Bota
Vendimi/Gjykata e Hagës ka të drejtë të hetojë Izraelin dhe palestinezët për krime lufte
Një trupë gjykuese e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet ka vendosur se kjo gjykatë ka të drejtë të hapë një hetim penal kundër Izraelit dhe palestinezëve për krime lufte që dyshohet se janë kryer në Bregun Perëndimore, Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor.
Diplomaci pa hequr dorë nga interesat/Burgosja e Navalnyt nuk kushtëzon Nord Stream 2
Gjermania nuk duhet të heqë mbështetjen për projektin e gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia, pavarësisht qëndrimit në lidhje me burgosjen e liderit të opozitës ruse. Armin Laschet, njeriu që ka më shumë shanse të bëhet kancelari gjerman i radhës, thotë se në politikë duhet të jesh realist.
"Ne duhet ta marrim botën siç është, në mënyrë që ta bëjmë atë më të mirë".
Rusia dëbon ambasadorët e Gjermanisë, Polonisë dhe Suedisë
Rusia ka dëbuar diplomatët nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, me pretendimin se kanë qenë pjesë e protestave pro-Aleksei Navalny-t.
Vendimi vjen në të njëjtën ditë që shefi i punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, ndodhet në Moskë për një vizitë diplomatike treditore.
Smartmatic padit Fox News për dezinformim, kërkon 2.7 miliardë dollarë dëmshpërblim
Smartmatic ka paditur Fox News për përhapje lajmesh të rreme, duke kërkuar dëmshpërblim 2.7 miliardë dollarë. Kompania e sistemeve elektronike është akuzuar shpesh për manipulim në zgjedhjet presidenciale dhe disa prej zërave që i kanë përsëritur këto akuza janë shfaqur në Fox News. Smartmatic, e cila është është shpallur fituese për të realizuar procesin e identifikimit biometrik të votuesve në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, pretendon se është dëmtuar nga këto akuza.
SHBA tërheq mbështetjen për luftën e Arabisë Saudite në Jemen
Amerika nuk do të mbështesë më fushatën ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen. Presidenti Joe Biden kërkoi të enjten që lufta më shumë se gjashtëvjeçare, e parë gjerësisht si një konflikt ndërmjet ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, të marrë fund. Timothy Lenderking, diplomat veteran, është emëruar në postin e të dërguarit special të SHBA për Jemenin në përpjekje për të rritur kapacitetet diplomatike dhe "për t'i dhënë fund luftës në Jemen, një luftë e cila ka krijuar katastrofë humanitare dhe strategjike".
Një tjetër efekt afatgjatë i Covid-19: redukton fertilitetin te meshkujt
Numri i madh i vdekjeve mund të mos jetë i vetmi efekt i Covid-19 në terma të reduktimit të popullatave. Shkencëtarët po ngrenë alarmin në lidhje mundësinë e dëmtimit të fertilitetit mashkullor nga koronavirusi.
Macron në prindërim shtetëror: Synimi ynë, një brez jo duhanpirës
Bota e sotme gëlon nga tipa që duan të bien në sy. Edi Ramën e kemi në Shqipëri, një dikush që ekziston për të rënë në sy. Dhe bën çmos, shpenzon kohë, energji dhe para që të duket si pallo(sh)i më shumëngjyrësh në katundin tonë. Ka zgjedhur ngjyrat ta bëjë këtë se atë zeje njeh më mirë. Mirëpo edhe të ankohemi shumë nuk ka kuptim. Sepse në një kohë si jona ku jemi pjesë e të njëjtit realitet informative global, kupton se të tillë qenkan ngado.
Danimarka aplikon pasaportën e vaksinës
Danimarka bëhet vendi i parë që vë në jetë planin për një pasaportë digjitale të vaksinimit. Brenda shkurtit, danezët mund të kontrollojnë statusin e tyre online dhe të printojnë certifikatat e vaksinimit.
Ministri danez i Financave, Morten Bodskov, tha se pasaporta digjiitale e vaksinës është një mënyrë përmes të cilës mund të rimëkëmbet ekonomia.
Turqia është forcë dominuese në Mesdheun Lindor. Europa duhet ta pranojë, i pëlqen apo jo
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder vlerëson se Turqia është tanimë një forcë dominues në Mesdheun Lindor dhe bën thirrje që Europa ta pranojë dhe njohë një realitet të tillë. Në një libër të publikuar prej tij, titulluar: “Shansi i fundit”, Schröder shkruan se ndryshime si këto me Turqinë apelojnë për nevojën e një rendi të ri botëror.
Qeveri teknike në Itali, vjen Super Mario
Dritë në fund të tunelit për krizën politike të radhës në Itali. Mario Draghi, ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, shihet si çelësi i zgjidhjes së krizës. Draghi takohet sot me presidentin Sergio Mattarella, i cili e ka bërë të qartë domosdoshmërinë për një qeveri jo-politike që do të udhëheqë Italinë gjatë pandemisë së koronavirusit. Palët erdhën në këtë konkluzion pasi përpjekjet për të mbajtur gjallë koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kryeministri Giuseppe Conte dështuan përfundimisht.
