Bota

Serbia larg NATO-s/Merr pjesë në operacionet humanitare në Siri të iniciuara nga Rusia

Postuar në 09 Gusht, 2016 16:17

Serbia është bërë pjesë e operacioneve humanitare të ndërmarra nga Rusia në Siri. Lajmi është bërë  ditur nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”, sipas së cilës Serbia dhe krahas saj edhe Kina, kanë ofruar mbështetje përmes ministrive të tyre të Mbrojtjes. Ndihma po jepet për popullsinë e Halepit, ku së fundmi u zhvillua një betejë e ashpër mes forcave qeveritare dhe grupeve rebele. Rusia dhe SHBA janë përfshirë në një garë për ndikim në Siri, ndërkohë që lidhur me ndihmën humanitare, Moska zyrtare ftesën ia ka drejtuar formalisht edhe Washingtonit. 

 

Gazi lotsjellës si forcë zakoni e opozitës së VV-së në Kosovë

Postuar në 09 Gusht, 2016 13:15

Vetëvendosja në Kosovë vazhdon aplikimin e opozitarizmit me frymë guerrilase, apo anarkiste, teksa ka hedhur gaz lotsjellës në Komisionin Parlamenatr të Politikës së Jashtme. Në komision diskutohej marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, e cila votohet si ligj të enjten në Kuvendin e Kosovës, produkt i votës së qytetarëve. Reagimi i VV-së është tipik tashmë: kundërshto në emër të një marrëveshjeje ideale, apo duke shpallur tradhëti aty ku institucionet kanë tagër të vendosin.

Maqedonia në zi kombëtare

Postuar në 08 Gusht, 2016 11:07

Maqedonia është në zi pas fatkeqësisë natyrore të së premtes, ku nga përmbytjet humbën jetën 21 persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë. Ndërkohë Qeveria ka marrë vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në rajonin e Shkupit dhe Tetovës për 15 ditë. Nga ana tjetër Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka vazhduar kërkimet në lagjet më të goditura të Shkupit, si Hasanbeg, Haracinë, Stajkovc e Smillkovc për gjetjen e personave të tjerë që konsiderohen akoma të zhdukur.

Zbarkim i forcave serbe në kufi me Preshevën, faktori shqiptar dyshon në qëllimet e Beogradit

Postuar në 08 Gusht, 2016 10:36

Dy ditët e fundit në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës janë instaluar forca te mëdha ushtarake dhe policore, me qellim rritjen e kontrollit në zonën e Dobrosit, e njohur si rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm.

Një fillim i ri, Putin gati të presë Erdoganin në Moskë

Postuar në 07 Gusht, 2016 20:40

Presidenti turk, Rexhep Taip Redogan synon të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë me vizitën e programuar të martën në Moskë. "Do jetë një vizitë historike, një fillim i ri. Në bisedën me mikun tim Vladimir Putin besoj do të hapim faqe të re marrëdhëniet mes dypalëshe. Vendet tona kanë shumë gjëra për të bërë bashkë"-deklaroi presidenti rus për agjencinë e lajmeve Tass, dy ditë para vizitës. Afrimi i Turqisë me Rusinë vjen në një kohë kur Ankaraja ka përkeqësuar marrëdhëniet me Uashingtonin pas ngjarjeve të 15 korrikut.

Një korridor që synon të shmangë Kanalin e Suezit

Postuar në 07 Gusht, 2016 18:59

Media iraniane “PressTv” raporton për një projekt të madh infrastrukturtor mes Rusisë, Iranit dhe Indisë, që synon të anashkalojë dhe shkurtojë drejtimin e Suezit. Korridori Ndërkombëtar i Transportit Veri-Jug, diskutimet për të cilin do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit të hënën, synon të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me Kaukazin, Azinë Qendrore dhe Europën duke ulur kostot e trafikut aktual.

Kanonizmi i Nënë Terezës, Maqedonia do të përfaqësohet me Presidentin. Ivanov: “Shenjë bashkimi për vendin”

Postuar në 07 Gusht, 2016 13:08

Maqedonia do të përfaqësohet me delegacion të nivelit më të lartë shtetëror në kanonizimin si shenjtore të Nënë Terezës. Në ceremoninë që do të zhvillohet më 3 shtator të këtij viti, delegacioni maqedonas do të kryesohet nga presidenti George Ivanov, me pjesëmarrje të ministrit të Jashtëm, Nikola Poposki, ministres së Kulturës, Elizabeta Kanceska-Milevska, përfaqësues të Kishës Katolike, të Kishës Ortodokse, kryetari i Bashkisë së Shkupit. Presidenti ka ftuar edhe drejtues të katër partive kryesore mes të cilëve edhe Ali Ahmeti.

Probleme për aeroplanmbajtësen “Gerald Ford”, kostoja e ndërtimit i kalon 13 miliardë dollarët

Postuar në 06 Gusht, 2016 21:55

Mban emrin e presidentit të 38-të të Shteteve të Bashkuara dhe për ndërtimin e saj janë shpenzuar rreth 13 miliardë dollarë. Aeroplanmbajtësja "Gerald Ford", që është dhe luftëanija më e re dhe më moderne e marinës amerikane megjithatë  nuk është gati pasi po përballet me probleme të mëdha teknike, zgjidhjet e të cilave do të vonojë integrimin e sa në  flotën e fuqishme amerikane.

Ministri kinez i Mbrojtjes: Duhet të përgatitemi për luftë

Postuar në 06 Gusht, 2016 16:16

Kina duhet të përgatitet për luftë në det. Kështu citohet të jetë shprehur ministri i Mbrojtjes së Kinës, Chang Wanquan, i cili ka vlerësuar se kërcënimet detare për shtetin kinez po çojnë drejt konfliktit të armatosur. “Ushtria, policia dhe publiku duhet të përgatiten për mobilizim për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial”, ka thënë Wanquan. Mediat ndërkombëtare i kanë lidhur këto deklarime me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e cila hodhi poshtë pretendimet e Pekinit zyrtar në Detin e Kinës Jugore.

13 të vdekur nga rënia e zjarrit në një lokal në Francë

Postuar në 06 Gusht, 2016 12:15

Të paktën 13 të vdekur dhe 6 të plagosur është bilanci i një një zjarri të madh që përfshiu  në orët e para të së shtunës një local në Rouen, të Francës, ku po festohej një ditëlindje. Sipas autoriteteve vendase të cilat kanë nisur hetimet, ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por dyshohet të jetë aksidentale.  Flakët e panë fillimisht  në bodrumin e lokalit dhe më pas u përhapën  në të gjitha ambjentet. Mësohet se viktimat janë të gjithë të rinj, rreth moshës moshës 18 deri në 25 vjeç.

Pages

Subscribe to RSS - Bota