Bota
Danimarka aplikon pasaportën e vaksinës
Danimarka bëhet vendi i parë që vë në jetë planin për një pasaportë digjitale të vaksinimit. Brenda shkurtit, danezët mund të kontrollojnë statusin e tyre online dhe të printojnë certifikatat e vaksinimit.
Ministri danez i Financave, Morten Bodskov, tha se pasaporta digjiitale e vaksinës është një mënyrë përmes të cilës mund të rimëkëmbet ekonomia.
Turqia është forcë dominuese në Mesdheun Lindor. Europa duhet ta pranojë, i pëlqen apo jo
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder vlerëson se Turqia është tanimë një forcë dominues në Mesdheun Lindor dhe bën thirrje që Europa ta pranojë dhe njohë një realitet të tillë. Në një libër të publikuar prej tij, titulluar: “Shansi i fundit”, Schröder shkruan se ndryshime si këto me Turqinë apelojnë për nevojën e një rendi të ri botëror.
Qeveri teknike në Itali, vjen Super Mario
Dritë në fund të tunelit për krizën politike të radhës në Itali. Mario Draghi, ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, shihet si çelësi i zgjidhjes së krizës. Draghi takohet sot me presidentin Sergio Mattarella, i cili e ka bërë të qartë domosdoshmërinë për një qeveri jo-politike që do të udhëheqë Italinë gjatë pandemisë së koronavirusit. Palët erdhën në këtë konkluzion pasi përpjekjet për të mbajtur gjallë koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kryeministri Giuseppe Conte dështuan përfundimisht.
Kosovë, në krye të listës së Vetëvendosjes del Vjosa Osmani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar listat zgjedhore të subjekteve politike për garën elektorale të 14 shkurtit. Listës së Lëvizjes Vetëvendosje do t’i prijë ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila garon me numrin 2 në këtë listë. Edhe pse Kurti tha se nuk do të tërhiqet nga lista e kandidatëve, tashmë e para figuron Vjosa Osmani, ish-nënkryetarja e LDK-së, e cila ka krijuar një nismë të vetën politike dhe ka bashkuar forcat me Vetëvendosjen.
Sputnik V jep imunitet për më shumë se dy vjet
Në një studim të botuar në “Lancet”, shkencëtarët konfirmuan të martën se vaksina ruse, Sputnik V, është efektive në 91.6% të rasteve. Kësaj i shtohet edhe afati i imunizimit që jep ajo, që sipas kreut të laboratorit ku u zhvillua, shkon të paktën deri 2 vjet.
Letër e hapur për Joe Biden: Mbylleni Guantamon, burgun që nuk duhej hapur kurrë!
Disa ish-të burgosur të Guantanamos i kanë dërguar një letër presidentit të zgjedhur të SHBA, Joe Biden, përmes të cilës kërkojnë mbylljen e burgut që u bë i famshëm për ushtrim torturash.
Jack Ma hiqet nga lista e të preferuarve të qeverisë kineze
Jack Ma nuk është më në listën e të preferuarve të qeverisë kineze. Themeluesi i "Grupit Alibaba" nuk figuronte në listën e sipërmarrësve kinezë të botuar nga media shtetërore, Shanghai Securities News.
Marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Izrael "acarojnë" Serbinë dhe Turqinë
Zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, pika më e rëndëishme e marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ka shkaktuar reagime. Ky hap u cilësua nga të dyja vendet si historik, por pakënaqësitë e para erdhën nga Serbia.
Ministri i Jashtëm serb tha se kjo ndikon në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Izraelit.
Grusht shteti në Mianmar, ushtria merr kontrollin e vendit
Në Mianmar, ushtria ka marrë kontrollin e vendit me anë të një grushti shteti. Me anë të një suklmi të befasishëm mëngjesin e së hënës, ushtria vuri nën kontroll institucionet dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas arrestimit të Aung San Suu Kyi dhe udhëheqësve të tjerë të lartë të qeverisë.
Dubai, 2 miliardë vaksina brenda 2021 për vendet në zhvillim
Ndarjet që ka shkaktuar vaksina dhe pamundësitë e disa vendeve për ta siguruar po krijojnë terren për manovra të reja.
Kompanitë më të mëdha në Dubai janë mbledhur në një aleancë që synon të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash Covid-19 nëpër botë brenda këtij viti.
