Bota

110 të vrarë në Haiti si të dyshuar për shtregoneri

Postuar në 09 Dhjetor, 2024 17:27

Bandat haitiane kanë masakruar të paktën 110 persona nën akuzën e shtregonerisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës në Cite Soleil dhe objektiv kanë qenë të moshuar që sipas liderit të bandës Viv Ansam, Monel “Mikano” Felix, i shkaktonin sëmundje fëmijës së vet.

30 universitete serbe nën bllokadën e studentëve

Postuar në 09 Dhjetor, 2024 15:56

Mediat opozitare serbe raportojnë për atë që e quajnë “bllokadë të universiteteve nga studentët”. Sipas medias N1, rreth 30 universitete janë nën bllokadë të studentëve që i janë bashkuar protestës masive në Serbi që pasoi tragjedinë e Novi Sadit. Po ashtu ata kërkojnë drejtësi për studentët e sulmuar gjatë protestës së 22 nëntorit.

Po kështu protesta ka njohur edhe gjeste të tilla si 15 minuta heshtje në mjedise publike në kujtim të 15 viktimave të Nodi Sadit.

Foto/Presidentja e Kosovës, Osmani në inaugurimin e Notre Dame

Postuar në 08 Dhjetor, 2024 22:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, padyshim që ka qenë përfaqësuesja më e spikatur shqiptare në inaugurimin e Notre Dame në Paris. Ajo është fotografuar me Presidentët e ShBA dhe Francës, Trump dhe Macron si dhe biznesmenin e njohur Elon Musk, që ka një zë të fortë në administratën e re amerikane. 

Assad ndodhet në Rusi. Kremlini: Azil mbi konsiderata humanitare

Postuar në 08 Dhjetor, 2024 20:30

Presidenti sirian Bashar al-Assad ndodhet në Rusi bashkë me familjen e tij. Lajmi konfirmohet nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve "Tass" që referon burime nga Kremlini. 

Agjencia shton se Assad'it i është dhënë azil duke konsideruar asektin njerëzor, një shënim ky që duket se e skualifikon Assad si kartë politike për Rusinë. 

Nga ana e vet Kremlini vë në dukje se mbështet një zgjidhje diplomatike me një rol të OKB-së, ndërkohë që ka konfirmuar se ka kontakte me rebelët sirianë dhe ka sigurimin e tyre për bazat ruse në Siri.  

100 miliardë euro për mbrojtjen europiane

Postuar në 08 Dhjetor, 2024 15:14

Komisioneri i ri europian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, ka kërkuar një buxhet 100 miliardë euro për mbrojtjen, një shifër që përfaqëson 10 fishin e buxhetit aktual. Kërkesa është cilësuar “revolucionare” dhe lidhet me situatën e sigurisë të krijuar nga invazioni rus në Ukrainë. Kubilius është komisioneri i parë europian për Mbrojtjen dhe ai përfaqëson një vendim për të grupuar industrinë europiane të mbrojtjes, rritur shpenzimet dhe për të dërguar më shumë armë në Ukrainë.

Forcat turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane marrin Manbij nga kurdët

Postuar në 08 Dhjetor, 2024 12:45

Forcat turke kanë marrë në këto momente qytetin sirian të Manbij që mbahej deri më tani mbahej nga kurdët peshmerga të mbështetur nga amerikanët. Grupi në krye të operacionit është Ushtria Kombëtare Siriane që ka qenë përherë e mbështetur nga Ankaraja.

Nuk dihet ende se çfarë përfaqëson kjo lëvizje por një gjë është e qartë: Turqia nuk do të lejojë autonomi kurdësh në Siri, apo çfarëdolloj qeverisjeje të tyre pasi I sheh si problem kërcënues për sigurinë e vet.

Bashar al Assad bie nga pushteti

Postuar në 08 Dhjetor, 2024 12:26

Bashar al Assad ka rënë nga pushteti. Nga 27 nëntori 2024 e deri më 8 dhjetor 2024, 10 ditët që tronditën Sirinë, në  të vërtetë kanë befasuar pjesën më të madhe të botës. Ka rënë një regjim familjar shiitësh që ka zënë fill 53 vjet më parë dhe që në vitin 2011 e më pas dëshmoi një vendosmëri tiranike për ta mbajtur pushtetin.

Grupi që është përgjegjës për këtë rënie të shpejtë është Hayat Tahrir al-Sham, asgjë më shumë sesa një transformim emri i Jabat al-Nusra së dikurshme, ndonëse kreu i tyre po bën çmos të shfaqet si një politikan që nuk ka konsiderata ekstremiste.

ShBA miraton ndihmë të re 1 miliardë $ për Ukrainën

Postuar në 08 Dhjetor, 2024 00:42

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar një paketë të re ndihme për Ukrainën në vlerën e 1 miliardë dollarëve. Në paketë përfshihen municion për sistemet HIMARS dhe dronë.

Paketa ka kaluar nën Nismën për Ndihnën në Siguri për Ukrainën që parashikon blerjen e armëve nga prodhues amerikanë të armëve.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder ka deklaruar se administrata aktuale synon të bëjë gjithçka është e mundur për të mbështetur Ukrainën përpara fundit të mandatit të vet. Ai ka shtuar se Departamenti i Mbrojtjes ka ende 9 miliardë dollarë.

Trump: Rusia ka humbur 600 000 trupa në Ukrainë, nuk e shpëton dot Assadin. SHBA të mos ndërhyjë!

Postuar në 07 Dhjetor, 2024 18:17

Duket se kriza siriane ka marrë një kthesë politike që duket se do të vulosë fatin e presidentit sirian, Bashar Al Assad. Me mbërritjen e papritur të atyre që quhen kryengritës në rrethinat e Damaskut, në lojë hyn diskutimi i të ardhmes së një vendi, për të cilin ka projekte edhe të ndarjes.

Vizita e Kurtit në Sarajevë nxit Beogradin: Në dyshim njohja prej nesh e integritetit territorial të Bosnjes

Postuar në 07 Dhjetor, 2024 15:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar së fundmi një vizitë në Bosnje – Hercegovinë, gjatë së cilës ka zhvilluar takime me përfaqësues zyrtarë të shtetit, por edhe ka marrë pjesë në një takim me intelektualë në Sarajevë quajtur “Rrethi 99”. Në fjalën e mbajtur, Kurti ka hedhur akuza të ashpra ndaj Serbisë, duke e cilësuar si shtetin më kitch në Europë, që tentoi luftë fetare në Banjska dhe që drejtohet nga një lidership i lidhur me krimet dhe genocidin.

Pages

Subscribe to RSS - Bota