500 000 trupa dhe akses në arsenalin bërthamor
Gara sapo ka nisur dhe sinjalet janë shqetësuese. Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar se vendi i tij synon të krijojë një ushtri me 500 mijë trupa aktive dhe të marrë akses në bombën bërthamore.
Ne duhet të vetëdijësohemi se Polonia duhet të synojë për kapacitetet më modern, gjithashtu lidhur me armët bërthamore dhe armët moderne jokonvencionale. Kjo është jë garë për sigurinë, jo për luftën
është shprehur ai në parlamentin polak.
Sipas tij shembulli i Ukrainës, një vend që hoqi dorë nga arsenali bërthamor dhe mandej u sulmua nga Rusia ilustron sesa të nevojshme janë masat që duhen marrë. Ideja që qëndron pas kësaj politike është mobilizimi. Polonia aktualisht ka 200 000 trupa aktive, që e bën atë ushtrinë e tretë më të madhe të NATO-s, pas SHBA dhe Turqisë. Ukraina ka 800 000 trupa, kurse Rusia, 1.3 milionë trupa.
Çdo mashkull i shëndetshëm duhet të stërvitet që të jetë i aftë të mbrojë vendin në rast nevoje. Ne do të përgatitemi në një mënyrë të tillë që të mos jetë barrë për popullin
shtoi ai.
Add new comment