Bota
Ushtria federale do të angazhohet për sigurinë e brendshme të Gjermanisë. Turqia, partner i rëndësishëm
E detyruar nga ngjarjet e fundit në Gjermani, kancelarja Angela Merkel doli në një konferencë për shtyp, për të ndarë me publikun shqetësimin për sulmet e fundit në Wuerzburg dhe Ansbach, të cilat sipas saj janë vepër e “terrorizmit islamik". “Janë akte që janë kryer në vende ku mund të ndodhet gjithkush prej nesh”-tha Merkel, duke mos përjashtuar mundësinë e përfshirjes së ushtrisë federale në sigurinë e brendshme të Gjermanisë.
Izrael/Dokumenti: Kolonizimi në West Bank u krye mbi pretendime të falsifikuara
Kolonizimi izraelit i West Bank është kryer mbi pretendime false. Gazeta e majtë izraelite “Haaretz” referon dokumente sekrete të viteve ’70, sipas të cilave kjo është ditur nga vendimmarrësit më të lartë të shtetit dhe është vijuar pavarësisht se binte ndesh me ligjet ndërkombëtare. Në dokumentin që gazeta pretendon se e disponon, jepen hollësi ngan mbledhje ku merrte pjesë ish-ministri i Mbrojtjes, Moshe Dayan, të cilit qeveria dhe drejtuesit ushtarakë i kishin dhënë të drejtën dhe instruksionet si ta kryente këtë mashtrim me ndërtimet e reja në zonën e Kiryat Arba, pranë Hebronit.
Çështja “Stepinac”, tensione diplomatike mes Serbisë dhe Kroacisë
Çështja “Stepinac” ka sjellë tensionim të raporteve serbo-kroate. Vendimi i një gjykate kroate për të rrëzuar vendimin e gjyqit jugosllav të vitit 1946 për dënimin e peshkopit të Zagrebit Alojzije Stepinac, si bashkëpunëtor i fashizmit dhe nazizimit dhe pjesëmarrës dhe organiztaor i konvertimeve me forcë të serbëve ortodoksë, është vlerësuar nga Beogradi zyrtar si një hap mbrapa dhe me pasoja. Në këtë kuadër, Ministria e Jashtem serbe, i ka dërguar në notë proteste Zagrebit përmes së cilës kujton se OKB dhe BE-ja e ndalon restaurimin e ideologjive fashiste dhe të fashizmit.
19 vjeçari që i preu kokën priftit në kishën e Normandisë (foto)
Policia franceze ka identifikuar, një nga dy autorët e sulmit me thikë një ditë më parë në kishën e fshatit Saint-Etienne-du Rouvray të Normandise, në veri të Francës.
Ai është 19 vjeçari Adel Kermis i lindur në Francë, por me origjine Algjeriane, i dënuar më parë për lidhje me organizatat terroriste.
Daily Mail ka publikuar edhe foto të 19 vjeçarit, i cili ka qenë nën vëzhgim nga policia franceze, pasi ka bërë përpjekje të vazhdueshme për t'u nisur drejt Sirisë.
Status satirik për Erdoganin, ambasada turke në Kosovë kërkon arrestimin e Berat Buzhalës
Ambasada turke në Kosovë ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës arrestimin e gazetarit Berat Buzhala për një status satirik në Facebook. Lajmi është njoftuar edhe nga vetë gazetari, i cili ka përcjellë edhe një reagim të posaçëm. Ngjan një kërkesë krejt absurde nga një shtet që nuk po di ku janë kufijtë e vet. Pa mohuar se kjo qasje është një provë force kundër gulenistëve shqiptarë që sipas Ankarasë zyrtare janë të shumtë. Pra është një kërkesë që favorizohet, pse jo nxitet edhe nga bota shqiptare. E gjitha në kurriz dhe si faturë e lirisë së shtypit.
Edhe qeveria kineze në luftë me portalet
Gjigandët e internetit si Netease, Sina dhe Sohu morën urdhër të hënën nga qeveria kineze të ndërpresin publikmin e artikujve me përmbajtje politike dhe shoqërore që nuk kanë si burim agjencitë shtetërore të lajmeve.
Në urdhër thuhet se përfaqësuesit e së ashtuquajturës gazetari e pavarur, të cilët kanë ndikim të fortë në publik kanë shkelur rregullat dhe kanë manipuluar informacionin.
Kasaphanë në Japoni, 26 vjeçari ther me thikë 19 persona me aftësi të kufizuar (foto)
Një 26-vjeçar masakroi me thikë të paktën 19 persona dhe plagosi 30 të tjerë në një qendër të Personave me Aftësi të Kufizuar në Japoni.
Sipas mediave lokale, autori i masakrës është Satoshi Uematsu, ish-punonjës i kësaj qendre, i cili u vetdorëzua.
Ndryshimet në Kushtetutën greke, deputetët jo më shumë se dy mandate
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka prezantuar të hënën në mbrëmje idetë e partisë së tij për ndryshimin e Kushtetutës, duke theksuar se dokumenti i ri konstitucional do të shënojë kalimin në “Greqinë e re të vitit 20021”.
Tsipras ka bërë thirrje për një pjesëmarrje masive në atë që e quajti “dialog i hapur dhe i frytshëm për kushtetutën e re të vendit”.
Propozimet që prezantoi kryeministri grek, konsistojnë në pesë akse dhe kanë të bëjnë me një sërë ndërhyrjesh, të cilat pak a shumë, janë diskutuar gjerësisht kohët e fundit.
CNN: Kuotat e Trump-it u rritën me 6 pikë pas konventës republikane
Nga sondazhi më i fundit i kryer nga ORC International për llogari të CNN-it, rezulton se gara dyshe Trump-Clinton regjistron shifrat 48%-45% në nivel kombëtar (kandidatët e partive të vogla nuk janë përfshirë në pyetje).
Nismë ligjore në Itali pro legalizimit të kanabisit. Saviano: Lazarati kontrollohet nga ISIS
Roberto Saviano, publicisti dhe aktivisti italian, i shumëmediatizuar, ka dalë në mbështetje të legalizimit të kanabisit. Në një video të publikuar në gazetën “La Repubblica”, Saviano thotë se me legalizimin e kësaj droge dhe drogave të tjera të lehta, hapet një sektor i ri ekonomik, financat në Itali fitojnë 8 milirdë euro më shumë dhe u hiqet nga dora grupeve terroriste dhe kriminale gjysma e trafiqeve. Sipas Savianos, Lazarati është qendra botërore e kanabisit dhe kontrollohet nga ISIS përmes grupeve kriminale që i mbështet. Diçka që Ministria jonë e Brendshme nuk na e ka thënë.