Në pritje të çmimit Nobel

Postuar në 07 Tetor, 2012 06:03
Enton Elezi

Gjithmonë kam menduar se nxitjen e parë për të shkruar “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” Kadare e ka pasur nga një vepër e një piktori rus që quhet Vereshҫagin. Në mendjen time kam përfytyruar sesi Kadare, student në Institutin Gorki në Moskë, në një nga vizitat e tij, apo ndoshta në vizitën e parë, në galerinë e famshme të arteve “Tretjakovskaja” ka ndaluar pak më gjatë para tablosë “Të mundurit” të Vereshҫaginit. Tablonë e zotëron një fushë e madhe, e mbushur me ushtarë të vrarë. Shumë ushtarë të vrarë. E në skaj janë një prift dhe një oficer, që kryejnë ceremoninë e panihidës, lutjes drejtuar zotit për të falur mëkatet e të gjorëve të mbetur në fushën e betejës. Fytyrat e tyre herë duken si pa shprehje, të mësuar me këtë ritual nderimi për të rënët, por kur i hedh shikimin pak më vonë, ngjan se kanë brenda një dhimbje të madhe.

Një prift dhe një oficer.

Këtë mendim ma ka përforcuar edhe fakti se është pikërisht profesoresha e historisë së pikturës në “Muzgun e perëndive të stepës”, ajo që i thotë Kadaresë se subjekti i tij, me një prift e një gjeneral të vdekur që udhëheqin një ushtri të gjallë, është shumë rrëqethës. Megjithëse  profesoresha e ngatërron pak subjektin, se është e kundërta. Dhe gjithnjë në mendjen time kam përfytyruar fluturimin e priftit dhe oficerit në një moment ngjizjeje, nga galeria e arteve në Moskë drejt një vendi ku vazhdimisht binte shi e ku mblidhnin eshtra.

Prifti dhe oficeri ishin të parët që vërtetuan mjeshtërinë e fjalës së shkrimtarit të ri. Patën sukses në të gjitha gjuhët evropiane. Madje, mendoj se po të mos e kishte humbur momentin, Akademia Suedeze mund ta kishte mbyllur që atëherë debatin që vazhdon edhe sot, sa herë afron momenti i dhënies së çmimeve Nobel në letërsi. Kadare ka dhjetëra vjet që mbetet kandidat i mundshëm, pa dashur as vetë të jetë një kandidat. Them po të mos e kish humbur momentin, se kjo Akademi shquhet për sende të tilla.

Sot pranohet se çmimi Nobel në letërsi është vlerësimi më i lartë dhe, gjë që është jo më pak e rëndësishme, pa asnjë tendenciozitet për arritjet në fushën e letërsisë. Shkrimtari që merr çmimin Nobel shfaqet para syve të miliona lexuesve si një talent i pashoq, gjeni ndoshta, e që qëndron më lart se sivëllezërit e tij, që nuk kanë arritur ta marrin këtë vlerësim kaq të lartë dhe të njohur në të gjithë botën. Vlerësim që shoqërohet edhe me një shumë të konsiderueshme parash, të lëna trashëgimi nga Alfred Nobel.

Meqë ra fjala, sa për të shërbyer si ndonjë shkreptimë nxitjeje për ndonjë vepër tjetër letrare, Nobelët si familje kanë jetuar në Shën Petërburg të Rusisë e janë marrë me prodhimin e tregtinë e eksplozivëve. Një kontratë të majme kanë patur për prodhimin e mjeteve shpërthyese për luftën e Krimesë (1853-1856). E meqë në luftën e Krimesë mes Perandorisë Ruse dhe asaj Otomane ka pasur edhe mjaft shqipo që luftonin në anën e Turqisë, nuk është çudi që shumë prej tyre të kenë vdekur pikërisht prej mjeteve shpërthyese të prodhuara prej Nobelit tonë të dashur. Kurse tani një shqipo tjetër, shkrimtar këtë radhë, kërkon të fitojë çmimin me emrin e Nobelit. Nuk di a ka pasur nizamë nga Gjirokastra në luftën e Krimesë...

Por, që në përzgjedhjen e parë të laureatit të këtij çmimi për letërsi, u hap një debat i madh nga vetë suedezët, që prisnin me të drejtë Lev Tolstoin të ishte fitues. Akademia nuk mendonte kështu, Tolstoi vdiq pak më vonë, dhe nuk e mori dot këtë çmim. Se çmimi u jepet vetëm të gjallëve.  Në përgjithësi, letërsia ruse u vlerësua me këtë ҫmim vetëm 32 vjet pas nisjes së dhënies së këtij ҫmimi, megjithëse vështirë të thuash se Rusia nuk ka pasur shkrimtarë e poetë të denjë. Mjafton të përmendim Ҫehovin, Korolenkon, Gorkin, Aleksandër Bllokun e shumë të tjerë. Laureati i parë rus ishte i mrekullueshmi Ivan Bunin, që kishte kohë që nuk jetonte më në Rusi.

Kështu, vit pas viti, çmimin nuk e merrnin Shervud Anderson, Bertold Breht, Pol Valeri, Tomas Ulf, Federiko Garsia Lorka, Xhejms Xhojs, Emil Zola, Henrik Ibsen, Franc Kafka, Jozef Konrad, Margaret Mitҫell, Robert Muzil, Marsel Prust, Rajner Maria Rilke, Frensis Skott Fitsxherald, Mark Tuein, Herbert Uells etj.

Unë nuk e di cilat kanë qenë arsyet pse nuk u është dhënë ky çmim këtyre emrave, por mendoj se sot librat e shkrimtarëve të sipërpërmendur lexohen shumë më shumë se librat e mjaft prej laureatëve të atyre viteve.

Madje, u bë një farë tradite që nga tribuna e laureatëve shpesh të kritikoheshin ekspertët e Akademisë Suedeze për zgjedhjet që kishin bërë, kur vetë laureatët flisnin për vlerat e larta letrare të atyre që s’e kishin marrë këtë ҫmim. Për shembull, për të përmendur vetëm një rast të tillë, Josif Brodskij në vitin 1987, nga tribuna ku fliste pasi kishte marrë ҫmimin, thoshte se e ndjente veten aspak rehat aty ku ishte, jo për shkak se kujtonte kush kishte qenë në atë vend para tij, por sepse kujtonte ata që nuk kishin qenë në atë tribunë e që duhej të ishin, duke përmendur Osip Mandelshtamin, Marina Cvetajevën, Robert Frostin, Anna Ahmatovën, Uisten Odenin etj.

Zhan-Pol Sartri, megjithëse për motive të tjera, nuk pranoi ta merrte fare këtë ҫmim.

Nuk dua të besoj se Akademia ka standarde të ndryshme për trajtimin e kandidatëve të mundshëm. Për shembull, meqenëse Kadareja ka qenë anëtar i një Partie Komuniste të mos e konsiderojë atë për ҫmim Nobel, ndërkohë që fituesja e ҫmimit Nobel për vitin 2004, Elfrida Jelinek nga Austria, ka qenë anëtare e Partisë Komuniste të Austrisë nga 1974 deri në vitin 1991, ka dalë publikisht në mbështetje të Peter Handkes, që gjoja po persekutohej meqenëse vepra e tij “Arti i marrjes në pyetje” u refuzua nga Komedia Franceze për shkak se autori kish dalë publikisht në mbështetje të Sllobodan Millosheviҫit...  E plot bëma të tjera.

Elfrida Jelinek ka hyrë në Partinë Komuniste të Austrisë pikërisht në kohën kur Kadare do të shkruante e rishkruante veprën, dorëshkrimin e së cilës po e kërkon me gjyq nga bashkëshortja e Enver Hoxhës. Veprën, që për shumicën e “mohsave” shqiptarë, përbën arsyen pse ai nuk duhet ta marrë Nobelin.  Një vepër që ata e pretendojnë për komuniste, por ku, fjala vjen, vajza e një zyrtari të lartë komunist shkon në shtrat me një Mark nga klasat e përmbysura, ku rinia rri pasive në rrugën e Dibrës dhe nuk ka shumë qejf ta marrë stafetën në dorë, ku jepet qartë mekanizmi goditës në luftën për pushtet që nga shfaqja e fantazmës së Koҫi Xoxes së pushkatuar e deri në rënien e Liri Belishovës. Vepër të cilën Kadri Hazbiu e lexoi dyzet faqe dhe pështyu dyzet herë.  Vepër ku, meqë ra fjala, shfaqen pak edhe prifti me oficerin që përmendëm në fillim... po shumë pak, ama.

Nuk di të shpjegoj trillet shqiptare, kur pikërisht në prag të dhënies së ndonjë ҫmimi letrar, hidhet në veprim një makinë e madhe thashethemesh e thikash pas shpine. Kështu ka qenë edhe kur Kadare mori The Man Booker International Prize për vitin 2005, ku ndër më të ashprit kundërshtarë për t’ia dhënë ҫmimin Kadaresë ishin komentet e vetë shqiptarëve në faqen e internetit të këtij ҫmimi. Kështu edhe sot. Dhe logjika e trillit është në kufijtë e absurdit, të krijimit të një vepre tjetër letrare ndoshta,  Kadare “është një shkrimtar i madh, por një njeri i vogël”. Vlerësuesit e cilësive njerëzore tek shkrimtarët e mëdhenj  kushedi ç’do të bënin kundër Lermontovit, ndjesë pastë, që ka qenë një mistrec e grindavec, që tallej e fyente kë t’i dilte përpara, e që si  rezultat i kësaj sjelljeje u ftua në duel, ku dhe u vra. Por e gjithë bota letrare e vajton edhe sot e gjithnjë do ta vajtojë vdekjen e Lermontovit, këtij “shkrimtari të madh, por grindavec”. Sidoqoftë, kjo s’ka shumë rëndësi.

Ndonjëherë më duket se arsyeja kryesore për prestigjin e lartë të ҫmimit Nobel nuk është aspak objektiviteti dhe vlerat e zgjedhjeve të Akademisë suedeze, por madhësia e vlerësimit monetar që jep ky ҫmim. Që nuk e kanë ҫmime të tjera letrare.

Për këtë arsye, unë nuk pres që Akademia suedeze të vlerësojë këtë vit me ҫmimin Nobel shkrimtarin Ismail Kadare për shkaqe letrare. Do doja me gjithë shpirt, që për shkaqe jo letrare, për shkaqe politike a zoti e di çfarë (për shembull le të kujtojnë se ne këtë vit kujtojmë 100 vjetorin e ngritjes së flamurit në Vlorë), ai ta merrte këtë ҫmim, dhe sidomos shpërblimin financiar të këtij ҫmimi.

Qoftë dhe për arsyen e vetme se ai deri në 1990 nuk ka marrë asnjë honorar për botimin e veprës së tij jashtë vendit, honorarë që i merrte të gjitha shteti shqiptar.

Comments

Submitted by BesianiAnonim (not verified) on

Po, nje shkrimtar dikur thoshte: po e ke veshtire per temat, vidhi. Trajtimin beje vete. S'eshte e para here qe shkrimtaret dhe gazetaret shqiptare vjedhin nga te huajt. Veçanrisht gazetaret.

Submitted by I.K. (not verified) on

Jeremiç, ma kthe dorëshkrimin!

Submitted by lom deliu (not verified) on

Enton !

E ke gabim Kadereja ishte i vetmi qe merrte nje pjese te honorarit dhe qe mbante llogari jashte.

Kadareja ishte  shkrimtar i oborrit.

Pranoj se eshte shkrimtari me  imadh dhe me i njohur shqiptar.

Ka dhe mekate te tjera.

Duhen vene te gjitha ne kandar, jo ta kerkojme per nacionalizem te rreme çmimin Nobel, aq me teper qe e ka marr dhe Nene tereza.

Submitted by RP (not verified) on

çmimi Nobel vlen pak a shume rreth 1 milion e 300 mije euro.Ata qe e kane refuzuar jane dy,Pasternak dhe Sartre.Dreqi e morri,eshte nje komision,si ai i ushtrise,qe po je i shkurter je i shkurter;nuk te marrin ushtar...hahahhahhaa,mos ma merrni per keq,po na eshte bere sport nacional i pervitshem nese e merr IK kete Nobel-in apo jo?Nobel ishte suedez,lindi ne Stokholm dhe vdiq ne Sanremo.Kishte deshire edhe letersine dhe provoi te shkruante,ndaj edhe ne testamentin Nobel perfshiu letersine.Ky nuk shpiku dinamitin,veç shpikjen e nje italiani e beri te mundshem si material,se nitroglicerina eshte leng dhe shperthen pa i thene gje ne vesh,me falni per gallaten,por eshte e vertete.Dinamiti eshte inert,po nuk shkrepe kapsollen fle gjume sa te duash.Nuk e beri lufta shume pasanik sesa kompanite minerare.Po te mos kish shpikur Nobeli dinamitet ndoshta do ishim me fat,se bombat do ishin akoma me barut dhe do benin me pak deme,por ka ca shpikje qe doemos dalin ne siperfaqe,ne mos e zbuloi njeri do ta zbulonte nje tjeter.Gjenerali i Kadarese ishte vertet me mjekerr,por s'na ka sqaruar mire nese prifti ishte kapelan(prift ushtarak)apo prift bahçevan qe do t'i bekonte per here te dyte ushtaret.Fabula eshte e thjeshte,vijne ata qe n'a pushtuan te marrin ushtaret qe u vrane,por shume shi binte dreqin,vetem shi.Pse nuk erdhen ne behar ata,ne kemi diell sa te duash!Shyqyr qe s'vijne turqit te marrin heronjte e tyre,se vetem ata qe vrau Skenderbeu ishin ndonja 100 mije,gjithmone sipas Barletit,qe i bente llogarite si spekulatoret e Bursave te New York-ut.Une kam ndjekur nga afer nje spektakel ku recitonte Dario Fo,edhe ky Nobel per letersine.Duken si te çmendur shkrimtaret e medhenj,biles goxha te lajthitur,keshtu qe nga kjo ane edhe Kadare eshte Ok per çmimin,aq sa dyshoj qe juria nuk perbehet nga studjues po nga psikiater.Por Dario Fo eshte pertej asaj qe mundet Kadareja,eshte humanist dhe kritik i madh.Betejat me Berluskonizmin jane memoriale;ndoshta ketu çalon ca Kadareja.Hajde mo,sinqerisht i uroj marrjen e ketij titulli dhe ishallah po e morri te jape ndonje shume per ndonje shkolle ne Gjirokaster,se ka lezet kur jep,sado gjirokastritet e kane namin per doreshternguar.

Submitted by Anonim (not verified) on

kronike ne gur ka detaje te marra nga kapetan mihalis i niko kazanzaqit.

Submitted by Gjon (not verified) on

RP

si mund te shkruash qe shkrimtaret e medhenj duken si te lajthitur, biles kjo paska qene pershtypja juaj edhe pasi keni pare nje interpretim te Dario Fo-se? Kam pershtypjen se nuk e keni kuptuar thelbin e interpretimit e te satires se Dario Fo-se.

Persa i perket artikullit, mendoj se autori gabon kur perpiqet te bej krahasime midis Kadarese dhe Elfriede Jelinek, kane dy histori personale shume te ndryshme. Po te njejten gje do te thoja edhe nese autori do te kishte permendur Knut Hamsun apo Gunter Grass. Ajo cka spikat per keq,eshte se Kadareja i sherbeu regjimit per qellime karrieriste e perfitimi material.

Submitted by RP (not verified) on

Gjon,ka nje doze çmendurie ne çdo talent,eshte e provuar kjo,biles eshte nje thenie e tille shume famoze.Talentet jane karaktere te veshtira,ky autori permend Lermontov por edhe Pushkini u plagos ne duel dhe vdiq nga plaget.Dario Fo eshte humanist i madh,e kam permendur me duket.Shiko,une bej gjysem shaka,por Kadareja shquhet per monologje shume te bukura.Monologu eshte puro talent dhe me i veshtiri ne rrefim;Kadareja kete e ka zoteruar gjenialisht.T'i leme keto,"...ti s'e kupton,s'e ke kuptuar,etj",se ne shqipot kollaj i bejme personale debatet.

Submitted by Redi C (not verified) on

Une personalisht mendoj se Entoni eshte nisur thejeshte nga ideja qe ne fund te fundit Kadareja eshte nje shkrimtar qe na perfaqeson ne si komb. Ky cmim nuk e di nese vlereson shkrimtarin per shkrimet e tij apo per biografine e shkuar te tij?!!!

Submitted by Xhulieta (not verified) on

Nuk e kuptoj logjiken shqiptare. Nese je shkrimtar i periudhes se Enverit, dhe ke shkruar kunder nazizmit,  zogizmit, eksploatimit te popullit shqiptar nga dikatura fashiste italiane, ke qene shkurt nje "oborrtar" i diktatures komuniste? Me vjen keq per gjithe ata qe shohin vetem bardh dhe zi, por perkunder gjithe te metave te enverizmit, do t'i takoj gjeneratave te ardhshme t'i nxjerrin ne pah aspektet pozitive te kesaj periudhe, meqe shqiptaret e Shqiperise sot nuk jane ne gjendje t'i shquajne ato. Te nxjerresh nje shoqeri evropiane, nga erresira mesjetare ne mes te shekullit te 20-te, duhet te ket qene paradoksale poaq sa nje mision i pamundur. Po, ndoshta kishte menyra me te mira per ta bere kete, por megjithate, fakti se u krijuan kushte intelektuale per brumosjen e plejades se madhe te artisteve e krijueseve tjere te ndryshem, te nje rangu te larte, perfshire Kadarene, flet  shume per meritat e "oborrit". Te ishe ideolog, ithtar i proceseve transformuese dhe reformuese te shoqerise shqiptare ne at kohe, e cila po kalonte prej feudalizmit ne modernizem, nuk eshte patjeter te kesh qene nje sherbetor i "mbretit"! Me vjen shume keq, qe mungon qasja adekuate ne k'te teme! Perderisa Kadarese i deshiroj sukses, dhe e falenderoj per punen e tij qe e cmon Bota. Puna e tij na nderon gjithe ne shqiptareve anekend!

Submitted by Baku (not verified) on

Xhulieta ti ndjehu e nderuar sa te duash me Kadarene !

Une shpresoj vetem ti japin nje shtjelm ne prapanice.

A e merrni me mend mbas çmimit te nisin prape ribotimet e vargjeve te tij  te famshme :Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?

Po s'ka mbete me na perfaqesu nje shkrimtar qe i eshte mbyshe gjuha me kallo nga bythlepirja ndaj regjimit diktatorial!

Submitted by Xhulieta (not verified) on

Baku, perseri mendoj se shumica e njereve po i qasen kesaj ceshtjeje ne menyre emocionale, e jo racionale. Nje analize e vogel e shoqerise se hershme enveriste, do te sillte konkludimin se shumica nese jo cdonjeri, besonin ne ideologjine komuniste, ne socializem, etj. Nuk ishin kucedra komunistet, ishin antaret e familjeve e te gjitheve, qe ne nje menyre apo tjeter frymonin si komunist. Dikush ishte mesues, dikush ishte partizan, dikush ishte punonjes fabrike, e te gjithe ne Shqiperi po arsimoheshin dhe kishin qasje ne institucionet shendetsore, si rezultat i komunizmit, dhe punes se asaj Partie per te cilen po flet. Eshte sistem i deshtuar komunizmi, koha e ka deshmuar kete, por te mundohesh te ri-shkruash historine, sipas nevojave te dites se sotme, do te ishte genjeshter. Behuni i sinqerte, se sa ishte komunizmi/partia pjese e jetes suaj, qofte e juaja personale apo e prinderve, apo familjes suaj te gjere. Pra, Kadareja nuk ishte i vetem; ai eshte shkurt produkt i kohes dhe shoqerise ne te cilen u formua, perderisa si krijues artistik ka vlera te medha qe cmohen shume (prej te tjereve, si duket me shume se prej neve shqiptareve).                                                                                                                                                                    Ne nje shoqeri demokratike, ku respektohet liria e mendimit, cdokush e gezon te drejten te ndryshoje mendimin, dhe pikepamjet idologjike.  Perderisa, akuzat e tipit te tradhetarit e armikut te popullit ne emer te bindjeve te mehershme, eshte tipike moniste, e komuniste. Nese e urrejme aq shume komunzmin e enverizmin ne si shqiptare, athua pse e kemi aq veshtire te heqim dore prej shprehive te asaj periudhe? Vetem ne komunizem, krijuesi vleresohet dhe cmohet ne baze te bindjeve politike. Ne shoqeri demokratike, keni lirine te mbertheni cfaredo bindje poltike, por ne art vleresohet puna juaj si krijues! E per si krijues, ne shqiptaret nuk e meritojme nje Kadare! Debatet e ketilla, qasja e ketille e deshmon kete!

Submitted by Harilla (not verified) on

Po lëre mi goce të shprehet djali, pse nxehesh ti?

Aty e ke Kadarenë, s'ta merr njeri. Mos u bej merak se me ato vlera që na ka lënë pas, i pavdekshëm do t'i mbetet kujtimi.

Si krenari ndërkombëtare pastaj, thjesht qaj hallin si do bëjmë që t'ia ushqejmë botës se e kemi të madh se, përveç brezit të 80-60 vjeçarëve, s'po na e fërshëllen më njeri.

Submitted by Baku (not verified) on

Ja dhane kinezit te "Lamtumire konkubinia ime" !

Ngushellime!

Submitted by Xhulieta (not verified) on

Gjithe kombet festojne kur fitojne-vetem shqiptaret festojne kur humbin! Perderisa nuk ndryshon mentaliteti i ketille, nuk do te ndryshoje as gjendja socio-ekonomike e shqiptareve si popull, kudo qe jetojne ata!

Fatkeqesisht.

Submitted by Shpetim (not verified) on

Vepra e Kadarese te jep kenaqesi artistike, te edukon, te jep kulture. Kam pershtypjen se nje pjese e mire e komentuesve nuk jetojne ne Shqiperi. Per rrjedhoje atyre u duhet te mbushin boshllekun e kultures se vendit te tyre, pra edhe  te krimtarise letrare. Kjo sidomos per brezin qe lind dhe rritet jashte atdheut. Mendo se mesemiri kjo mund te arrihet duke u perqendruar ne krijimtarine e rilindesve dhe ne ate te Kadarese. Sa i takon objektivitet per dhenien apo mos dhenien e Nobelit per Kadarene, me duket se eshte e mjaftueshme krahasimi i vepres se tij, me vepren e disa shkrimtarve qe ua kane dhene Nobelin. Me rezulton se objektiviteti mungon.

Submitted by Anonim (not verified) on

s'eshte material nobeli kadareja

a ka njeri ti thote qe nuk e mer ... jo se flasin keq shqipot per te, po nuk eshte as afer per tu konsideruar.... e jo me fituar

Submitted by Depë Koja (not verified) on

O shoku, mos mbaj ndonjë shpresë ke Kadareja, se Nobeli i letërsisë këtë vit mund t'i shkojë ndonjë krijuesi të talentuar nga Lindja e Mesme, nuk ka nevojë të jetë gjenial. "Pranvera arabe" tremb këdo!

Dhe nëse doni emrin e një "disidenti", ai që e meriton këtë titull sot, është Gjergj Ndreca. Gjergj Ndreca është një disident. Kadareja nuk ka qenë ndonjëherë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.