Arkiv-Opinion
Demokracia "e fshehtë"
Mbase ngaqë diktatura që kapërcyem këtu e 20 e ca vjet më parë ishte një ngërthim fort mizor ligjesh, rregulloresh, fjalimesh, aksionesh, urdhrash, komisarësh, burgjesh, komandantësh të çetave, pra një përzierje e fortë mes gjërash fort të rënda e të ashpra, shpesh të pakuptueshme, ne ende mendojmë se demokracia, ndonëse e kundërta e së parës, e ndoshta pikërisht prandaj, duhet të jetë edhe ajo një ngërthim gjërash të ngatërruara e hijerënda, se ajo me siguri është një si rrjetë gjërash të cilat shumë herë nuk i kuptojmë edhe aq mirë sepse janë reforma, implementime, interpelanca, séanca, a
Imazhi i Kosovës
Para disa ditësh F. Lubonja shkroi një shkrim ku shtronte pikëpyetje mbi politikanin R. Haradinaj, dhe strukturës së pushtetit të njohur e të panjohur që organizohet rreth tij. Artikulli i Lubonjës i dha nisje një serie të gjatë artikujsh të tjerë, ca që pretendonin të përgjigjeshin, ca që shanin, e ca që pohonin, po asnjëri prej tyre i vlefshëm për t’u përmendur (në fakt as për t’u lexuar).
Pushimet, ç’dëgjova dhe ç’pashë këtë verë në Shqipëri!?...
Si çdo vit, edhe këtë herë u nisa nga Amerika e largët për të kaluar pushimet në Shqipëri, në vendin tim, në vendin ku kam të afërm e shokë, në vendin ku kam kujtime të bukura e të shëmtuara.
Nuk ka nevojë të interesohesh të marrësh vesh për ato që ndodhin, njerëzit t’i thonë që në takimet e para lajmet që qarkullojnë. Ata të flasin për politikën, për pronat, për krimet, për shëndetësinë, për gjakmarrjen, për qeverinë e re etj., etj.
Terapia e shokut dhe bredhi i i Krishtlindjeve
Në këtë shkrim, “terapia e shokut” nuk është objekti i një analize në terma ekonomikë. Përkundrazi, ajo përdoret për të ilustruar diçka që besoj se i vlen diskutimeve për ndryshimin në arsim.
Dita që tranzicioni u la pas!
Një datë ku u bënë të gjithë bashkë
Hapat e parë të Opozitës
Njoftimin se seancën e parë të parlamentit të ri shqiptar nuk do ta hapë ish-kryeministri Berisha, si deputeti më i vjetër në moshë i mandaturës, jep një mesazh se Opozita e ardhshme nuk do jetë aq korteziale me Mazhorancën e re. Jo vetëm kaq, por duket se fillimi i punimeve të parlamentit të ri, do të ketë gjithnjë një reagim tepër kundërshtues të Partisë Demokratike, që pas tetë vitesh drejtimi të vendit, e shikon veten papritmas në Opozitë.
A mundet ta shpëtojnë çeqet shkollën publike në Shqipëri?!
Artikujt interesantë të zotit Eduard Zaloshnjës «“33 qindarka për të nxënë, 67 për të ngrënë… » dhe «Më gjërësisht për shkollimin e fëmijëve», të ngacmojnë që me leximin e titujve. Të venë në mendime dhe, krejt natyrshëm, të nxisin për t’u futur në diskutim. Dhe kuptohet përse: çështja e shkollimit të fëmijëve në Shqipëri aktualisht është një problem serioz dhe me kosto të lartë familjare.
Po le të merremi konkretisht me disa nga tezat e shkrimit:
Më gjërësisht për shkollimin e fëmijëve
Pas botimit të artikullit “33 qindarka për të nxënë, 67 për të ngrënë…”, mora disa komente private që ofronin kundërargumente seriozë ndaj sistemit të “çeqeve të shkollimit” të sugjeruar në të. Meqënëse problemet që ngrinin ato komente vlejnë të debatohen publikisht, po ndaj me lexuesit një përmbledhje të tyre dhe të përgjigjeve të mia. Ndërkohë, për të respektuar privatësinë e autorëve të komenteve, nuk po ua përmend emrat.
Fytyra e feve në Shqipëri, pronat dhe politika!
Historia me ndërtesën në Përmet për të cilën ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri e që thotë se ajo nuk mund ti kalojë Kishës Ortodokse, është në fakt treguesi i rradhës që vërteton se shqetësimi kryesor i përfaqësuesve të fesë në Shqipëri nuk është marrëdhënia me Zotin por statusi i pronave e dhe pasurive të paluajtshme të tyre, fiks sic ndodhte në Mesjetë kur feja zotëronte gjithë botën, pikërisht përmes pasurisë së vet.
Rënia pa shkëlqim e shtetit të Kosovës
Dialogu i Kosovës me Serbinë në Bruksel është përbrenda dialogut të Bashkimit Evropian me Serbinë në Beograd. Edhe në çështjen e MSA-së u pa që dialogu BE-Kosovë është në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i cili, më tutje, është në kuadër të dialogut BE-Serbi. Serbia po integrohet në BE duke u integruar njëkohësisht edhe në Kosovë. Ndërkohë, jemi dëshmitarë që Kosova po anëtarësohet më shumë në banka e institucione financiare ndërkombëtare (WB, IMF, CEB, EBRD) sesa në organizata politike ndërkombëtare.