Arkiv-Opinion

Shkishërimi i kujt?

Postuar në 08 Tetor, 2012 03:34

Akti i ndërmarrë nga Kuria Arqipeshkvore Metropolitane e Shkodrës, më 14 Shtator, më saktë dekreti nr. 96/2012 i lëshuar prej saj u transmetua gjerësisht në media si "dekreti i shkishërimit", nëpërmjet të cilit Kisha Katolike Shqiptare në përgjigje të shtimit të rasteve të vrasjeve me motiv gjakmarrjen, shpalli se do të shkishëronte secilin prej atyre që kryenin atë veprim. Pati bujën e zakonshme mediatike, ku më së shumti u debatua mbi raportet midis laikes dhe fetares, por pa marrë vëmëndjen e zakonshme përsa i përket thelbit të secilës prej tyre, e aq më pak asaj fetares.

Rama synon t’ia marrë votuesit Topit?!

Postuar në 07 Tetor, 2012 17:10

“Bamir Topi të dalë nga qypi... të mos flasë si miza në qyp... të na sqarojë nëse do të marrë vota nga të pakënaqurit me Saliun, për të shkuar prapë te Saliu, apo do t’i kundërvihet deri në fund qeverisë?” Këto fjalë janë të Edi Ramës, thënë para 3 javësh në emisionin “Tonight me Ilva Taren”. Dhe një javë më vonë, erdhi edhe kundërpërgjigjia e Topit, në të njëjtin emision: “Unë dola nga qypi, por ti [Rama] zbrit nga pema, lëri ciu ciut dhe zbrit në terren; vendi ka nevojë për opozitë”.

Në pritje të çmimit Nobel

Postuar në 07 Tetor, 2012 06:03

Gjithmonë kam menduar se nxitjen e parë për të shkruar “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” Kadare e ka pasur nga një vepër e një piktori rus që quhet Vereshҫagin. Në mendjen time kam përfytyruar sesi Kadare, student në Institutin Gorki në Moskë, në një nga vizitat e tij, apo ndoshta në vizitën e parë, në galerinë e famshme të arteve “Tretjakovskaja” ka ndaluar pak më gjatë para tablosë “Të mundurit” të Vereshҫaginit. Tablonë e zotëron një fushë e madhe, e mbushur me ushtarë të vrarë. Shumë ushtarë të vrarë.

Të armatosur të rrezikshëm

Postuar në 07 Tetor, 2012 05:46

Java qȅ kaloi pȅr fat tȅ keq ruajti traditȅn e normalitetit tȅ realitetit Shqiptar. Disa qytetare u larguan mizorisht nga jeta, disa tȅ tjerȅ pak mȅ fatlumȅ se tȅ parȅt, provuan shijen e plumbave por arritȅn tȅ mbijetojnȅ.

Replikë ndaj "debatit pa skaje" të Ardian Vehbiut

Postuar në 06 Tetor, 2012 08:43

I nderuem Ardian,

100 vjet vetmi: prelud i një kombi të dështuar!

Postuar në 06 Tetor, 2012 06:15

Ekzaltimi shqiptaresk mbi përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së shtetit duket të ketë zëvendësuar ndjeshëm çdo tematikë tjetër. Simbole mbi 100 vjetorin, fjalime mbi 100 vjetorin, filma dhe pjesë teatrale mbi 100 vjetorin, fushata mediatike mbi 100 vjetorin e mbi të gjitha përralla me mbret për të shumëpërfolurin 100 vjetor! Në lëmin e mediokritetit, hipokrizisë, cinizmit, gërnjarisë, arrogancës, mjerimit, etj. etj. ne mbufatemi krenarshëm për faktin se jemi shqiptarë dhe se Shqipërinë e kemi tonën. Ne flasim për liri nen grahmat e zinxhirëve psiko-socialë që i kemi vendosur vetvetes.

Me fjalimet e kryeministrit para nxënësve përgatiten kriminelët e nesërm

Postuar në 05 Tetor, 2012 08:30

Edmond Dragoti, psikolog, ishte nga të parët që u kap në befasi, më saktë u shock-ua, nga fjalimet rreptësisht politike të kryeministrit përpara nxënësve nën 15 vjeç në një numër shkollash, ku ai shkon për të përuruar ndonjë rikonstruksion. Para tri ditësh, lexova një intervistë të Dragotit në të përditshmen Shqiptarja.com, dhe në të ai nuk nguronte ta denonconte këtë veprim të kryeministrit të vendit. I kërkova që ta rimerrnim këtë temë, dhe për kënaqësinë time pranoi. Ja chat-i me të:

 

Kryeministri shock-on sërish: denoncon opozitën nëpër shkolla

Postuar në 05 Tetor, 2012 04:04

Në momentin që u kritikua pakëz për fjalimet e ndërkryera politike e sektare që po mbante nëpër shkolla, Kryeministri doli për të na thënë se “nuk do të hiqte dorë nga kjo aventurë; do ta bënte sërish, sepse i duhej të bindte fëmijët se është opozita ajo që po na pengon të integrohemi etj., etj., etj.”. Dhe e mbajti fjalën. Dje ishte në Lezhë, në një përurim të rikonstruksionit të një shkolle, dhe i gjithë fjalimi i atyshëm, përballë nxënësve nën 15-vjeçarë që duartrokisnin e brohorisnin të shastisur, ishte thellësisht politik e elektoral; ishte kundër opozitës.

Debat pa skaje

Postuar në 05 Tetor, 2012 01:50

Lexova dje, në MAPO, një polemikë të Astrit Canit që më referohet drejtpërdrejt me emër (“Gegënishtja dhe gjuha shtetërore e Ardian Vehbiut”), por pa e përligjur dot këtë retorikë të bujshme në tekst.

Përshtypja ime është se kjo polemikë vijon një debat të paradokohshëm, në blogun “Peizazhe të fjalës”, në të cilin z. Cani u pozicionua ngjashëm me sa më lart.

Shqiptarët kanë nevojë për Europën

Postuar në 04 Tetor, 2012 04:39

Lidhur me atë që unë, duke e kritikuar, e mbroj Ballkanin, është e vërtetë. Është kthyer në njëfarë mode sot ndjesia e turpit ndaj përkatësive ballkanike. Madje popuj të tërë kërkojnë t’i ikin gadishullit. Duket sikur thonë: na quani si të doni, evropianë juglindorë, euro-mesdhetarë, post-evropianë, veç ballkanas jo.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion