Bota

60% e rusëve nuk e duan vaksinën Sputnik V

Postuar në 02 Mars, 2021 23:21

Pothuajse dy të tretat e rusëve nuk janë të gatshëm të vaksinohen me Sputnik V dhe afërsisht i njëjti numër beson se koronavirusi u krijua artificialisht si një armë biologjike.

Qendra Levada, e cila ka kryer sondazhin, tha se 62% e të pyeturve nuk dëshironin të merrnin vaksinën e prodhuar në Rusi, raporton Yahoo.

Shumica e të anketuarve përmendën efektet anësore - të cilat mund të përfshijnë ethe dhe lodhje - si arsyeja kryesore për të refuzuar vaksinimin.

President me para të pista, burg për vajzën e eurodeputetit Trajan Basescu

Postuar në 02 Mars, 2021 18:39

Ish-ministrja rumune e Turizmit dhe vajza e ish-presidentit Traian Basescu janë dënuar për korrupsion.

Ish-ministrja Elena Udrea – bashkëpunëtore dhe aleate e ngushtë politike e Presidentit Basescu - u dënua me tetë vjet burg për nxitje të korrupsionit nga Gjykata e Apelit e Rumanisë.

Ioana Basescu, vajza e ish-presidentit, u gjet fajtore për mbledhjen dhe pastrimin e parave që u përdorën më pas për të paguar për fushatën zgjedhore presidenciale të babait të saj në 2009. Ajo u dënua me pesë vjet burg.

Të dyja i kanë hedhur poshtë akuzat.

Vuçiç i dhuron 10 000 vaksina Bosnje-Hercegovinës

Postuar në 02 Mars, 2021 15:16

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka bërë sot një lëvizje politike që me gjasë shenjon një konfirmim të një roli të ri të Beogradit në politikën rajonale. Mediat serbe raportojnë se ai ka vizituar Sarajevën për të dorëzuar një paketë ndihme prej 5000 dozash vaksine AstraZeneca në formë dhurate. Ai është pritur nga presidenti i Republikës Srpska, pjesë kosntituive e Federatës, Milorad Dodik dhe anëtari boshnjak i presidencës, Sefik Dzaferoviç. Në aeroport nuk ka qenë i pranishëm presidenti i Bosnjes, kroati Zhelko Komshiç, që më herët u tha se do të priste homologhun serb.

Belgjika del kundër pasaportës së vaksinës

Postuar në 02 Mars, 2021 15:03

Ministrja e Jashtme belge është zëri i radhës që kërkon qartësi në lidhje me pasaportën e vaksinës. Sophie Wilmes është shprehur se vaksinimi kurrsesi nuk duhet të lidhet me lirinë e lëvizjes në Evropë", siç synon pasaporta digjitale evropiane COVID-19.

Vaksinat, Austria dhe Danimarka “shkëputen” nga BE

Postuar në 02 Mars, 2021 11:03

Austria dhe Danimarka do të ndryshojnë kursin në lidhje me vaksinat anti-Covid. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, para udhëtimit të tij në Izrael, njoftoi se vendi i tij do të prodhojë vaksina në bashkëpunim me Izraelin.

Nuk do të mbështetemi më te BE-ja në të ardhmen dhe, së bashku me Izraelin, do të prodhojmë doza të vaksinave të gjeneratës së dytë për mutacione të mëtejshme të koronavirusit dhe të punojmë së bashku për të kërkuar mundësi trajtimi në vitet e ardhshme", citohet Kurz nga agjencia APA.

Ish-presidenti francez dënohet me tre vjet burg për korrupsion

Postuar në 01 Mars, 2021 17:28

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, u shpall sot fajtor për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm dhe u dënua me tre vjet burg. Megjithatë, 66-vjeçari Sarkozy ka të drejtën të kërkojë që dënimi i tij me burg - prej të cilit dy vjet janë pezulluar - të konvertohet në arrest shtëpie me byzylyk elektronik.

Sarkozy bëhet kështu ish-lideri i dytë francez që i jepet dënim me burg. Paraardhësit të tij në Elysée, Jacques Chirac, iu dha një dënim me dy vjet burg, pasi u shpall fajtor për korrupsion ndërsa shërbente si kryetar i Bashkisë së Parisit.

KFOR, stërvitje fluturimi në Kosovë  

Postuar në 28 Shkurt, 2021 18:11

Misioni i NATO-s, KFOR, kreu të enjten një stërvitje fluturimi në Kosovë. Gjashtë helikopterë nga kontigjentet kroate, zvicerane dhe të Shteteve të Bashkuara u nisën nga aeroporti ushtarak Slatina, fluturuan mbi kampin Bondsteel, Prizren, Pejë, Aeroportin e Slatinës dhe Prishtinë dhe më në fund u ulë në Kampin e Film City, ku ndodhen edhe zyrat e KFOR-it.

Juan Carlos i kthen Spanjës miliona euro taksa pas skandalit të korrupsionit

Postuar në 27 Shkurt, 2021 15:57

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos I, ka paguar faturën e dytë të taksave pasi u arratis në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pagesa prej 4.4 milion € u konfirmua nga avokati i ish-mbretit të premten. Kjo është pagesa e dytë që Juan Carlos kthen pas marrëveshjes me autoritetet spanjolle.

Pas abdikimit nga froni në 2014, kur u pasua nga djali i tij Felipe VI, Carlos u arratis në Emirate për shkak të frikës së ndjekjes penale për një skandal korrupsioni.

Italia do të vaksinojë edhe të shëruarit nga Covid-19

Postuar në 27 Shkurt, 2021 11:29

Italia ka vendosur vaksinimin e personave që e kanë kaluar Covid-19. Duke qenë se antitrupat konsiderohet se janë ende aktivë, për ata që janë shëruar nga Covid-19, një dozë e vaksinës do të jetë e mjaftueshme.

Agjencia e Barnave ka dhënë miratimin, ndërsa Ministria e Shëndetësisë po harton projektin. Për momentin, të shëruar nga Covid-19 në Itali janë mbi dy milionë njerëz, sipas buletinit të fundit saktësisht  2 387 032 persona.

Itali, "raprezalje" administrative ndaj platformave të shpërndarjes së ushqimit

Postuar në 26 Shkurt, 2021 13:25

Prokurorët e Milanos dhe Inspektorati Italian i Punës kanë urdhëruar katër platforma kryesore të shpërndarjes së ushqimit të punësojnë plotësisht mbi 60 000 korrierë dhe të paguajnë një gjobë total prej 733 milionë €.

Shpërndarësit, të cilët kanë punuar për Uber Eats, Glovo, Just Eat dhe Deliveroo në Itali nga 2017 në 2020 tani duhet të trajtohen si "punëtorë të koordinuar dhe të vazhdueshëm", deklaruan prokurorët.

Pages

Subscribe to RSS - Bota