Arkiv-Opinion
Streha e fundit e horrave
Gjatë gjithë vitit 1999, për herë të parë në jetën time, për shkak të luftës në Ballkan, kam mbajtur, në mënyrë të vijueshme, shënime. Nën titullin “Ra ky mort e u pamë”, shënimet, në trajtë ditari, janë botuar si libër më vete në shqip dhe në disa gjuhë europiane.Ditën e 31 majit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s, shënimi i ditës merret me një polemikë midis shqiptarësh në gazetën “Illyria” të Nju-Jorkut. Shkak është shkrimi “Skënderbeu e kishte nënën sllave” (me autor Fatos Lubonjën), botuar pak ditë më parë në “Courrier International” të Parisit.
Realpolitiku Rama
Nëse kundërshtarët politikë të Edi Ramës e kanë akuzuar për mungesë dimensioni në politikën e jashtme, Rama i zhgënjeu dhe brenda dy javëve, zhvilloi tur diplomatik në kryeqytetet e partnerëve kryesorë rajonalë të Shqipërisë. Është rrugëtim që kryeministrat shqiptarë e ndërmarrin pasi votohen në parlament, por Rama shfrytëzoi kohën e parashikuar për ankesat e zgjedhjeve, dhe realizoi axhendën diplomatike.
Meshkujt “alfa”
Njerëzit ndihen më mirë. Shumë vetë po zbulojnë një dimension tjetër të jetës, qetësinë. Kanë filluar t’u kthehen gjesteve të harruara, të interesohen për njëri- tjetrin, të pyesin të afërmit se çfarë kanë bërë gjatë kësaj kohe, t’u kthehen punëve të tyre. Të tjerët ndehin veshët, për të dëgjuar qetësinë dhe thonë: ç’na paskan çarë kryet!
Kohë të leshta
Këtë titull po e vë pa thonjëza, e kam huazuar nga një libër poetik që është djegur më 1981 në Beograd, për ta krijuar një analogji me këtë mjedisin tonë trishtueshëm të kontaminuar e të frikshëm. Në këtë marrëzi, madje dikush çohet e propozon ligj për mbrojtjen e figurave kombëtare: “Ligj për mbrojtjen e veprës së shokut Skënderbe!” Prandaj digjni librat e Schmitt-it e Lubonjës, por edhe të tjerëve që e respektojnë lirinë e mendimit, nëse doni të jetoni më mirë!
Për Ramën, tani nis e përpjeta
Qoftë dhe për hir të seriozitetit që ma do mendja se të imponon veshja institucionale, të njëfarë kornize protokollare a në respekt të publikut; me fjalë të tjera, për shkak të pjacës së lartë prej nga flet dhe audiencës së sigurtë që të ofron kjo pjacë, nuk kam parë në ndonjë vend “të hajrit” që kreu i qeverisë në largim, të hedhë rromuze e të bëjë batuta gjimnazistësh live, në adresë të qeverisë pasardhëse, formimi i së cilës sapo është anonçuar.
Byreku dhe Enveri, gjithnjë në modë
Edhe këtë verë nuk mungoi në qarkullim libri për jetën e Enver Hoxhës. Nuk mungoi as përshkallëzimi logjikisht i shpërpjestuar i nivelit dement të librit, kundrejt jehonës gjithëpërfshirëse në mediat e përditshme. Enveri dhe këtë herë vinte në versionin aq shumë të vlerësuar nga publiku post modern i blogjeve dhe i gazetave në letër, si pervers i nivelit youporn, kanal me material të censurueshëm nën moshën 18 vjeç. Autori (ç’rëndësi ka emri) na servirte ngjarje si çdo autor i letërsisë së re, duke treguar gojëdhëna të dëgjuara lart e poshtë nëpër atdhe.
Gjykimi i tretë i Ramush Haradinajt
Vetëm gjatë kohës së komunizmit, njerzit janë gjykue ma shumë se nji herë për të njejtin faj, prej të njejtit forum dhe pa fakte të reja. Nji gja e tillë po i ndodh edhe Ramush Haradinajt, i cili iu dorzue Gjykatës së Hagës në momentin që ishte zgjedhë kryeministër i Kosovës, bani disa vite burg, u gjykue, doli i pafajshëm, u rigjykue dhe rishtas doli i pafajshëm.
Kthimi në normalitet
Gjëja e parë që të bie në sy kur sheh kabinetin Rama është se njerëzit që janë zgjedhur për të kryer detyrën e ministres apo të ministrit janë njerëz normalë, në kuptimin se kanë një profil normal. I vetmi njeri me profil mbi normalen është Kryeministri Edi Rama dhe kjo është e kuptueshme. Natyrisht është herët të gjykojmë se çfarë rezultatesh do të arrijë kjo qeveri, por një gjë duket që tani. Këta ministra normalë do të duhet të vendosin një marrëdhënie normale me publikun dhe do të duhet t’i shërbejnë normalisht vendit të tyre.
Opozita e "Facebook"-ut apo opozita e Bashkise?!
Nëse në një kontekst normal do të kërkoheshin diferencat mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, dikush mund të ngrinte supet dhe të buzëqeshte me ironi. A mund të ketë dallim mes nxënësit dhe mësuesit, mes shefit dhe vartësit më të bindur, mes “krijuesit” dhe “krijesës”? E megjithatë pyetja më e zakonshme e kësaj vere “Sa do të ndryshojë kryetari i PD-së Basha nga ish-kryetari i PD-së Berisha” në postin më të lartë partiak, vazhdon të mbushë faqet e shtypit dhe bisedat publike në të gjithë Shqipërinë.
Ladies First!
Pavarësisht fatit që do të ketë dhe mënyrës se si do të qeverisë, kundërshtarët vetë kryeministri Berisha janë detyruar të pranojnë se qeveria Rama e ka arritur tashmë një objektiv pozitiv. Ajo është qeveria e parë me 6 gra në përbërje. CV politike të ministreve, qëndrimet e tyre deri dje dhe cilat do të jenë përballjet e tyre më të forta