100 vjet vetmi: prelud i një kombi të dështuar!

Ekzaltimi shqiptaresk mbi përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së shtetit duket të ketë zëvendësuar ndjeshëm çdo tematikë tjetër. Simbole mbi 100 vjetorin, fjalime mbi 100 vjetorin, filma dhe pjesë teatrale mbi 100 vjetorin, fushata mediatike mbi 100 vjetorin e mbi të gjitha përralla me mbret për të shumëpërfolurin 100 vjetor! Në lëmin e mediokritetit, hipokrizisë, cinizmit, gërnjarisë, arrogancës, mjerimit, etj. etj. ne mbufatemi krenarshëm për faktin se jemi shqiptarë dhe se Shqipërinë e kemi tonën. Ne flasim për liri nen grahmat e zinxhirëve psiko-socialë që i kemi vendosur vetvetes. Ne zotohemi mbi një të nesërme që kurrë s’vjen nën prangat institucionale pas së cilave gjendemi mbërthyer. Ne i ngremë lavd demokracisë në mëhallën demo(n)kratike në të cilën lëvrijmë. Jemi populli i fjalëve të shumta dhe veprimeve të pakta. Popull i zënë në çark mes kohës dhe vetvetes. Popull që ekzistencën e tij e bazon ende në klishe kulturore të vjetra sa vetë historia. Popull, progresi i vetëm i të cilit duket të jetë ai në rrugën e hapave së prapthi. Ne krenohemi me atë që nuk kemi për të mos u ndalur një çasti të reflektojmë mbi atë se çfarë jemi. Brenda këtij 100 vjetori, 88 vite më pas, duket se fjalët e Nolit kumbojnë dje për sot: në anarkinë morale, sociale, fetare, patriotike dhe ideale, në lëmin ku qeni s’njeh të zotin e ku gjithsecili është Zot, ku patriotizmi magjishëm shfaqet me kohë të pjesshme, ku tradhtari bëhet besnik e besniku tradhtar, ku myslimani, i krishteri, ortodoksi dhe bektashiu përplasen sipërfaqshëm nën të njëjtat rrënjë besimi, ku strukturat sociale janë në tërmet të vazhdueshëm e ku idealizmat dherosen në skuta të turpshme dhe dashakeqëse, ne mbetemi në pritje, në pritje të kolltukofagëve për t’u shkundur nga pak e për të lëvizur bythët e trashura në të mirën e madhe për të gjithe ne, pasi vetë, s’jemi mjaftueshëm të aftë të shohim ç’ortek kemi përpara syve. 100 vjet histori. 100 vjet rrokapjekthi nëpër të njëjtin rreth vicioz. Si i vete halli këtij vendi more shoke e shoqjani? A është e denjë për shqiponjën tashmë të sfilitur, e njëjta qasje arkaike? A s’duhej që Noli me shokë, të ishin sot veçse trashëgimi kulturore jona dhe jo pasqyrim i një aktualiteti mjeran? Në hapat e botës së sotme, përse duhet të radhitemi ndër të parët nga fundi? Valle, të mos na ketë mbetur më cipë në faqe që vazhdojmë pambarimisht të hidhemi nga një lule e vyshkur në tjetrën? Shqiptarë, 100 vjetori i Pavarësisë nuk është festë. Ç’do të thotë festë të uruar? Festohet për suksesin, të mirat dhe progresin. Në një vend që ende vuan nga kafshata e pakapërdime e mjerimit, 100 vjetori s’duhet të shërbejë veçse si kambanë zgjimi mbi atë se çfarë Shqipëria s’ka qenë, s’është por që ende mund të bëhet. Shqipëria nuk gjendet në radhitjen e bukurshkruar të poemave e gojëdhënave tona. Shqipëria gjendet në çdo hap të përditshmërisë që ne zgjedhim të injorojmë; në studentin e shkëlqyer të cilit i përplasen fytyrës dyert e institucioneve pas shkollimit, në artistin të cilit i përbaltet me zhgënjim telajoja e pasionit dhe dëshirave, në inxhinierin, shkrimtarin, shitësin dhe sportistin që realiteti në të cilin jeton, e poshtëron, tkurr dhe jo në pak raste, vret; në blerjen e notave, blerjen e punës dhe shërbimeve humaniste; në frymën e ethshme mëngjesore dhe insomninë e vetëdijes mbrëmësore. Shqipëria jonë është ndërgjegjja jonë. Shqipëria duhet të jetë e ardhmja, jo më e shkuara. Le t’ia lëmë të shkuarën historisë dhe të mos festojmë këtij Nëntori mbi ecurinë çalamane tonën, mbi hermetizimin e shumëformshëm një-shekullor dhe mediokritetin e fasadave vetë-përligjëse. Le të shkundemi këtij Nëntori për atë që vërtetë na brengos. Të ngremë zërin për pavarësinë e Shqipërisë, tashmë jo më nga zgjedha e huaj por nga zgjedha jonë. Shqiptare, 100 vjetori i pavarësisë nuk është festë. Ç’do të thotë festë te uruar? Festohet për suksesin, te mirat dhe progresin. Në një vend që ende vuan nga kafshata e pakapërdime e mjerimit, 100 vjetori s’duhet te shërbejë veçse si kambanë zgjimi mbi atë se çfarë Shqipëria s’ka qenë, s’është, por që ende mund të bëhet. Çoniu shqiptarë prej gjumit çoniu!
opolitike.org
Comments
Shkrim i bukur.Kam idene se

Shkrim i bukur.Kam idene se ne vend te"krenarshem"mund te shkoje me mire"krenarisht",se"shoqjani"mund te shkoje"shoqeni",etj,se eshte e rendesishme te mos i humbe bukuria mendimit me fjale te shkruara gabimisht.Ok,titulli eshte i gjetur,tamam si nje shtet qe ngrihet dhe humb ne nje hark kohor 100 vjeçar.Dikur quhej Iliri,pastaj Arberi,e nuk e di sesi u quajt Shqiperi;e kam fjalen se nuk e dime mire as origjinen e emrit;te me falni mua per padijen.Autori i"100 vjet..." e quajti Makondo,ku une nuk mbaj mend shume sesi u themelua Makondo por sesi u braktis totalisht,kur mizat po hanin kufomen e nje foshnje,trashegimtar te themeluesit te Makondos,tamam siç e kish parashikuar ai fallxhori qe nuk dinte njeri t'ia lexonte shkrimin.E verteta e Ballkaniades(nje dite do shkruhet si per nje ngjarje te lashte)eshte se fqinjet do perfundojne te hane kusuret e njeri-tjetrit.Keto dite po behen aplikimet per llotarine amerikane;shikoni sesa shqiptare po aplikojne ethshem,per te vene re sesa ngut kemi per te ikur nga ky vend.Jeta eshte e shkurter dhe askush do te shkoje vite te tera dem,te prese te hyje ne pune kur te vije opozita ne pushtet apo te humbe punen prape kur te vije opozita ne pushtet.Loja e madhe e globalizmit eshte me fitim per territore te medha,ndaj jo kot po zhvillohen vendet e BRIC(Brazili,Rusia,India,Kina)shtoji ketyre edhe Afriken e Jugut(S.Africa)keshtu behet BRICS;keto vende se bashku kane nje popullsi rreth 3 miliarde,pra gati gjysma e botes.Globalizmi gelltit pa meshire vendet e vogla;keta si ne asimilohen me shpejtesi kompjuterike.Pak a shume,100 vjet jane pak per nje komb,keshtuqe ne duhet te festojme jo 100 vjetorin e pavaresise,por 100 vjetorin e unitetit te Shqiptareve,se psh,kur na pushtuan italianet e me pas gjermanet ne nuk mund te quheshim te pavarur;fare mire per mua ky mund te quhej 68 vjetori i pavaresise(1944-2012),prandaj nese do festojme(aman,mos t'i ngjaje dasmave!) te festojme per njefare uniteti qe s'e kemi gezuar asnje dite keto 20 vitet e tranzicionit.

Even if your hot tub? Whilst
Even if your hot tub? Whilst it's nice to Rent
a Hot Tub can also do to help you do the installation for you.
Soaking in the warm moving water while others that suffer from extreme stress at home or at work,
a hot tub as well as a set of plans, for hot tubs & children fewer than twenty dollars.
po kinezçe di te shkruash

po kinezçe di te shkruash zotrote?Kaq bukur per tubat e vaskes?!

Me 100 te meta, me 1000

Me 100 te meta, me 1000 probleme, me plehra e plehraxhinj, me po te njejtit armiq e me po te njejten urrejte ndaj vetvetes qe eshte nje nga arsyet pse ne 100 vjet nga perendimi i tejzgjatur i te semurit te bosforit ne jemi ende foshnje! Jemi te luftuar pse ekzistojme, pse ne te kundert me baske kelte e te tjera pakica prehistorike (megjithe perzjerjen natyrale me kedo qe ka kaluar ketej), ne te kundert me kedo tjeter dhe pa ndihmen e askujt, po, po, askujt, ne EKZISTOJME! Ky 100 vjetor simbolik eshte si nje gisht i mesit drejtuar botes globaliste post imperialste nga nje grusht njerzisht varur ca maleve ne udhekryqin perendim-lindje, ne rast se kjo ju duket patetike ju pra skeni gjak, jeni amorfe, jeni kameleone, e me lejoni nje keshille te nderuar bashke-shqipfoles, askush nuk ju do me shume se me duan mua. ate qe sdo veten se do askush! Gjithshka thote autorja eshte prekshmerisht e vertete, nje e vertete e rende, por gjithsesi, e drejte. Por autorja dhe sponsoret e saj, neglizhojne se nuk jemi supernjerez, dhe si te tille 100 vjet jane shume pak, po te fusesh ketu armiqesine e fqinjeve e ligesine e imperialzmit (qofte ky i manifestuar nga perndimi apo lindja), atehere ne shume kemi ecur. Nuk na ka faj njeri per te metat tona, nuk ka faj askush tjeter per pamundesine e deritanishe te ketij kombi per shtetformim, por ate qe ju eshte dashur atyre qe sot na percmojne 1000 vjet ne po e bejme ne shume me pak, packa se eshte "work in progress", dhe do te jete ne evolucion edhe per 100 vjet te tjera, por a e dini cfare? Ketu do jemi! Po, po, ne qe festojme qenien shqiptare ne token arberore, qe dikujt i duket hicgje (krahasuar me uniformitetin e asgjese globaliste apo me mire akoma amex e mortgage ne ndonje suburb ku "luajne" me kopshtarin stil desperate.....), ne do te festojme. Ju jeni te lire te qaheni, kur te lodheni mund ti riktheheni tradites partizane vs balliste, fundja keni eksperience te gjate, keto dite keni dhe mundesine te "shijoni" imitimin qe na bejne fqinjet jugore e pertej adriatikut, te cilet kishin "harruar" se nuk ishin dhe aq me te "mire" se ne "mjeranet" e Shqiperise.

Jam dakord.

Jam dakord.

Po shkepus kete fjali nga

Po shkepus kete fjali nga autorja per ta ritheksuar:

" Te ngreme zerin per pavaresine e Shqiperise, tashme jo me nga zgjedha e huaj por nga zgjedha jone "

Nuk ka komb te deshtuar,
Nuk ka komb te deshtuar, shtet po. Kujdes me percaktimet!
Ka komb te deshtuar, dhe

Ka komb te deshtuar, dhe perdorimi i kesaj flaje eshte bere me shume vend.

Te flasim per Shtetin???

Nga tia fillojme, nga ai qe u shpall i pavarur me ngjyrime otomane? Do flasim per Shtetin e Zogut qe iku? Do flasim per shtetin e komunizmit? Do flasim per Shtetin e Berishes??????

Shtetet shkojne e vijne, kombi eshte ai qe mbetet, shtetet e deshtuara jane pasqyrim i kombeve te deshtuara.

"Komb i deshtuar" s'do te

"Komb i deshtuar" s'do te thote absolutisht asgje!

Shkrimine vleresoj shume nga

Shkrimine vleresoj shume nga ana estetike. Do t'i thoshja artikullshkrueses: TE LUMTE. Por pembajtja eshte shume ekzagjeruar. te gjitha shqetesimet jane te verteta, por te ngritura ne shkallen siperore. E vertete 100% eshte papergjegjesia dhe makuteria e politikaneve. Do te thosha dhe ai per arsimin, se ne nuk kemi me arsimim, por regjistrime adoleshentesh neper shkolla dhe shitje diplomash, sa na duhet pa tjeter nje fabrike kartonash.

Sidomos me ngjarjen e diteve

Sidomos me ngjarjen e diteve te fundit situata eshte kritike!

Komb i deshtuar: Ne nje liber

Komb i deshtuar: Ne nje liber per formimin e kombeve kombi yne eshte rasti i vetem dhe unik i cili eshte bashkuar ne baze te lidhjeve te gjakut dhe afersise se gjuhes.Ne shumicen e rasteve kombet e tjera jane formuar duke pasur si baze dhe fene dhe shtepine mbreterore (Belgjika).Por a ka bere pak ky komb ne 100 vjet.

U kemi mbijetuar 2 luftrave boterore.

Zgjidhja e ceshtjes kombetare po i afrohet aspiratave tona.(mos harroni para 100 veteve ne kerkonim vetem te njihej gjuha shqipe dhe kombi).

Kemi nje letersi te zhvilluar dhe nje brez te arsimuar.

Persa i perket anes ekonomike po amundet valle qe nje komb per 100 vjet nga nje ekonomi feudale te shnderrohet si me magji ne nje komb industrial.(politikat kryesore te serbeve kane konsistuar qe ti lene shqiptaret ne shkembinj dhe keneta dhe ti zhdukin fare nga harta e ballkanit ).

Politika .Po a mundet valle te besh politike me nje ekonomi te dobet.Rilindasit e mencur e dinin dhe kerkonin qe te kishin nje mbeshtetje nga nje fuqi e madhe.

Nje fuqi e madhe po lind perseri ne brigjet tona dhe mesaduket edhe ne do jemi pjese e saj hapsirat qe na u mohuan tani po na rikthehen perseri.

Me deshire te Zotit jemi ketu ku jemi dhe me deshire te tij do shkojme perpara si komb.

Na duhet vetem vullnet dhe urtesi.'

Skemi bere pak per 100 vjet dhe ndoshta do bejme me shume edhe per 100 vjet e tjera

Hey there! Do you know if
Hey there! Do you know if they make any plugins to help with Search
Engine Optimization? I'm trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I'm not
seeing very good results. If you know of any please share.
Cheers!
Popull i zënë në çark mes

Popull i zënë në çark mes kohës dhe vetvetes. Popull që ekzistencën e tij e bazon ende në klishe kulturore të vjetra sa vetë historia. Popull, progresi i vetëm i të cilit duket të jetë ai në rrugën e hapave së prapthi.

Po, autoria, a di të na jap ndonjë shembull tjetër ku populli e bazon në të tjera (klishe)-gjëra ekzistencën e vet? P.sh. një popull (apo komb) që autorja e ka si etalon. Dhe prej andej në që jemi çik të ngathët në të kuptuar të mund pra të perceptojmë ato karakteristika që nuk duhen apo nuk janë mirë.

(Autoja ma ha mendja se ka për t’u bërë kozmopolite e thekur. Zhgjedhja të dashur lexue stë këtij komenti, qëndron se kozmopolitët “besojnë” tek populli i botës, ndërsa ata të tjerët, jo kozmopilitët, pra ata që qëndrojnë më afër organizimeve si shteti, ata “besojnë” tek populli i vendit të tyre. Për sa kohë do të ketë organizime shtetërore, apo për sa kohë do të ketë një fëmijë të vetëm në Afrikë<autorja të ma falë klishenë>që vdes për ujë e bukë, idetë e kozmopolitëve s’kanë pikën e vlerës, janë thjesht utopi).

Problemi, me ne si shtet apo si popull vjen pikërisht nga mendësi të tilla. Mendësi propagandistike. I gjithë shkrimi, i autores, është propagandë. Propaganda qëndron në faktin se autoria bashkë me pesimistë (tani për tani po mjaftohem me këtë cilësim) të tjerë po duan të na hapin sytë për prapambetjen tonë (si komb? Si shtet? Si popull? Si shoqëri?). Thua se ata që jetojnë në Shqipëri apo edhe Shqiptarët që përkohësisht apo fatkeqësisht në mënyrë të përhershme qëndrojnë jashtë nuk i dinë problemet apo hallet (e kombit, shtetit, shoqërisë?)? Nejse, nejse. Nuk do të ishte e udhës që zonja autore e shkrimit të fillonte e të punonte për ndryshimin që asaj i pëlqen të shoh? Po natyrisht, ajo tashmë po e bën, sipas mundësive të saj. Mundësitë e saj përfshijnë edhe këtë shkrimin... Shkrimi nuk ka asgjë të keqe. Të gjithë, gjithnjë përpiqen për më mirë. Problemi është tek rruga e ndjekur. Problemi (në thonjëza mbase?) në këtë rast është se autorja e një shkrimi si ky, kushdo qoftë - student, nënpunës shtetror, i papunë, minoritar me pension nga greku, besimtar etj.- del jashtë rruge, nuk përpiqet më për avancim, rritje të mirëqenies, pasurim të diturisë dhe rrjedhimisht ndërgjegjjes puublike, por denigron dhe përpiqet të zbeh rëndësinë e një feste të tillë. Festa është festë; siç shumë njerëz festojnë datëlindjen e tyre çdo vit: dikush mund të ngrihet e të thotë (siç bëj vet unë me të afërmit e mi) “po ça dreqin ka këtu për të festuar? Kur njeriu ng aviti në vit plaket dhe i afrohet edhe më shumë vdekjes?”. Po natyrisht me festimin e datëlindjes njeriu qoftë 25 vjeçat apo 75 vjeçar, natyrisht, feston për të mirat që shpreson të vijnë, për ato që kanë kaluar dhe ata më të esëlltit edhe për fatkeqësitë që ka kaluar, dhe për faktin që është ende gjallë. A ka gjë më të rëndësishme se kjo? Se jeta? Se vazhdimësia e jetës? Këtu do ta mbyll: nuk ka gjë më të rëndësishme se vazhdimësia e ekzistencës së shtetit (organizimit të popullit) shqiptar. Kaq.

A është e denjë për shqiponjën tashmë të sfilitur, e njëjta qasje arkaike? A s’duhej që Noli me shokë, të ishin sot veçse trashëgimi kulturore jona dhe jo pasqyrim i një aktualiteti mjeran? Në hapat e botës së sotme, përse duhet të radhitemi ndër të parët nga fundi?

Këtu ma ha mendja se e ke tepruar, unë kështu e shoh. Këto qasjet arkaike ik e tregoja ndonjë tjetri që i hap luftë një shteti (me pretekste të mirë-ndërtuara) vetëm e vetëm që më pas të mund të shfrytëzoj burimet e tija natyrore.

Dhe natyrisht, Shqipëria (jonë) është ndërgjegjja jonë – kuptuar kjo së pari si ndërgjegje individuale, autore e dashur, dhe pastaj si ndërgjegje kolektive. Apo solipsizmi është i nënkuptuar?

(krskll)

If yoս don't, and you just
If yoս don't, and you just use the same tіtle for eaсh copy; you're waѕting time and money.
Pay peг click advеrtising teɑchеs a persοn aboսt the entire mechanism that how it works,
what is all about bidding ɑbout the right ҟeyword etc. Sure it's nice
to ѕee how far you've come, but does it Һelp establiѕh your target.
Add new comment