Bota
Lufta III Botërore si temë ideologjike sesa gjendje faktike
Lufta e Tretë Botërore paska nisur. Në Ukrainë. Dhe ne nuk e kuptojmë. Mediat në Perëndim kanë dëshirë të madhe të luajnë me skenarin e fundit, apo me psikologjinë e Nostradamusit. Në një shkrim të posaçëm, “Politico” lufton qetësinë relative europiane me një titull të tillë. Dhe referon për komentet e një historiani të Luftës së Ftohtë, Sergey Radchenko.
Hera e fundit që kemi dëshmuar një gjë të tillë është në Afganistan, me invazionin sovjetik
Tentativë për të vrarë Papën në Irak më 2021-n
Papa Francesco thotë se ai ka shpëtuar nga një atentat në vitin 2021 gjatë një vizte në Irak. “Corriere della Sera” citon kujtimet e Papës, botuar së fundmi, në të cilat Bergolio tregon për një ngjarje gjatë vizitës së tij në Iraq, “për të cilën të gjithë më këshilluan ta shmangia”. Sipas librit në fjalë, Papa do vizitonte Mosulin ku ka kisha katolike. Gjatë qëndrimit në Bagdad shërbimet britanike kishin komunikuar informacione sipas të cilave një grua kamikaze, që mbante eksplozivë në trup synonte të vetëvritej gjatë vizitës.
Serbia po shkon drejt grevës së përgjithshme
Kreu i ri i Partisë Demokratiek Serbe, Srdjan Milivojevic, ka deklaruar në një intervistë për median opozitare, “N1” se Serbia po i drejtohet grevës së përgjithshme.
Mënyra më e mirë për të mposhtur një regjim të dhunshëm është përmes jodhunës. Ne kemi mjaftueshëm vetëdije politike dhe përgjegjshmëri që të mos pranojmë dorën e zgjatur të Vucic, që mund të provokonte një luftë civile në këtë vend. Ne nuk do të biem dakord me këtë. Përgjigja jonë do të jetë thirrja e një greve të përgjitshme
Vritet në Moskë kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore
Autoritetet ruse njoftojnë për vrasjen në Moskë të kreut të Forcave së Mbrojtjes Bërthamore dhe Njësisë së Mbrojtjes Kimike dhe biologjike. Sipas njoftimit, gjeneralmajor Igor Kirillov u vra si pasojë e një shpërthimi pranë një blloku rezidencial në Moskë.
Rusia pranon mundësinë e një lufte me NATO-n në Europë brenda dekadës
Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov ka deklaruar se Rusia do të përgatitet për luftë me NATO-n brenda kësaj dekade.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë duhet të jetë gati për çdo zhvillim ngjarjes, përfshirë një konflikt ushtarak me NATO-n në Europë në dekadën e ardhshme
ka thënë ai gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të dikasterit që drejton.
Tallje globale me raportimin e inskenuar të CNN në Siri
Ka ngjallur diskutime të shumta në media një video e transmetuar nga CNN ku sugjerohet se paraqitet një i sapoliruar nga burgjet e Assadit që lutet për fatin e tij më në fund të mirë.
Sipas mediave të ndryshme, reporterja Clarissa Ward e ka përshkruar në kronikën e vet personin në fjalë si një “të burgosur të harruar”, një pretendim që është redaktuar në rrjetet sociale në thelin e vet. Sipas
Greqia mbyll 10 vend-dislokime ushtarake në mbarë vendin
Greqia planifikon mbylljen e 10 grup dislokimeve ushtarake në mbarë vendin, në kuadër të nismësë së ministrit të Mbrojtjes, Dendias për të riorganizuar forcat e armatosura. 10 vend-dislokimet në Lakoni, Ftiodita, Janinë, Selanik, Kos dhe Evros do të mbyllen për t’u riorganizuar në destinacione të tjera në të njëjtat rajone.
Nuk kemi interes për konflikt me Sirinë
Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk ka interes të ketë konflikt me Sirinë. Ai ma shtuar se politika ndaj Damaskut do të zhvillohet bazuar mbi situatën në terren, ndërkohë që ka pranuar se ushtria izraelite ka kryer oparacione sulmi ndaj dislokimeve ushtarake siriane.
Ne nuk kemi interes për konflikt në Siri. Siria ka qenë armike jona për dekada...që ka lejuar Iranin të armatosë Hezbollahun përmes territorit të saj. Për të mos lejuar që kjo të ndodhë më ne kemi kryer një seri veprimesh këto kohë
Greqia blen armë nga Izraeli për t'u mbrojtur nga Turqia
Greqia është duke diskutuar për blerjen nga Izraeli të 36 njësive të sistemit raketor të artilierisë, PULS, në kuadër të masave për modernizimin e ushtrisë.
Kontrata mendohet të arrijë në 600 – 700 milionë euro në kuadër të një negociate më te gjerë që përfshin blerjen edhe të një sistemi mbrojtës. Në total Greqia mendon të shpenzojë 2 miliardë euro për mbrojtjen vetëm me Izraelin.
Turqia ndodhet në prag të një ere transformimi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se vendi i tij ndidhet në prag të një periudhe shndërrimesh që vijnë si rrjedhojë e krisjeve të mëda në rajon, Siri dhe në botë.
Ndërkohë që ne përpiqemi të zgjidhim problemet aktuale, ne duhet të dëshmojmë vullnetin për të vlerësuar mundësi të reja. Kombi ynë e ka treguar këtë vullnet duke qëndruar me ne në çdo betejë ku kemi hyrë në këto 22 vjet
