Bota
Gati për bisedime nëse Trump merr iniciativën
Kremlini ka dhënë sinjalet e para se është i gatshëm të diskutojë me presidentin e ri të SHBA, Donald Trump, nëse ky i fundit merr iniciativën.
Interlokutorja e Trumpit në Europë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shihet si "interlokutorja natyrale" e Presidentit të rizgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Evropë, thotë Antonio Giordano, anëtar i partisë së Melonit dhe sekretari i Përgjithshëm i Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve (ECR) në PE.
Bie koalicioni qeveritar në Gjermani
Koalicioni qeverisës trepartiak i Gjermanisë u shpërbë sot në mbrëmje pasi kancelari Olaf Scholz njoftoi se do të shkarkonte ministrin e Financave, Christian Lindner, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme rreth reformave ekonomike.
Kriza në koalicionin e Partisë Socialdemokrate të Scholz-it, të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë të Lindnerit nisi pasi FDP publikoi një dokument me kërkesa për reforma ekonomike liberale të vështira për t'u pranuar nga dy partitë e tjera.
Asnjë urim nga Putin për Trump, Peskov: SHBA, vend jomiqësor
Ndonëse hamendësohet shumë për një lidhje të paqartë dhe madje shtënguese mes Donald Trump dhe Vladimir Putin të Rusisë, ky i fundit ende nuk e ka uruar presidentin e ri të SHBA.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se nuk ka një informacion nëse Putin do ta urojë Trump, por ai ka vënë në dukje se heshtja e deritanishme lidhet me gjendjen zyrtare të marrëdhënieve mes të dy vendeve:
Trump shpall fitoren: Bëmë histori
Donald Trump ka dalë para mbështetësve në West Palm Beach, Florida, pasi rezultatet e para nisën të flasin për fitoren e garës presidenciale.
“Është bukur të fitosh votën popullore, kemi bërë histori", tha Trump.
Kandidatit republikan iu bashkuan në skenë nga anëtarët e familjes dhe gruaja e tij, Melania Trump, si dhe kandidati i tij, JD Vance, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
Musk celebron fitoren e "X" mbi mediat tradicionale: Ju jeni Media tani!
Elon Musk, i investuar personalisht në fushatën elekorale amerikane ka përcjellë një mesazh direkt që lidhet me rezultatin.
Ju jeni media tani
Trump drejt presidencës. Republikanët marrin Senatin
Thuajse të gjitha projeksionet në mediat kryesore flasin për fitore të kandidatit republikan Donald Trump për president të ShBA. New York Times ka parashikuar pak minuta më parë se Trump do të marrë 301 vota elektorësh nga 270 që ka nevojë, ndërkohë që ai duket se do të jetë republikani më i votuar nga vota popullore.
Po kështu është në përfundim numërimi për Kongresin, ku republikanët kanë me gjass shumicën prej 50 vendesh dhe në pritje mbetet Dhoma e Përfaqësuesve.
Qeveria britanike konsideron deportimin e të huajve që në momentin e dënimit
Britania e Madhe ka ndërmend të deportojë që në momentin e dënimit të gjithë shkelësit penalë të huaj.
Sekretarjs për Drejtësinë, Shabana Mahmood, është shprehur në Parlament se qeveria e Keir Starmer po konsideron që edhe të dënuarit e huaj që mbahen aktualisht në burgje, do të lirohen para kohe dhe do të deportohen. Sipas saj masa e parashikuar do të zbusë situatën në burgjet e mbipopulluara britanike.
"Krizë besimi", Netanjahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Netanyahu e motivoi vendimin me një "krizë besimi" që "u thellua gradualisht".
Vendin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes e zë ministri i Jashtëm, Israel Katz.
Masa vjen pasi Izraeli po përgatitet për një sulm të drejtpërdrejtë iranian dhe pasi IDF nën komandën e Gallant ekzekutoi një sulm të suksesshëm ndaj Republikës Islamike që synonte objektet e saj të prodhimit të raketave.
Vuçiç propozon referendum: Dorëhiqem nëse duan serbët
Shembja e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, javën e kaluar, la të vdekur 14 persona. Tragjedia u pasua me thirrjet e opozitës për dorëheqjen e tij dhe të kryeministrit.
Në një intervistë në “Happy TV”, presidenti Vuçiç tha se po i ofron opozitës mundësinë përmes një referendumi.
Vuçiç u shpreh se koalicioni qeverisës do të sigurojë votat e nevojshme në Parlament për të thirrur për një referendum mbi shkarkimin e tij.
