Arkiv-Opinion

Plaku dhe banda e tij

Postuar në 29 Korrik, 2013 06:17

Jo vetëm nuk priti të dilte rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, por nuk priti as të mbaronte numërimi i gjithë votave, për të shpallur garën brenda Partisë Demokratike. Berisha, gjenerali i kësaj ushtrie të vdekur udhëhoqi demokratët në zgjedhjet e 23 Qershorit, e në fakt më shumë se udhëhoqi, u nis i vetëm në luftë, sepse pas tij nuk shkonte kurrkush. I shokuar nga një rezultat që e nxirrte humbësin më të madh të këtyre 22 viteve pluralizëm, madje dhe më shumë edhe se në ‘97, në panik e sipër filloi të blinte kohë nga vetë koha.

Debate të thata në këto ditë vere

Postuar në 29 Korrik, 2013 03:54

Hapësira publike shqiptare, në këto ditë të nxehta vere, po mbushet me debate të thata, nganjëherë edhe të kota që përsërisin po të njëjtin refren, që vizatojnë po të njëjtën gjendje dhe që paraqesin po të njëjtin imazh të shqiptarëve herë të inatosur e herë tjetër me islamikë nga Kosova që e shohin vjetërsinë e tyre mbi tokë te mbiemrat Hoxha, Islami apo ndonjë mbiemër tjetër kësodore, duke lënë të nënkuptojnë se ajo pjesë e historisë apo e vetëdijes kombëtare që ka Gjergjin e Kastriotëve brenda apo Barletin, Buzukun, Budin, Bardhin apo Bogdanin nuk është më e tyrja.

A është e përgatitur PD për të vërtetat e Patozit?!

Postuar në 28 Korrik, 2013 04:39

Kur kandidati për kryetar Sokol Olldashi pyetej, në mesin e garës me Lulzim Bashën, rreth diferencave mes tij dhe kundërshtarit, ai thoshte pak a shumë se të gjitha figurat politike të njëzet vjetëve të fundit në PD janë formatuar sipas modelit të Sali Berishës, të cilin e kanë ndjekur dhe e kanë pranuar ndër vite. Olldashi po përpiqej të jepte në ato momente mesazhin se mes tij dhe Bashës nuk kishte ndryshime thelbësore, sa i përket formatit të lidershipit me të cilin identifikoheshin.

Kush do ta besojë Bashën?

Postuar në 28 Korrik, 2013 03:35

Ai s’i ka më këmbët e gjata e muskuloze, siç i pëlqen ta përshkruajë ndonjëherë Artur Zheji. Ndoshta as krejt të shkurtëra si gënjeshtra, sepse kjo e fundit në zgjedhjet e Partisë Demokratike nuk ishte ekzkluzivitet vetëm i tij. Por gjithsesi, duart, duket se i ka të gjata. Për të marrë vota që nuk i takojnë. Edhe nëse nuk i ka ndyer duart vetë, pranimi i faktit, qoftë edhe dijenia, e bën atë njëlloj të fajshëm, si në 2011 kur u zgjodh kryetar i bashkisë, si në 2013 kur u zgjodh kryetar i partisë.

Dyshimi që duhet të ndjekë qeverinë e re

Postuar në 27 Korrik, 2013 07:40

Intervista e gazetares së BBC Sarah Montague me Edi Ramën, ishte një leksion për gazetarinë shqiptare. Besoj se edhe për Edi Ramën. Fillimisht më erdhi të them se ishte si një gazetari e harruar, pastaj shtrova pyetjen nëse ka ekzistuar ndonjëherë te ne kultura e një gazetarie të tillë ku gazetari pyet për të kuptuar të vërtetën, dhe jo për të shërbyer apo manipuluar?

Paradokset e Patozit, edhe zgjedhje jo korrekte edhe kryetar legjitim?!

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:59

Astrit Patozi, nënkryetari i PD-së, në përfundim të zgjedhjeve brenda partisë së tij, u shfaq në “Top Story” me një intervistë mbushur plot kundërthënie. Ndihej në të edhe dëshira për të formuluar një kritikë për mënyrën si u bë zgjedhja e kryetarit të ri, por edhe meraku për të mos shkaktuar ndonjë çarje mes demokratëve, edhe për të bërë ndonjë kritikë ndaj Sali Berishës, por edhe për të mos cenuar kultin e tij sa poshtërues aq dhe të papajtueshëm me çdo demokraci, për të kritikuar mënyrën si Lulzim Basha u ngjit në majë, por pa cenuar statusin e tij si kryetar legjitim i partisë.

Misioni i (pa)mbaruar i FRD-së

Postuar në 26 Korrik, 2013 10:21

Në traditën politike moderne menjëherë pas zgjedhjeve politike çdo parti konkurruese dhe ekip politik bën bilancin e vet elektoral. Nëse fiton, analizon fitoren dhe përgjegjësinë, nëse humbet analizon humbjen dhe programon ndryshimin. Në rastin shqiptar kjo nuk po ndodh. PS mori aq shumë vota sa e ka mendjen tek ndarja e pushtetit jo tek gabimet jo të pakta saj, PD evitoi analizën dhe po inskenon një garë brendapartiake për kryetar, LSI ndjehet mirë me rezultatin dhe nuk ka kohë për analizë.

Nënamerika

Postuar në 26 Korrik, 2013 05:11

Një nga keqkuptimet më madhështore në histori, një nga ato me përmasa kontinentale, ka qenë moszbulimi i rrugës së Indisë nga Kolombi – mbase moszbulimi më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Amerika e zbuluar, në rrugë e sipër, rezultoi kaq e madhe, sa mundësitë për të vazhduar ta zbulosh gabimisht, mbeten të pafundme.

Ja ç’na rrëfen, fjala vjen, një bashkatdhetar, një që i ra shorti ta zbulojë Amerikën nga poshtë:

Historiani Kaser: "Si reagoi Ramiz Alia ndaj shkrimit të Ylli Popës në 1990"

Postuar në 25 Korrik, 2013 13:32

Historiani austriak, Karl Kaser, mbërriti në Shqipëri në vitin 1987, kur vendet e Lindjes komuniste po tronditeshin nga revolucionet. Me gjithë shikimin e parë kur u përball me varfërinë e skajshme të “vendit të vetëm ateist dhe socialist në botë”, ai u kthye sërish e sërish në Shqipëri. Duket se kishte diçka magnetike edhe në këtë vend, që dukej si të ishte në një planet tjetër. Nga viti 1987, në 1988, deri në 1992-shin ai pati mundësinë të shikonte ndryshimet graduale në sistem, por edhe në mentalitetin shqiptar. Çfarë ndodhte në kapërcyellin e dy sistemeve në Shqipëri.

Formula themeltare e kombit shqiptar

Postuar në 25 Korrik, 2013 05:44

85 vite më parë,  Branko Merxhani, mendja më e ndritur shqiptare, ka nxjerrë në publik termin Formulat e Neoshqiptarizmës (Shqiptarizmës së Re). Merxhani përdori parashtesën Neo, për arsyen që mos të merrte meritat e rilindësve, të cilët dhe formuan kombin shqiptar.

Po meqë kombi është një gjë që zhvillohet dhe që kërkon formulim të përhershëm, atëherë Branko Merxhani  vazhdoi me shumë kompetencë punën e rilindësve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion