gjobitjen me 290 milionë euro të kompanisë “Uber” për shkak të shkeljes së privatësisë së drejtuesve. Sipas rregullatorëve, "Uber" nuk arrit të mbronte siç duhet “informacionin sensitiv” dhe dërgoi të dhënat në servera në SHBA. Të dhënat përfshijnë hollësi të llogarive, liçenca taksish, të dhëna vendndodhjeje, foto, hollësi pagesah, dokumente identiteti dhe në disa raste edhe të dhëna kriminalistike dhe mjekësore të shoferëve.

"SHBA po planifikojnë ndryshim me forcë të pushtetit në Gjeorgji"

Postuar në 26 Gusht, 2024 12:48

Shërbimi rus i zbulimit të jashtëm, SVR, deklaron se SHBA po përgatit një revolucion në Gjeorgji për të parandaluar fitoren e zgjedhjeve nga Ëndrra Gjoergjiane – Gjeorgjia Demokratike në muajin tetor.

Në maidanin e Tbilisit ata planifikojnë të publikojnë “evidenca të fallsifikimeve” në zgjedhje, do të njoftojnë mosnjohjen e zgjedhjeve dhe do të kërkojnë ndryshimin e pushtetit. Agjencitë ligjzbatuese do të provokohen të shtypin me forcë protestën

citon agjencia “TASS”, shërbimin rus.

Robert Kagan: Frika nga Liria po sjell Trump dhe fashizmin në Amerikë

Postuar në 25 Gusht, 2024 18:47

Trump ka nisur të alarmojë botën sërish. Ose më saktë një pjesë të elitës së saj perëndimore. Ndonëse u provua njëherë si president i SHBA, ndonëse u gjykua për 6 janarin, Donald Trump cilësohet si njeriu që kërcënon demokracinë siç e njohim. Në një shkrim të gjatë, revista gjermane “Spiegel” e vendos Trump në një rrafsh dukurie politike me Marie Le Pen, presidentin argjentinas Javier Milei, kryeministrin Indian, Narendra Modi apo kreun e AFD, të gjithë nën okelion kryesore: foton e Adolf Hitlerit.

Pages

Subscribe to RSS - Bota