Bota

Konflikti zbret edhe në Olimpiadën e Rios

Postuar në 12 Gusht, 2016 19:52

Një incident është shënuar në Rio kur xhudisti egjiptian Islam el-Shahabi, ka refuzuar t'i japë dorën xhudistit izraelit Or Sasson, pas ndeshjes që përfundoi me fitoren e këtij të dytit. Një gjest që vetëm me Olimpiadën nuk ka lidhje.

Qeveria e re në Serbi, Aleksander Vuçiç rivotohet në Parlament si kryeministër

Postuar në 12 Gusht, 2016 16:14

Serbia ka qeverinë e re e cila ka marrë miratimin në Parlament. Ajo do të drejtohet edhe njëherë nga Aleksander Vuçiç dhe do të ketë 16 ministra. Në votim ajo mori 163 vota pro, 62 kundër, ndërkohë që 25 deputetë nuk ishin të pranishëm. Ivica Daçiç ruan pozicionin e ministrit të Jashtëm dhe bëhet edhe zv.kryeministër i parë. Zv.kryeministër dhe ministër i Brendshëm është caktuar Nebojsha Stefanoviç, ndërkohë që ministër i Mbrojtjes do të jetë, Zoran Xhorxheviç.

 

 

Kthesa e Turqisë "turbullon" SHBA-në, Trump akuzon Obamën e Klinton si krijues të ISIS

Postuar në 11 Gusht, 2016 23:41

Mevlut Çavusoglu ftoi Rusinë të kryejë operacione të përbashkëta me Turqinë kundër Shtetit Islamik në Siri. Deklaratat e Çavusoglu në lidhje me operacionet e përbashkëta turko-ruse kundër Shtetit Islamik në Siri vijnë pas takimit mes Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin në Shën Petersburg, ku të dyja palët folën për një ri fillim të ri pas krizës diplomatike që shkaktoi rrëzimi i avionit luftarak rus nga forcat turke në Siri.

Sërish në tryezë dy projektet e gazit: Rryma Jugore dhe projekti turko-rus

Postuar në 11 Gusht, 2016 18:23

Afrimi i ri mes Turqisë dhe Rusisë, konfirmuar me vizitën e presidentit turk, Erdogan në Moskë, ka riaktivizuar projektet energjetike mes të dyja vendeve. Në takimin e para disa ditëve, Erdogan dhe presidenti rsu, Putin, kanë rënë dakord për të rivënë në lëvizje projektin ruso-turk të gazit, që zëvendësonte Rrymën Jugore, të rrëzuar me ndikimin e BE-së.  Ambicie për rigjallërimin e projekteve të gazit i është bashkuar edhe Bullgari, teksa kryeministri i saj, Boyko Borisov, deklaroi para disa ditësh se ka rënë dakord me Rusinë që të “ringjallë Rrymën Jugore, që kalon mes Detit të Zi”.

Asnjë tolerim për Turqinë

Postuar në 11 Gusht, 2016 13:17

Bashkimi Europian nuk përkulet para presionit të autoriteteve turke, se nuk do të respektojnë marrëveshjen për ndaljen e fluksit të emigracionit të paligjshëm drejt Bashkimit Europian. Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka bërë të qartë, se nëse autoritetet turke dëshirojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, ata duhet të respektojë detyrimet e marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkimit Europian dhe Turqisë në 18 mars të këti viti.

Renzi shkarkon drejtuesit e bashkisë se Korleones për lidhje me mafian

Postuar në 11 Gusht, 2016 10:19

Qeveria italiane shkarkoi të gjithë aparatin drejtues të bashkisë së Korleones dhe tre bashkive të tjera në jug të Italisë, pas dyshimeve se funksionarë të këtyre bashkive ishin të lidhur ngushtë me organizata kriminale mafioze.
Veç bashkisë së Korleones, kryeministri Mateo Renzi, firmosi largimin nga funksionet vendore të drejtuesve të bashkisë së Arzanos në Napoli dhe Bovalinos e Tropeas në Kalabri. Ky vendim është komentuar si një mesazh i kryemiistrit Renzi në luftën kundër mafias.

Operacion pastrimi nga radikalët islamikë në Gjermani, kontrolle të rrepta në të gjitha xhamitë

Postuar në 10 Gusht, 2016 12:40

Policia gjermane ka kryer një sërë operacionesh kundra të dyshuarve si të lidhur me shtetin islamik. Aksioni i përbërë nga 150 agjentë kishte si objektiv predikuesit esktremistw, të cilët sipas akuzës rekrutonin të rinj për të luftuar në Siri dhe Irak. Operacionet u realizuan konkretisht në Duesseldorf, Duisburg dhe Dortmund. Operacioni vjen një ditë pasi policia arrestoi pranë një stadiumi një 24 vjecar refugjat sirian i dyshuar se ishte një përfaqësues i lartë i ISIS dhe planifikonte sulme gjatë Bundesligës.

Porti i Pireut kalon në duart e kinezëve të Cosco-s

Postuar në 10 Gusht, 2016 11:05

Kompania kineze Cosco Shiping do të realizojë të mërkurën blerjen e shumicës së aksioneve të portit të Pireut në Greqi. Në këtë mënyrë kurorëzohet një proces që zgjati më shumë se katër vjet dhe që në moment i vuri në provë raportet e qeverisë Tsipras me Pekinin.
Fillimisht, arkën modeste të shtetit grek do të futen më shumë se 280 milionë euro, që i korrespondojnë çmimit për 51% të aksioneve dhe e bëjnë kompaninë kineze pronare të portit të Pireut.
Cosco do të marrë edhe 16% të aksioneve pasi të përfundojë planin e investimeve.

"Kështu tallen grekët me reformat"

Postuar në 10 Gusht, 2016 10:55

Gazeta më e madhe në qarkullim në Gjermani "Bild" ka publikuar sot një artikull me titull "Kështu tallen grekët me reformat", duke theksuar se vetëm 13 % e marrëveshjeve të nënshkruara zbatohen në praktikë. Bild i referohet një studimi të Institutit të Kërkimeve për Politikat e Reformave. Ndonëse qeveria adopton ligje dhe rregulla bazuar në marrëveshjet me partnerët, në praktikë zbatimi i tyre bojkotohet, thekson gazeta.

Rusia do heqë gradualisht sanksionet ndaj Turqisë, diferencat për Sirinë do të tejkalohen

Postuar në 09 Gusht, 2016 18:12

Rusia do të heqë gradualisht sanksionet ndaj Turqisë. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin pas takimit me homologun turk Erdogan në Shën Petërburg. Putin vuri në dukje se prioritet i Rusisë është që marrëdhëniet e dy vendeve të kthehen në nivelet e para krizës.

Pages

Subscribe to RSS - Bota