Bota
Një rrëfim për natën e së premtes: "Republika turke ka vdekur"
Etze Temelkouran, shkrimtare, gazetare dhe analiste politik, është një nga personalitetet më të njohura të Turqisë së sotme. E lindur në vitin 1973 në Izmir. Në vitin 1995 ajo u diplomua nga Shkolla e Drejtësisë të Universitetit të Ankarasë dhe në vitin 1993 filloi karrierën e saj gazetareske në gazetën “Tzoumchouriet” . Artikulli për natën e së premtes në Turqi reflekton frikë, dyshim dhe ankth për të ardhmen e vendit të saj.
....
Krizë SHBA-Turqi. Kerry: Anëtarësia e Turqisë në NATO, nën mbikëqyrje
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë po kalojnë në krizë të vërtetë. Kjo të paktën nga deklaratat që po shkëmbehen mes qendrave zyrtare politike. Sot, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, paralajmëroi se pasojat e akteve të kryeraj nga autoritetet turke pas grushtit të shtetit, do të jenë jo të vogla, madje deri në mbikëqyrje të anëtarësisë së Turqisë në NATO. “Është e qartë se shumë njerëz janë arrestuar dhe janë arrestuar shumë shpejt. Vigjilenca dhe kujdesi ynë do të rritet në ditët në vijim.
Mitsotakis: Greqia duhet të çlirohet nga mbitaksimi dhe populizmi i Tsipras
Lideri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis ka folur për seksionin on line të «Deutsche Welle» në gjuhën greke, ku deklaroi se Greqia e ka nevojë urgjente të çlirohet nga mbitaksimi dhe populizmi i Aleksis Tsipras. Për këtë tha kreu i opozitës greke, nevojitet një ndjenjë e lartë politike dhe jo retorikë populiste. “Populizmi nuk mund të luftohet me populizëm”-tha kreu i Demokracisë së Re, duke shtuar se Greqia aktualisht ka nivelin më të lartë të taksave mes vendeve evropiane. “Ne nuk mund të presim të ardhura të mëdha nga taksat e vazhdueshme.
Lotët e Erdogan për mikun e vrarë në grushtin e shtetit! (foto, video)
Rexhep Tajip Erdogan nuk i mbajti lotët në funeralin e mikut të tij, Erol Ollçak, i cili u vra së bashku me djalin e tij gjatë tentativës për grusht shteti. Kreu i shtetit turk, i cili konsiderohet i përmbajtur në shfaqjet publike dhe nuk ka treguar se mund të humbasë kontrollin e ndjenjave të tij shpërtheu në lot, teksa mbajti fjalimin në një xhami në anën aziatike të Stambollit.
SHBA e gatshme të konsiderojë kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e Fetyllah Gulen. Por kërkon prova...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin në konsideratë kërkesën e Turqisë për largimin nga vendi të Fetyllah Gulen, nëse Ankaraja zyrtare do të paraqesë prova legjitime për akuzat që bën. Gjatë një konference për shtyp nga Luksemburgu ku ndodhet për një vizitë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi se duhen prova në mënyrë që SHBA të gjykojë mbi një kërkesë për Gulenin. Më herët, presidenti turk, Erdogan, deklaroi se "nëse jemi partnerë strategjikë, atëherë duhet të kryhet ekstradimi i një terroristi".
SHBA paralajmëron Turqinë rreth insinuatave për përfshirjen e Washingtonit në grushtin e shtetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas insinuatave të ministrit turk të Punës, se pas grushtit të dështuar të shtetit, qëndron Washingtoni. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cilësoi këto insinuata si false dhe të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Por ndoshta një krizë diplomatike mes dy vendeve është duke u aktualizuar, pas deklaratave të zyrtarëve turq, se kush mbështet Fetyllah Gulenin, është në luftë me Turqinë. Ky i fundit është rezident në ShBA prej 15 vitesh dhe së fundmi kërkohet nga Ankaraja zyrtare si përgjegjës për grushtin e shtetit.
Manipulimi me emetimin e gazrave nga makinat e naftës, Komisioni Europian ka qenë në dijeni që në vitin 2010
Skandali i mashtrimit me emetimin e gazrave të dëmshëm nga industria e automobilëve duket se është më i madh sesa emri i një kompanise si Volkswagen, apo disa kompanive. Revista gjermane “Der Spiegel” raporton për ekzistencën e disa dokumenteve të brendshme, poseduara prej saj, sipas të cilave rezulton se Komisioni Europian, ka qenë në dijeni të këtij mashtrimi që në vitin 2010. Skandali doli në sipërfaqe për publikun vetëm në vitin 2015, ndërkohë që vetë qeveria gjermane, u ka qenë i informuar për takime lidhur me këtë çështje që në vitin 2012.
Ministri turk i Punës: Grushti i shtetit i organizuar nga Washingtoni
Ankaraja zyrtare ka nisur menaxhimin e situatës post-grushtit të shtetit, mbi të cilin janë ngritur dyshime të shumta. Presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrestimin e Fetullah Gulen, që akuzohet se qëndron pas përpjekjes për grusht shteti. Ndërkohë ministri turk i Punës, Süleyman Soylu, ka deklaruar në Haberturk Tv, se “pas grushtit të shtetit qëndron Washingtoni”. Skenar që hap të tjera interpretime, sidomos pas pajtimit të Erdogan me Putin.
Teatër apo grusht shteti?!
Një version të ndryshëm për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi jep gazetari i “Politiko” Ryan Heath, duke iu referuar një burimi turk që bën fjalë për një operacion të manipuluar nga vetë Erdogan. Ai postoi në Twiter se situata i ngjan " më shumë një teatri sesa një grushti shteti."
Postimi:
Erdogan nis ofensivën, pezullohen nga detyra 2 745 gjyqtarë dhe prokurorë
Erdogan mbeti në pushtet pas përpjekjes për ta rrëzuar me armë, por tani nis edhe faza më delikate e kthimit të Turqisë në normalitet. Pasi siç po duket dhe siç edhe presidenti turk paralajmëroi, pastrimi nga “tradhëtarët” do të jetë masiv. Autoritetet turke nuk kanë dhënë ende një version zyrtar për skemën e veprimit të organizatorëve të grushtit të shtetit, emrat e tyre, hierarkinë e organizimit etj.. Thjesht është bërë e qartë se ushtria do të sapstrohet nga një fraksion rebel. Dhe me ushtrinë Erdogan shtrin shumë pushtetin e tij. Por nuk është vetëm kjo.