Bota
Europa kalon djathtas. Macron njofton zgjedhje të reja në Francë
Europa është kthyer djathtas duke konfirmuar të gjitha parashikimet e bëra për zgjedhjet e 9 qershorit. Është një tërmet që ka dhënë dëmin e parë e rrëzimin e qeveriaë franceze pasi presidenti I vendit, Emmanuel Macron, vendosi të shpërndante Parlamentin sapo dolën rezultatet.
Franca ka nevojë për një shumicë të qartë në qetësi dhe harmoni. Të jesh francez në zemër do të thotë të zgjedhësh të shkruash histori, jo të udhëhiqesh prej saj
Borrell, joparimor me Kosovën. Shpresoj të zëvendësohen institucionet e BE-së
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka shprehur hapur dëshirën që zgjedhjet europiane të sjellin ndryshime në institucionet e BE-së. ajo ka akuzuar kreun e politikës së jashtme europiane, Josep Borrell, se ka ndjekur një politikë jo parimore ndaj Kosovës në ndërmjetësimin e dialogut me Serbinë.
Dodik dhe Vuçiç firmosin Deklaratën...mbi të Ardhmen e Përbashkët të Popullit Serb
Qeveria e Serbisë dhe ajo e Republikës Srpska kanë nënshkruar sot në Pallatin e Serbisë në Beograd, Deklaratën mbi Mbrojtjen e të Drejtave Politike dhe Kombëtare dhe të Ardhmen e Përbashkët të Popullit Serb. Sipas presidentit serb, Aleksander Vuçiç, dokumenti adreson Kosovën dhe respektimin e Rezolutës 1244 të OKB-së, pjesëmarrjen në dialog dhe zbatimin e marrëveshjeve.
SHBA po minon rendin bërthamor ndërkombëtar
Një ditë më parë ndihmësi kryesor i presidentit amerikan për kontrollin e armëve, Pranay Vaddi, deklaroi se SHBA mundet që në vitet e ardhshme të dislokojë më shumë armë bërthamore strategjike në vende të tjera si pasojë e kërcënimeve në rritje nga Kina, Rusia dhe kundërshtarë të tjerë. Lidhur me këtë deklaratë, përfaqësuesi kinez në SHBA ka reaguar duke cilësuar se SHBA po minon regjimin e çarmatimit bërthamor ndërkombëtar dhe atë të mospërhapjes së armëve, duke vënë në pikëpyetje sigurinë globale.
Stoltenberg tërhiqet nga plani 100 miliardë euro për Ukrainën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hequr dorë nga një plan pesë-vjeçar për t'i ofruar Ukrainës 100 miliardë euro (108 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake pas kundërshtimit nga anëtarët e bllokut, raporton Bloomberg, duke cituar njerëz që kanë dijeni mbi këtë çështje.
Sulmohet në rrugë kryeministrja daneze
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, u sulmua fizikisht nga një burrë në një rrugë në Kopenhagë të premten, vetëm dy ditë para zgjedhjeve evropiane.
Policia daneze nuk ka dhënë detaje për sulmin, por njoftoi se ka arrestuar një burrë 39-vjeçar, i cili del sot para gjykatës së kryeqytetit.
Sulmi vjen përpara se danezët të shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Incidenti u dënua menjëherë nga politika europiane.
“Ambasadori amerikan po mbështet kriminelët që mbajnë rob Serbinë”
Opozita në Serbi akuzon ambasadorin amerikan se mbështet hapur qeverinë dhe presidentin Vuçiç. Kreu i Partisë Opozitare për Liri dhe Drejtësi (SSP), Dragan Djilas, thotë se sjellja e ambasadorit Christopher Hill flet qartë për mbështetjen e "grupit të krimit të organizuar që po mban rob Serbinë".
Rusia dërgon një nëndetëse bërthamore në Kubë
Ministria e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kubës njoftoi se "një nëndetëse me energji bërthamore dhe tre anije të tjera luftarake ruse do të ankorohen në ishullin e Karaibeve javën e ardhshme". Havana saktëson se ndër mjetet lundruese që priten në Kubë janë nëndetësja Kazan dhe fregata raketore Admiral Gorshkov.
Metsola, Plenkoviç dhe Mitsotakis, kandidatë për të zëvendësuar Von der Leyen
Shanset e Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian janë në dyshim për shkak të fërkimeve mes peshave të rënda të BE-së. Zgjedhjet e Parlamentit Evropian këtë fundjavë do të jenë preludi i një periudhe intensive të diskutimi mbi postet kryesore të BE-së për pesë vitet e ardhshme dhe se si ato ndahen mes familjeve politike të bllokut.
Vendimmarrja në Perëndim lë shumë për të dëshiruar. Zelenskiyn do ta heqin më 2025-n
Rusia do të punojë me çdo president që zgjidhet nga populli amerikan
Kështu është shprehur në një bisedë me drejtues të agjencive ndërkombëtare të lajmeve, presidenti rus, Vladimir Putin.