Lavrov ftohet në Pekin pas samitit SHBA-Kinë

Rusia dhe Kina intensifikojnë marrëdhëniet pas presionit të SHBA-ve. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të vizitojë Pekinin pas një ftese zyrtare nga autoritetet kineze, që erdhi menjëherë pas një raundi bisedimesh me SHBA-të.
Lavrov pranoi ftesën nga homologu kinez Wang Yi të enjten dhe pritet të udhëtojë drejt Kinës më 22 mars.
Oferta vjen ndërsa zyrtarët e lartë në administratën e Joe Biden, përkatësisht Sekretari i Shtetit, Tony Blinken, dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, takohen me homologët e tyre kinezë në Anchorage, Alaska, për një raund bisedimesh.
Që në ditën e parë, ky samit pati debate pasi Blinken akuzoi Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut dhe minimin e "rendit të bazuar ligj".
Diplomati i lartë i Pekinit, Yang Jiechi, u kundërpërgjigj me një monolog 15-minutësh, duke akuzuar SHBA për përdorimin e "forcës së saj ushtarake dhe hegjemonisë financiare për të shtypur vendet e tjera".
Lëvizja vjen pak ditë pasi SHBA u vuri sanksione 24 zyrtarëve në Kinë dhe Hong Kong. Po ashtu, në një deklaratë të përbashkët, Blinken dhe homologët e tij japonezë akuzuan Republikën Popullore të Kinës për presion, ndërsa mbështetën pretendimin e Tokios për të diskutuarit Ishujt Senkaku, të njohur në Kinë si Ishujt Diaoyu.
Add new comment