Bota

Tensione në Ballkan/Zagrebi i shqetësuar për stërvitjen serbo-ruse “Vëllazëria sllave 2016”

Postuar në 06 Gusht, 2016 00:59

Marrëdhnëiet serbo-kroate janë acaruar shumë së fundmi, aq sa nuk po mungojnë as terma që kujtojnë luftën. Përveç çështjes “Stepinac”, që është de facto revizionim i të shkuarës naziste të Kroacisë, së fundmi disa deklarata të Presidentes kroate, Kitaroviç, sipas së cilës operacioni “Stuhia” në vitin 1995, ishte etikisht i pastër dhe i shkëlqyer, kanë provokuar edhe më shumë gjakrat.

Gjermania do të njohë genocidin e kryer prej saj në Namibi

Postuar në 05 Gusht, 2016 16:26

Gjermania do të njohë më në fund atë që shpesh quhet si “Aushvici afrikan”, apo genocidi mbi popullsinë e Nambisë, kryer rreth 30 vjet para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Ministria e Jashtme gjermane po punon për adoptimin e një deklarate të përbashkët me qeverinë namibiane që do të përfshijë për herë të parë, ndjesën zyrtare të Berlinit për asgjësimin fizik të rreth 100 mijë pjesëtarëve të tribuve Herero dhe Nama, që u rebeluan kundër dominimit gjemran në vitet 1904 dhe 1907.

Bergamo, avioni del nga pista dhe ndalon në rrugë (Foto, Video)

Postuar në 05 Gusht, 2016 10:58

Një avion transportues i kompanisë DHL humbi kontrollin gjatë uljes në pistën e aeroportit të Bergamos duke dalë jashtë rrethimit të aeroportit. Avioni 737-400 ishte nisur nga aeroporti Sharl De Gol i Parisit me destinacion Lombardinë, por piloti nuk mundi të kryejë ulje normale për shkak të kushteve të të këqija atmosferike. Si pasojë avioni çau rrethimin e rrjetës metalike dhe ndaloi në rrugën automobilistike jashtë aeroportit. Incidenti ndodhi rreth orës 4 pas mesnate, ku edhe  për shkak  të orarit nuk kishte qarkullim të dendur automjetesh. Për momentin nuk raportohet për të lënduar.

Sulm me 1 të vrarë dhe 5 të plagosur në Londër

Postuar në 04 Gusht, 2016 09:33

Londra është qyteti i radhës ku si pasojë e një sulmi me thikë ka patur 1 viktimë e 5 të plagosur. Autori është një 19 vjeçar, i cili crau me thikë një grua 60 vjeçare dhe plagosi 5 të tjerë. E përbashkëta me sulmet në Francë dhe Gjermani është se autori është një 19 vjeçar. Policia nuk përjashton që motivi i sulmit të jetë  terrorizmi. Sipas Dailymail sulmi ndodhi në të njëjtën zonë ku në vitin 2005, 26 persona vdiqën si pasojë e shpërthimit të bombës në metro të Londrës.

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë, sulme simuluese ndaj bazave amerikane në Korenë e Jugut

Postuar në 03 Gusht, 2016 11:28

Komanda ushtarake e Shteteve të Bashkuara ka identifikuar lëshimin e dy raketave balistike nga Koreja e Veriut. Njëra prej raketa shpërtheu menjëherë pas lëshimit, ndërsa tjetra ndoqi trajektoren drejt Detit të Japonisë. Pentagoni vlerësoi se lëshimi i këtyre dy raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi nuk ishte rrezik për Amerikën e Veriut, ndërsa kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe e përshkroi si një "kërcënim serioz" për vendin e tij.

Përplasje mes Erdogan dhe Mateo Renzit për hetimet e nisura në Itali ndaj djalit të presidentit turk

Postuar në 03 Gusht, 2016 10:29

Rexhep Taip Erdogan nuk e fshehu zemërimin për hetimet e nisura në Itali ndaj djalit të tij Bilal Erdogan për pastrim parash. Në një intervistë për Rai 24, presidenti turk kërkoi nga autoritetet italiane të angazhohen me luftën kundër mafias dhe jo të merren me familjen e tij. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit italian Mateo Renzi që me një mesazh në tuiter i kujtoi presidentiit turk se në Itali, gjyqtarët  veprojnë sipas ligjeve dhe Kushtetutës, dhe jo në bazë të atyre që thotë presidentit i Turqisë. “Ky quhet sundim i ligjit"-shkruan Renzi.

“Me mik” deri në OKB. Ndryshohet raporti për ndryshimet e klimës. Fshihet emri i Australisë “për të mos dëmtuar turizmin”

Postuar në 02 Gusht, 2016 21:03

Gazeta e njohur britanike “The Guardian” raporton për një skandal në publikimin e dokumenteve zyrtare nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ka fshirë nga një raport për ndrushimet klimaterike dhe sitet që janë trashëgimi botërore, Australinë. Sipas gazetës në një version të hershëm të raportit, hartuar nga UNESCO dhe programi i OKB-së për mjedisin, UNEP, Australia përmendej, pasi ky kontinent është i pasur me site që janë trashëgimi botërore  e që janë prekur nga ndryshimet e klimës.

Edhe SHBA me frikën e zgjedhjeve të manipuluara

Postuar në 02 Gusht, 2016 11:56

Në një deklaratë të padëgjuar më parë nga ndonjë kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Anerikës, Donald Trump hodhi dyshime se zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA  mund të jenë të manipuluara.

Duke folur në Ohio, Trump  shprehu shqetësimin për intimidim të procesit pa dhënë më shumë shpjegime. Por kur u pyet më pas nga Fox Neës tha “Më 8 nëntor, duhet të jemi  të kujdesshëm, sepse këto zgjedhje do të jenë të manipuluara, dhe unë shpresoj që republikanët t’i monitorojnë nga afër, përndryshe do të na i marrin”.

Numri i 15 i revistës “Dabiq” të Shtetit Islamik: Thyeni kryqin dhe sulmoni kishat e Perëndimit

Postuar në 02 Gusht, 2016 10:29

Predikojnë urrejtje, kërcënojnë me sulme të reja, vënë në shënjestër Papa Françeskun dhe Kishën Ortodokse Greke, "shohin" te Darvini, Marksi, Niçe dhe Frojdi  përgjegjësit për "dekadencën e Perëndimit" 

Është fjala për xhihadistët e Shtetit Islamik, të cilët në numrin e ri të revistës, «Dabiq» paralajmërojnë sulme kundër kishave të krishtera në modelin e masakrës së priftit 86 vjeçar Jacques Amel në Normandi nga dy 19 vjeçarët ose siç njihen  "ujqërit e vetmuar".

Miti i zgjedhjeve të lira e të ndershme/Balotazhi për garën presidenciale në Austri do të përsëritet

Postuar në 01 Gusht, 2016 14:18

Probleme me parregullsi në zgjedhje – nuk bëhet fjalë për ndonjë vend në Ballkan, por në Austri, i konsideruar si një vend që duhet ta kishte zgjidhur këtë problem. Gara e fundit elektorale për presidentin e vendit, ka përfunduar në Gjykatë Kushtetuese, e vendosi përsëritjen e raundit të balotazhit. Në të do të marrin pjesë, Norbert Hofer i partisë populiste të djathtë,  e quajtur Partia Austriake e Lirisё dhe kandidati i pavarur, i gjelbri Alexander Van der Bellen.

Pages

Subscribe to RSS - Bota