Bota
Ambasadori gjerman në Kosovë: Tani nuk bëhet fjalë për hapjen e urës mbi Ibër
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përsëritur qëndrimin e shtetit gjerman për hapjen e Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Rohde ka thënë se situata aktuale e sigurisë nuk është në favor të hapjes së kësaj ure, ani pse ka një marrëveshje të arritur kohë më parë për këtë. Ai po ashtu ka thënë se ka rrezik për tensione, nëse ura hapet.
Gjeorgjia drejt asgjësimit të opozitës me ligj
Partia në pushtet në Gjeorgji mund të nxjerrë jashtë ligjit të paktën gjashtë parti nëse fiton zgjedhjet e radhës. Kryeministri Irakli Kobakhidze njoftoi se qeveria do të ndalojë disa parti kundërshtare pas zgjedhjeve të tetorit.
Lëvizja vjen pak ditë pasi partia në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane" kërcënoi se do të shpërndante grupimin më të madh të opozitës në Parlament, "Lëvizjen e Bashkuar Kombëtare" (UNM) e cila u themelua nga ish-presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili.
Emigrantët e paligjshëm do t'ia "postojmë" Brukselit
Hungaria mund t'i paguajë azilkërkuesit për të udhëtuar drejt Evropës Perëndimore, paralajmëroi një zyrtar i qeverisë së Viktor Orban.
Gergely Gulyas, i cili drejton zyrën e kryeministrit hungarez, njoftoi se kjo do të ishte një përgjigje e mundshme ndaj dënimeve që i janë dhënë Hungarisë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ICJ).
Djordjeviç: Rio Tinto dhe tabloidët nuk diskreditojnë dot punën tonë për pasojat e minierës së litiumit
Një ditë pasi në mediat serbe u publikua lajmi se “Rio Tinto”, kompania që ka marrë koncesionin e shfrytëzimit të minierës së litiumit në Jadar, kishte kërkuar tërheqjen e një artikulli të shkencëtarëve serbë nga revista “Nature”, është prononcuar edhe autorja kryesore, Dragana Djordjeviç. Sipas saj kërkimet e bëra prej ekipit serb përfshijnë studim në terren dhe ka kaluar disa redaktime.
Rusia propozon rezolutë të re për Gazan. "S'ka paqe me politikën që i përshtatet vetëm Izraelit"
Rusia ka propozuar së fundmi një rezolutë të re në OKB që sipas saj do të ndalojë dhunën në Gaza. Dokumenti titullohet formalisht mbi rregullimet në Lindjen e Mesme dhe është njoftuar nga zv.shefi i misionit të Përhershëm të Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky.
Në Afganistan nis të lulëzojë turizmi
Në Afganistan, qeveria talebane i ka kthyer sytë nga turizmi. Shifrat tregojnë një rritje të vazhdueshme të turizmit përgjatë tre viteve të fundit, megjithatë ato mbeten ende modeste.
Vizitorë nga e gjithë bota kanë nisur të shijojnë nga afër peizazhin skenik dhe historinë e lashtë të Afganistanit. Shumë prej tyre zgjedhin të zhyten në liqenet bruz të Parkut Kombëtar Band-e-Amir, ndërsa të tjerë eksplorojnë artin budist dhe rrënojat në Bamiyan apo bëjnë pazar në pazaret e zhurmshme të Kabulit.
"Rio Tinto" kërkon tërheqjen nga "Nature" të një studimi serb për minierën e litiumit në Jadar
Kompania britanike “Rio Tinto” që ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të minierës së litiumit në Jadar, ka kërkuar tërheqjen e një studimi të Dragana Djordjeviç dhe ekipit të saj nga publikimi në revistën “Nature”.
Brnabiç: Serbisë nuk i vjen më si Vuçiç në 300 vjet
Ka çdo vend idhujtarët e vet të liderit. Në Shqipëri kemi parë përpjekje të dëshpëruara për të krahasuar drejtues të tanishëm politikë me Skënderbeun, që është idealisht norma e heroit në kokën e një shqiptari.
Ana Brnabiç, kryetare e Parlamentit të Serbisë, ka deklaruar se ajo shpreson se Aleksander Vuçiç nuk do të largohet nga politika në vitin 2027, pasi:
Nuk do të ketë më kush të mendojë për Serbinë gjithë kohës
Më tej ajo ka cilësuar se:
Serbisë nuk i vjen më si ai për 300 vjet
Shefi i CIA-s Burns, vizitë në Sarajevë. Raportime edhe për një qëndirm në Beograd
Mediat raportojnë për një vizitë të zhvilluar sot më 20 gusht në Bosnje-Hercegovinë të shefit të shërbimit inteligjent amerikan, CIA, William Burns.
Sipas Radio Evropa e Lirë, Burns ka qenë në Sarajevë për të "diskutuar deklaratat separatiste të Milorad Dodik", president i Republikës Srpska.
Jamie Shea: Shumë shpejt do të shohim një Mitrovicë të bashkuar
Ish-zëdhënësi i NATO-s, britaniku Jamie Shea, shprehet në një intervistë për "Koha Ditore" se koha do sjellë së afërmi bashkimin e Mitrovicës.
...duhet të krijohen rrethana ndërkombëtare të stabilitetit atje për të lëvizur përpara. Tani, nuk e ndaj mendimin fatalist se për shkak se ajo urë ka qenë e mbyllur për një çerekshekulli do të mbetet përjetësisht e mbyllur.