Çfarë do të thotë të jesh francez?
Donald Trump është tashmë edhe një kurth i madh për Perëndimin. Rendja pas “ideve” të tija për sa i përket identitetit dhe ruajtjes së tij ka shpërthyer një debat edhe në një vend si Franca. Ministri i Drejtësisë në këtë vend, Gerald Darmain ka shtruar çështjen e ndryshimit të Kushtetutës për t’i dhënë fund marrjes së nënshtetësisë përmes së drejtës së lindjes, ose ius soli. Rreth këtij propozimi, kryeministri në detyrë, François Bayrou ka shkuar më tej: ai ka hapur debatin me pyetjen se çfarë do të thotë të jesh francez.
Çfarë të drejtash të jep të qenit francez? Çfarë detyrash kërkohen prej teje? Çfarë avantazhesh? Me çfarë angazhimesh lidhesh kur bëhesh pjesë e një komuniteti kombëtar?
pyet kryeministri.
Një diskutim i sëmurë që në nisje e që ekspozon frikën e përhershme të një pjese të shoqërisë europianoperëndimore ndaj imigrantëve dhe humbjes së pushtetit aktual. Edhe pse ekonomia imponon një shtim të forcës punëtore. Pyetjet e kryeministrit ngjajnë nga ana tjetër edhe si një taktikë për të mos folur në terma strikt vetëm për ius soli, por për ta zgjeruar debatin që nuk mund të thuhet se kur mbaron dhe për të mos e futur Francën në një spirale që e ekspozon atë keq.
Add new comment