Bota

Bolton: "Izolacionizmi" i Trump nuk ka për të funksionuar

Postuar në 31 Dhjetor, 2024 18:02

Donald Trump po rikthehet në pushtet dhe rreth mandatit të tij të dytë ka shumë paqartësi.

Ndërron jetë Jimmy Carter

Postuar në 30 Dhjetor, 2024 00:06

Ka ndërruar jetë në moshën 100 vjeçare ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter. 

Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, shërbeu vetëm një mandat (1977-1981) dhe fitoi çmimin "Nobel" për Paqen për rolin e tij në konfliktin izraelito-egjiptian. Ndershmëria përcakton rolin dhe suksesin e tij në politikë: pas mandatit të Guvernatorit të Georgia-s në vitin 1971, ai merr mandatin e Presidentit të ShBA. 

Nuk ka qeveri tranzitore. Në Serbi po organizohet një revolucion

Postuar në 29 Dhjetor, 2024 16:27

Kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviç ka dekalruar se në vend ka një përpjekje për të organizuar një revolucion me ngjyra. Në një intervistë për Tv Pink, Vuçeviç ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë qeveri tranzitore për të zëvendësuar qeverinë e tij, që mund të lëvizet vetëm përmes zgjedhjeve.

Refuzimi i parë nga Rusia për plnet e Trump rreth Ukrainës

Postuar në 29 Dhjetor, 2024 16:17

Propozimet e deritanishme të Donald Trump për krizën në Ukrainë, duket se nuk japin një zgjidhje të përhershme dhe as priten mirë në Rusi. Në një intervistë për agjencinë “Tass”, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka komentuar propozimet e bëra nga ekipi i Trump duke theksuar refuzimin e parë rus.

Ne sigurisht që nuk jemi të kënaqur me propozimet e bëra nga përfaqësues të ekipit të presidentit të zgjedhur të SHBA për të shtyrë anëtarësimin e Ukrainës në NATO për 20 vjet dhe për dislokimin e një kontigjenti paqeruajtësish britanikë dhe europianë në Ukrainë

Turqit e "Baykar" blejnë kompaninë aeronautike italiane, "Piaggio"

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 18:04

Kompania turke, Baykar, e njohur më së shumti për prodhimin e dronit “Bayraktar” – TB2, ka blerë së fundmi kompaninë italiane të prodhimeve ajrore, “Piaggio Aereo”. Agjencia italiane, “ANSA”, raporton se PA ka qenë nën “administrim të jashtëzakonshëm” që nga viti 2018 dhe aktualisht kalon në pronësi turke, pasi ka marrë aprovimin e botës italiane të biznesit.

Rinisja e kompanisë është e siguruar

Shtete të tjera do të tërheqin njohjen e Kosovës

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 17:49

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka paralajmëruar se disa vende të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine do të tërheqin njohjen e Kosovës.

Rusia pranon përgjegjësinë për incidentin e avionit azer të rrëzuar në Kazakistan

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 15:45

Kremlini ka pranuar zyrtarisht përgjegjësinë për incidentin tragjik me një avion civil të linjës azere, AZAL. Agjencia e lajmeve “Tass” bën me dije se presidenti i vendit, Vladimir Putin, ka kërkuar ndjesë për incidentin tragjik, gjatë një telefonate me homologun e tij azer, Ilham Aliyev përmes të cilit ka përcjellë edhe “ngushëllimet më të sinqerta” familjeve për faktin se avioni u rrëzua dhe u godit në hapësirën ajrore ruse.

NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik

Postuar në 27 Dhjetor, 2024 16:27

NATO do të rrisë praninë e saj ushtarake në Balltik pas një akti të dyshuar sabotazhi kundër kabllove energjetike që lidhin Finlandën me Estoninë.

Akti në fjalë ndodhi më 25 dhjetor dhe ai konsiston në shkëputjen nga impianti energjetik të kabllit nënujor, Estlink 2, një muaj pasi në territorin suedez ndodhi i njëjti incident.

Takim privat me dyer të mbyllura mes Erdogan dhe Bartholomeut

Postuar në 26 Dhjetor, 2024 18:43

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar sot një takim privat me kreun e Kishës Orthodhokse, Patriarkun Ekumenik të Stambollit, Bartholomeu. Takimi është zhvilluar në pallatin presidencial dhe Erdogan njoftohet se ka përcjellë urimet për Krtishtilindjen “për qytetarët turq që ndjekin besimin Kristian”.

Protesta opozitare serbe kalohet në heshtje nga Perëndimi

Postuar në 26 Dhjetor, 2024 15:55

Për javë të tëra tashmë studentë në Novi Sad kanë protestuar duke bllokuar një rrugëkalim të qytetit në kujtim të ngjarjes së stacionit të trenit.

Mediat opozitare serbe kanë raportuar një valë protestash të grupeve të ndryshme të interesit sidomos në Beograd, aq sa qeveria serbe është detyruar të kërkojë negociata.

Ngjarjet kanë fituar një jehonë ndërkombëtare, por është për t’u shënuar se portesta e opozitës serbe është injoruar në masë të madhe nga Perëndimi.

Pages

Subscribe to RSS - Bota