Bota

Sërish “friend” me Australinë

Postuar në 23 Shkurt, 2021 10:32

Facebook do të rikthejë faqet australiane të lajmeve pasi të negociojë me qeverinë ndryshimet në projektligjin që detyron gjigantët e teknologjisë të paguajnë për përmbajtjen që mediat postojnë në platformë.

Australia dhe grupi i mediave sociale janë në një ngërç për më shumë se një jave, pasi qeveria prezantoi ligjin që sfidon dominimin e Google në Facebook dhe Alphabet Inc në tregun e përmbajtjes së lajmeve.

BE, sanksione për katër zyrtarë rusë

Postuar në 22 Shkurt, 2021 15:12

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord sot për të vendosur sanksione ndaj katër zyrtarëve të lartë rusë, një përgjigje kjo kryesisht simbolike ndaj burgimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Kryediplomatët arritën një marrëveshje politike gjatë takimit të tyre të hënën pasi Franca, Gjermania, Polonia dhe vendet baltike i kërkuan bllokut me 27 anëtarë t'i dërgojnë një mesazh presidentit Vladimir Putin se debati dhe protesta duhet të lejohen në Rusi.

Familja e Malcolm X kërkon rihapjen e hetimeve për vrasjen e tij

Postuar në 22 Shkurt, 2021 01:58

Vajza e aktivistit të njohur të të drejtave të njeriut në vitet ’50-’60 në SHBA, Malcolm X, ka kërkuar rihapjen e hetimeve për vrasjen e tij. Sipas raportimeve në media, shkak është bërë një dëshmi e re që implikon policinë e New York dhe Byronë Federale të Hetimit.

Çdo evidencë që siguron mundësi zbardhjeje të së vërtetës pas tragjedisë së tmerrshme duhet të hetohet rigorozisht

Njoftohet arritja e një "zgjidhjeje të përkohshme" me Iranin për programin bërthamor

Postuar në 22 Shkurt, 2021 01:42

Drejtri i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka deklaruar së fundmi se ai ka arritur të negociojë një “zgjidhje të përkohshme” meë Iranin lidhur me programin bërthamor të këtij të fundit.

Perëndimit nuk i pëlqen që Rusia ka Zot shtëpie. Kjo është kriza

Postuar në 20 Shkurt, 2021 22:39

Shefi i diplomacisë ruse thotë se aktualisht marrëdhëniet Europë-Rusi nuk janë në momentin më të mirë dhe kjo krizë ka kohë që ka nisur. Në një intervistë me RBC, Sergei Lavrov thotë se gjithçka filloi kur Evropa nisi të shfaqte pakënaqësi mbi refuzimin e Rusisë për të “jetuar në një shtëpi ku i zoti ia ka caktuar këtë rol vetes”.  Lavrov thotë se në vitet ‘90, marrëdhëniet Lavrov Rusi-Perëndim ishin të mira "sepse askush në Rusi nuk kishte kundërshtime mbi atë se “kush është i zoti i shtëpisë”. “Kështu ata vendosën që ky është fundi.

Rusi, raportohet rasti i parë i infeksionit njerëzor me virusin e gripit të shpendëve H5N8

Postuar në 20 Shkurt, 2021 18:07

Rusia njoftoi se ka zbuluar virusin e gripit të shpendëve H5N8 te njerëzit, për herë të parë, dhe për këtë ka vënë në dijeni Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kalimi te njeriu

Arabia Saudite forcon ushtrinë, do të investojë 20 miliardë dollarë

Postuar në 20 Shkurt, 2021 18:00

Arabia Saudite do të investojë më shumë se 20 miliardë dollarë në industrinë ushtarake vendase përgjatë dekadës së ardhshme. Ky objektiv është pjesë e planeve agresive për të rritur shpenzimet ushtarake lokale, bëri të ditur sot kreu i rregullatorit të industrisë ushtarake të mbretërisë.

Biden siguron aleatët se do të përmbysë politikat e Trumpit

Postuar në 20 Shkurt, 2021 14:56

Presidenti amerikan Joe Biden do të ndryshojë disa prej politikave që ndoqi paraardhësi i tij, Donald Trump.

Disa flasin, të tjerë veprojnë. Serbia me 4 vaksina, njoftohet mbërritja e 150 000 dozave të AstraZeneca-s

Postuar në 20 Shkurt, 2021 14:36

Serbia vazhdon të kryesojë radhën e vendeve europiane për vaksinim duke dëshmuar aftësi lobimi shumë të mira në një situatë që duket se paraqet vështirësi të posaçme. Mediat serbe njoftojnë se nesër, dt. 21 shkurt, mbërrijnë në Beograd 150 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca duke e çuar në katër llojet e vaksinave që janë në dispozicion të qytetarëve serbë.

Vaksinim i miqve pa radhë, dorëhiqet ministri i Shëndetësisë në Argjentinë

Postuar në 20 Shkurt, 2021 14:27

Pas Perusë ku ish-presidenti hyri si vullnetar në testet e vaksinës anti-CoVid-19, një tjetër skandal i ngjashëm ka prekur Argjentinën. Ministri i Shëndetësisë, Gines Gonzales Garci ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se miq të tij janë vaksinuar jashtë radhe.

Pages

Subscribe to RSS - Bota