Bota
SARS-CoV-2, në Athinë përllogaritet numri i të infektuarve përmes ujërave të zeza
Në Greqi, studiuesit kanë bërë një përllogaritje të përafërt të bartësve të virusit SARS-CoV-2 përmes ujërave të zeza. Studimi është bërë vetëm për Athinën dhe, referuar shifrave, jep një panoramë shqetësuese të situatës së të infektuarve.
Ngarkesa virale e gjetur në ujërat e zeza të Athinës tregon se mund të ketë 80 000 deri 90 000 bartës simptomatikë ose asimptomatikë të Covid-19 në zonë, tha Nikos Thomaidis, profesor i kimisë analitike në Universitetin e Athinës.
BE i mbyll “derën” vaksinës ruse
Bashkimi Europian nuk ka ndërmend të përfshijë Sputnik V në spektrin e vaksinave që po përdoren për të imunizuar popullatën europiane. Ajo që deri tani është lënë të kuptohet, përfundimisht është thënë me zë nga zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer.
Kina “hyn” në orbitën e Marsit
Një anije kozmike kineze hyri në orbitën e Marsit të mërkurën, në misionin për të çuar atje një rover, i cili do të mbledhë të dhëna për ujin nëntokësor dhe shenja të mundshme të jetës së dikurshme në planetin e kuq.
"Sonda kineze Tianwen-1 hyri me sukses në orbitën rreth Marsit të mërkurën, pas një udhëtimi gati shtatë-mujor nga Toka", njoftoi agjencia kineze e lajmeve, Xinhua.
Turqia shpalos ambicien hapësinore
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan zbuloi të martën një program ambicioz 10-vjeçar hapësinor për vendin e tij që përfshin misione në Hënë, dërgimin e astronautëve turq në hapësirë dhe zhvillimin e sistemeve satelitore të zbatueshme ndërkombëtarisht.
Erdogan thotë se Turqia planifikon të vendosë "një kontakt të parë me Hënën" në 2023, kur vendi shënon 100-vjetorin e themelimit të republikës turke.
Gjeopolitika e vaksinave, Ballkani Perëndimor kthen sytë nga Lindja
Serbia mban deri tani vendin e parë për avancimin në fushatën e vaksinimit. Falë Kinës, ajo është pararojë në Evropën kontinentale. Rreth 7% e serbëve kanë bërë deri tani të paktën një dozë të vaksinës, një normë më shumë se dyfishi i mesatares aktuale të Bashkimit Evropian, ku midis 3 dhe 4 për qind e njerëzve janë vaksinuar që në fillim të shkurtit.
OBSh rrëzon mundësinë e daljes së Sars-CoV-2 nga laboratori
Koronavirusi mund të mos e ketë origjinën në Wuhan. Shkencëtarët e OBSH-së po mbajnë sot një konferencë për të hulumtimet mbi origjinën e SARS-CoV-2 në Kinë, gjatë së cilës deklaruan se është “jashtëzakonisht e pamundur” që virusi të ketë dalë nga një laborator dhe kanë kërkuar që të mos studiohet më tej në teori. Në vend të kësaj, Peter Embarek, udhëheqësi i ekipit të OBSH-së, tha që studime të mëtejshme duhet të kryhen nëse virusi është importuar në vend - ndoshta përmes mishit të ngrirë të shitur në tregun në Wuhan, nga ku u zbuluan rastet e para të të infektuarve.
Një në pesë vdekje, për shkak të ndotjes së ajrit
Ajri i ndotur u ka marrë jetën 8.7 milionë njerëzve gjatë vitit 2018. Praktikisht, një në pesë vdekje të ndodhura në 2018 ka qenë për shkak të ndotjes së ajrit nga djegia e lëndëve djegëse fosile si qymyri dhe nafta. Studimi i ri që ka dalë në këtë konkluzion përllogarit që më shumë se një në 10 vdekje në SHBA dhe Evropë janë për shkak të ndotjes. Në Azinë Lindore, ku hyn Kina, gati një e treta e vdekjeve janë për këtë shkak. Shkalla e vdekjeve në Amerikën e Jugut dhe Afrikë ishte dukshëm më e ulët.
Kuba lejon zgjerimin e bizneseve private
Në Kubë, për herë të parë shteti do të zgjerojë hapësirat për hapjen e biznesve private në shumicën e sektorëve. Ky hap që shënon një kthesë të madhe në vendin komunist u njoftua nga ministrja e Punës, Marta Elena Feito, sipas të cilës, lista e aktiviteteve të autorizuara zgjerohet nga 127, në më shumë se 2 000.
"Puna private vazhdon të zhvillohet dhe është objektivi i kësaj reforme", citon Feiton agjencia e lajmeve, AFP. Ajo tha se masa do të "ndihmojë në çlirimin e forcave prodhuese" të sektorit privat.
Von der Leyen mbron Borrell pas vizitës “poshtëruese” në Rusi
Më shumë se 70 europarlamentarë i kërkuan dorëheqjen shefit të diplomacisë europiane pas kthimit të tij nga Moska. Duke e quajtur poshtëruese vizitën e Joseph Borrell në Rusi, 73 eurodeputetë kanë nënshkruar deri më tani një letër, në të cilën i kërkojnë presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të marrë masa nëse ai nuk largohet.
Frontex në kaos/Skandalet trazojnë Agjencinë Europiane të Kufirit
Agjencia Europiane e Kufijve është në kaos. Akuza për ngacmime në vendin e punës, keqmenaxhim dhe parregullsi financiare rëndojnë mbi kreun e FRONTEX, Fabrice Leggeri.
