Trump njofton: I kam shkruar letër Ayatollahut Khamenei për negociata për çështjen bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar së fundmi se ka kërkuar përmes një letre për liderin iranian, Ayatlloah Khamenei, negociimin e çështjes bërthamore. Ndonëse Ministria e Jashtme iraniane ka nënvizuar se nuk mund të negociohet në kushtet e presionit makismal, Trump ka vënë në dukje në një klip për Fox Bussines se:
U kam shkruar një letër ku u them se shpresoj se do të negocioni pasi nëse do të shkojmë te rruga ushtarake, do të jetë një gjë e tmerrshme për ta. Nuk mund t’i lëmë të kenë armë bërthamore
Nuk ka ende një përgjigje të qartë nga Irani, por mediat vënë në dukje se qëndrimi në fjalë përfaqëson një ndryshim të madh nga deklarimet e mëparëshme të Trump që paralajmëronte se do bombardonte Iranin.
Add new comment