Bota
Presidenti serb zgjedh forcën përkundrejt opozitës
Në Serbi është duke u konsumuar një krizë politike nervish në krye të të cilës qëndron figura e Aleksander Vucic. Pak ditë pasi një organizatë publikoi sondazhin se presidenti i vendit nuk ka shumicën, partia e tij, SNS ka ndërmarrë nismën e firmosjes për zhvillimin e një referendumi këshillimor për të afirmuar shumicën krah tij.
Ja 100 firmat tona. Po presim për 67 firmat e opozitës
ka deklaruar kryetarja e Parlamentit, Ana Brnabiç.
Mitostakis propozon kreun e Parlamentit, Tasoulas, për president të Greqisë
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka propozuar kreun e Parlamentit, Konstantinos Tasoulas si kandidaturë për president të vendit.
Në cilësinë edhe të drejtuesit faktik të Demokracisë së Re, Mitsotakis, ka vlerësuar Tasoulas si një figurë që unifikon dhe dëshmi për këtë është “zgjedhja e tij për tri herë në krye të Parlamentit me shumicën më të madhe që nga koha e Diktaturës”.
Europa perceptohet pozitivisht dhe si superfuqi që mund të qëndrojë pa SHBA-të
Në një shkrim në “Politico”, Mark Leonard i Këshillit Europian mbi Marrëdhëniet me Jashtë, shkruan për perceptimet e ndryshme të presidencës së ardhshme Trump në Europë dhe në vende të tjera. Ai sjell në referencë një sondazh të realizuar nga qendra që drejton sipas të cilit, nëse në Europë ardhja e Trump, provokon ankth, në vende të tjera ajo shihet pozitivisht.
28 000 njerëz në 24 vende mendojnë në shumicë se Trump është mirë për SHBA, botën dhe paqen globale. Dhe Trump është dikush që vlerëson më shumë se çdo gjë mendimin e mirë për të.
Rusia preferon Emiratet për takimin e mundshëm Trump-Putin. Përjashton Zvicrën
Diskutimi për zhvillimin e një takimi mes presidenti të zgjedhur të SHBA, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, ka krijuar një lloj gare për organizimin. Aktualisht Zvicra dhe Serbia kanë shprehur gatishmërinë e pritjes së një takimi ku ka pritmëri për të paktën rregullimin e krizës ukrainase. Mirëpo duket se në Rusi preferojnë një vend tjetër; Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një prononcim për agjencinë “Tass”, Oleg Karpovich, zv.rektor për Çështjet Shkencore në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme, ka shprehur idenë se Emiratet janë opsioni më I mundshëm.
Politika e Biden duke mbrojtur tezat e Trump, Rutte: Na duhet SHBA, por të rrisim shpenzimet
Mark Rutte, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar në Parlamentin Europian se refuzimi për të rritur buxhetet e mbrojtjes do e çojë sigurinë europiane në pikën e fundit. Ai ka gjetur disa metafora për të nxitur vendimmarrjen europiane në drejtim të rritjes së financimit për mbrojtjen që sipas tij është e detyrueshme për të mbrojtur Europën nga kërcënimi rus.
Është iluzion që të formohet një NATO Evropiane pa SHBA-në, së paku në 20 vjetët e ardhshme, pasi për një gjë të tillë vendet evropiane do të duhej të ndajnë 8 për qind për mbrojtje nga bruto prodhimi i tyre vendor.
Manovër dhe zhurmë korridoresh për një takim Truump-Putin në Serbi
Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka tentuar një lëvizje të fundit lobuese për Serbinë, pas sanksioneve amerikane ndaj kompanisë së naftës, NIS. Ai ka propozuar që Serbia të presë një takim mes Putin dhe Trump, ide që do të vendoste vendin dhe qeverinë e tij në një dritë të re vlerësimi nga fuqitë kryesore në Europë. Lidhur me këtë temë është prononcuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill, sipas të cilit ideja do të konsiderohet në Ushanigton.
Friedrich Merz, kancelari i mundshëm i Gjermanisë, pritet mirë nga Parisi
Kancelari i ri i mundshëm i Gjermanisë, Friesrich Merz, është pritur mirë nga Franca. Ministri i ri Tregtisë në Francë, Laurent Saint-Martin, ka përcjellë disa komente pozitive mbi emrin e Merz duke krijuar një klimë të re komunikimi për çështje strategjike të Unionit që duhet të sqarojë sesi do përballet me rivalitetin e Kinës dhe ShBA.
Skenari gjerman i ndarjes së Ukrainës, nuk funksionon
Kremlini përjashton zbatimin e njê skenari gjerman në Ukrainë. Skenari supozon ndarjen e vendit në linja demarkacioni në modelin e dy Gjermanive, por për zv.kreun e Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev, kjo zgjidhje është tërësisht jorealiste.
TikTok i shtohet tensioneve mes Francës dhe Algjerisë
Francës i ka dalë "një problem i ri" në politikën e jashtme: Algjeria. Ministria e Jashtme e kësaj të fundit ka hedhur poshtë akuzat për fushatë dizinformimi, provokuar nga një incident deportimi të një influenceri të TikTok-ut.
59 vjeçari u ndalua nga autoritetet franceze në Montpellier pasi postoi video në TikTok. U kthye në Algjeri, por ai nuk u pranua në Algjeri dhe u kthye sërish në Francë.
Mbyllin rubinetin edhe azerët, Serbia kalon në përdorim të rezervave të gazit
Serbia përballet këto ditë me një presion në rritje që lidhet me sanksionet amerikane për kompaninë kryesore të gazit, NIS. E përfshirë në lidhje interesi me Gazprom-in rus, kompania përfaqëson një ndër asetet më me vlerë të vendit dhe një instrument stabiliteti ekonomik.
