Bota
Biden duhet të dalë nga gara!
Joe Biden duket se ka humbur pa hyrë në garë. Debati i tij me Donald Trump të enjten, konfirmoi atë që dihej: presidenti amerikan nuk është më në gjendje të ndalë furtunën republikane. E ca më keq: Trumpizmin.
Hungaria i kërkon Ukrainës të njohë Zakarpattian si “tradicionalisht hungareze”
Hungaria i ka kërkuar Ukrainës të njohë si “tradicionalisht hungareze” të gjitha vendbanimet në Zakarpattia. Kërkesa është vetëm një nga 10 të tilla drejtuar Kievit në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare. Zakarpattia Oblast ndodhet në pjesën perëndimore të Ukrainës dhe sipas regjistrimit të vitit 2001 dhe viteve të mëparshme, përqindja e hungarezëve atje ishte mbi 10%.
Autoritetet serbe ndalojnë zhvillimin e festivalit "Mirëdita - Dobar Dan"
Policia serbe ka ndaluar sot zhvillimin e festivalit "Mirëdita – Dobar Dan" për arsye sigurie. Festivali është një aktivitet I përvitshëm që bën bashkë aktivistë dhe njerëz të kulturës nga Serbia dhe Kosova, me synim inaugurimin e një dialogu mes të dyja vendeve dhe kulturave.
Kritika të hapura për "liderin që erdhi nga Perëndimi"
87 anëtarë të SYRIZA-s, përfshirë deputetë kanë nisur një letër të përbashkët për kryetarin e partisë, Kasselakis, përmes së cilës bëjnë thirrje për një front të përbashkët të së majtës përballa Demokracisë së Re të Mitsotakis. Në letrën e tyre ata akuzojnë ndër të tjera, Kasselakis, për taktika përçarëse, refuzime, sulme ndaj anëtarëve të partisë për shprehjen e opinioneve. Ndër këto, ata kanë kritikuar edhe vendimin e Kasselakis për të mbyllur gazetën historike të partisë, “Avgi”.
“Po fshehin pluhurin nën qilim”/Von der Leyen në detyrë me marrëveshje korridoresh
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ashtu siç pritej, e kritikoi marrëveshjen e arritur dje për postet kryesore të BE-së, duke u shprehur se është "surreale" që opinionet e votuesve evropianë nuk u morën parasysh.
Lirohet Julian Assange
Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është liruar nga burgu i sigurisë maksimale në Belmarsh në Mbretërinë e Bashkuar. Assange rifitoi lirinë si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me Departamentin e Drejtësisë të SHBA.
Ai ka kaluar pesë vjet i izoluar në Londër ndërsa kundërshtonte ekstradimin në SHBA, ku akuzohet për marrjen dhe zbulimin e paligjshëm të materialeve të sigurisë kombëtare që hedhin dritë mbi krimet e dyshuara të luftës amerikane.
Arrihet marrëveshja për tre postet kryesore të BE-së
Gjashtë liderët e BE-së që negociojnë postet kryesore të Bllokut kanë rënë dakord që Ursula von der Leyen e Gjermanisë, António Costa i Portugalisë dhe Kaja Kallas e Estonisë do të jenë tre emrat e zgjedhur. Ata do të marrin pozitat më të larta në Komisionin Evropian, Këshillin Evropian dhe shërbimin e politikës së jashtme, sipas pesë zyrtarëve të BE-së, të cilëve u referohet Politico.
Hidhet ideja e një pakti ushtarak për Azinë
Rusia ka nisur të artikulojë një strategji aktive të sigurisë euroaziatike, jashtë ndikimit perëndimor dhe amerikan. Duket se kjo ide e vjetër që në fakt buron nga pozicioni i dyfishtë gjeografik dhe gjeopolitik i Rusisë merr shtysa të reja nga gjendja e punëve në Ukrainë dhe nga fakti se kërkesa e vazhdueshme e Moskës për një rishikim të arkitekturës së sigurisë në Europë, apo së paku për një aplikim të parimit të pandashmërisë së sigurisë, nuk mund të ndiqet më.
Nëse nuk fitoj vetë, Franca shkon në luftë civile
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëron luftë civile në rast se fiton ekstremi i djathtë ose ai i majtë në zgjedhjet e parakohshme të këtij muaji.
Macron thotë se të dyja grupimet kanë ndjekur politika përçarëse që nxitin tensione midis komuniteteve.
Ekstremi i djathtë, sipas tij, duke i parë njerëzit sipas fesë ose origjinës, "i shtyn njerëzit drejt luftës civile".
Janë kohë të rrezikshme për vendet e vogla. Fqinjësia e mirë duhet të jetë prioritet maksimal
Ish-ndërmjetësi amerikan për çështjen e emrit të Maqedonisë, Mathew Nimetz, ka dhënë një intervistë për gazetën greke, “Kathimerini”, përmes së cilës bën thirrje që palët të respektojnë Marrëveshjen e Prespës, e cila sipas tij përfaqëson: