Bota

Irani: Helikopteri i presidentit Raisi u rrëzua nga moti i keq

Postuar në 01 Shtator, 2024 20:52

Irani ka bërë publike rezultatet e hetimit të aksidentit ajror që i mori jetën presidentit të vendit dhe shtatë personave të tjerë disa javë më parë.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi sot se shkak për rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti Ibrahim Raisi janë bërë kushtet sfiduese klimatike dhe atmosferike.

Raporti përfundimtar në përfundim të hetimit është hartuar nga Bordi i Lartë i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Pas censurës nga Facebook, Trump nxirret jashtë qytetërimit. Artistët kërkojnë të mos përdorë muzikën e tyre

Postuar në 01 Shtator, 2024 15:53

Kjo është Vaterloja e Donald Trump. Kështu shkruan Ketrin Jochecova në një shkrim për “Politico” përmes të cilit i gëzohet faktit se edhe pjesëtarët e grupit të dikurshëm suedez, ABBA, kanë kërkuar që Donald Trump të mos përdorë muzikën e tyre. Madje përmes një deklarate, pjesëtarët kanë kërkuar që të hiqen edhe elementët muzikorë dhe video të përdorura deri më tani nga fushata e kandidatit amerikan republikan.

85 vjet nga nisja e LIIB: Lufta po vjen sërish nga Lindja

Postuar në 01 Shtator, 2024 14:45

Polonia ka përkujtuar 85 vjetorin e invazionit nga Gjermania Nacionalsocialiste, çka edhe inauguroi shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri Donald Tusk solli paralele mes LIIB dhe luftës në Ukrainë duke deklaruar se:

Lufta po vjen sërish nga Lindja

Ndonëse Gjermania nuk është në Lindje të Polonisë.

Stoltenberg: Kursku, shënjestër legjitime e Ukrainës sipas ligjit ndërkombëtar

Postuar në 31 Gusht, 2024 19:01

Jens Stoltenberg, ende në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ka deklaruar se inkursioni ukrainas në territorin rust ë Kurskut, është tërësist legjitim dhe brenda nocionit të vetëmbrojtjes.

Ukraina ka të drejtën të mbrojë veten. Dhe sipas ligjit ndërkombëtar kjo e drejtë nuk ndalon në kufi. Ushtarët rusë, tanket dhe bazat në Kursk, janë shënjestra legjitimi nën ligjin ndërkombëtar

Brazili bllokon platformën e Elon Musk, "X"

Postuar në 31 Gusht, 2024 18:25

Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar mbylljen në territorin e vendit të platformës “X”, që kontrollohet nga Elon Musk.

Arsye e vendimit është Dizinformacioni, ndërkohë që sipas gjyqësorit Brazilian ai nuk ka caktuar ende një përfaqësues të ri ligjor në vend.

Dryn strukturave paralele në Veri. Vuçiç më i ekuilibruar se O'Brien dhe opozita e Kosovës

Postuar në 31 Gusht, 2024 16:55

Nëse ka një sukses të qartë të politikës së Albin Kurtit kjo është delegjimimi i argumentit të perëndimit për të mbajtur status quonë në Kosovë.

Për çdo veprim të kryer nga qeveria e tij, pavarësisht qëllimeve, brenda suazës së legjitimitetit politik dhe kushtetues të Kosovës, Perëndimi ka dalë kundër me argumente përherë e më të pabaza, mbështetur thjesht në logjikën: lëre tani këtë muhabet! Se është provokim.

Osmani: BE-ja nuk i trajton baraz në proces Serbinë dhe Kosovën

Postuar në 31 Gusht, 2024 15:25

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se negociatat me Serbinë kanë ngecur sepse shtetet nuk po trajtohen barabartë. Ajo ka përmendur zotimet e papërmbushura nga Serbia të dala nga procesi i dialogut, teksa ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrat e veta.

Në konfliktin Rusi-Ukrainë mund të përdoren armë bërthamore

Postuar në 30 Gusht, 2024 18:40

Konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzojë deri në përdorimin e armëve bërthamore. Kështu ka paralajmëruar të paktën ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, që ka mbajtur edhe detyrën e shefit të shërbimeve sekrete.

Për fat të keq lufta në zemër të Europës mes Rusisë dhe Ukrainës është në vitin e tretë. Rrezikon përshkallëzimin në një luftë me përdorim të armëve bërthamore

është shprehur ai në deklarim për mediat gjatë një vizite në Slloveni.

Fitimet e para nga asetet e ngrira ruse mbërrijnë në Ukrainë

Postuar në 29 Gusht, 2024 19:27

BE ka bërë transferimin e parë të interesit të fituar nga aktivet e ngrira të bankës qendrore të Rusisë në Ukrainë dhe shtete të tjera që ndihmojnë Kievin, njoftoi të enjten kryediplomati i Bllokut, Josep Borrell. Transferta ka një vlerë prej 1.4 miliardë eurosh (1.5 miliardë dollarë).

Telegrami, i preferuari i CIA-s

Postuar në 29 Gusht, 2024 13:57

SHBA dhe CIA e kanë përdorur aplikacionin e koduar të mediave sociale Telegram për të nxitur trazira dhe lëvizje proteste kundër qeverive të huaja që i konsideron të padëshirueshme.

Pages

Subscribe to RSS - Bota