Historiani Kaser: "Si reagoi Ramiz Alia ndaj shkrimit të Ylli Popës në 1990"

Historiani austriak, Karl Kaser, mbërriti në Shqipëri në vitin 1987, kur vendet e Lindjes komuniste po tronditeshin nga revolucionet. Me gjithë shikimin e parë kur u përball me varfërinë e skajshme të “vendit të vetëm ateist dhe socialist në botë”, ai u kthye sërish e sërish në Shqipëri. Duket se kishte diçka magnetike edhe në këtë vend, që dukej si të ishte në një planet tjetër. Nga viti 1987, në 1988, deri në 1992-shin ai pati mundësinë të shikonte ndryshimet graduale në sistem, por edhe në mentalitetin shqiptar. Çfarë ndodhte në kapërcyellin e dy sistemeve në Shqipëri. Gjithçka ai e ka hedhur në ditar, të titulluar “Shqipëria njëzet vite më parë – kujtimet e një historiani austriak”. Kujtimet e pedagogut të Universitetit të Vjenës janë përfshirë në botimin më të fundit të Qendrës së Studimeve Albanologjike “Shqipëri-Austri: Reflektim historiografik”. Si e shihte ai ndryshimin e sistemeve në Shqipëri, sa gjasa kishte që të derdhej gjak si në Rumani, turmat e të rinjve që kërkonin të iknin dhe i luteshin t’u rregullonte një vizë… Në kujtimet e historianit, edhe buja që bëri artikulli i akademikut Ylli Popa në gazetën “Zëri i Popullit”. Si reagoi Ramiz Alia dhe si nisi “Pranvera shqiptare”. a.m.
1 deri në 19 shtator 1988
Mbërrij përsëri në Shqipëri. Kësaj radhe më vendosin në Hotel Dajti, një përmirësim i dukshëm nga Hotel Tirana. Sidoqoftë, policia sekrete është shumë më e pranishme këtu. Në fakt, ata nuk janë të aftë ta kamuflojnë praninë e tyre siç duhet. E di që më mbajnë nën vëzhgim, po kujt i plasi! Ndërtimi i mauzoleut Enver Hoxha ka filluar. Një ndërtesë e madhe. Kjo kërkon shumë para, jashtëzakonisht shumë, për një vend të varfër.

25 maj, 19-6
qershor 1989
Ekskursion me mbi 40 studentë nga Universiteti i Gracit. Udhëtimi organizohet nga AlbTurizmi. Programi i udhëtimit është ai i zakonshmi: Të vizitojmë atraksionet më të mira të Shqipërisë. Nuk ka shenja për ndonjë revoltë politike, edhe pse Polonia dhe Hungaria tashmë kanë sisteme shumëpartiake. Duket se Shqipëria nuk është trazuar nga këto zhvillime. Shoqëruesi ynë është i sjellshëm dhe përputhet plotësisht me vijën ideologjike të Partisë. Nuk e ndërron kurrë këmishën prej najloni blu për 11 ditë rresht. Në Tiranë, papritur, një nga studentët pëson infarkt në zemër. Është pothuajse mesnatë. Marrim një taksi për në spital. Një makth i vërtetë. Pas diagnostikimit, doktori do t’i bëjë një gjilpërë me një shiringë, agen e së cilës nuk ka pikë dyshimi që e ka përdorur më parë. Sapo e sheh një gjë të tillë, studenti preferon të hidhet nga krevati dhe ta marrë veten pa ndihmën e gjilpërës.
(Ekskursioni pati pasoja afatgjata. Tre nga studentët e mi vendosën të studionin gjuhën shqipe dhe të specializoheshin në historinë dhe kulturën shqiptare: Kurt Gostentchnigg, i cili ka dhënë mësim gjermanishten në Universitetin e Shkodrës për vite me radhë; Robert Pichler, i cili po përfundon tezën e doktoraturës mbi migrimin shqiptar nga Maqedonia dhe Hubert Neuwirth, i cili punoi në fushën e zhvillimit në Maqedoni dhe Shqipëri për qeverinë austriake për shumë vite. Të tre ata mbrojtën doktoratura me tematikë shqiptare).
Pranverë 1990
Situata politike ka filluar të ziejë. “Zëri i Popullit” publikon një artikull nga dr. Ylli Popa, një mjek i mirënjohur dhe aktivist partie, në dy pjesë. Artikulli titullohet “40 vite të humbura”. Shumë prej lexuesve tronditen, të tjerë shtangen. Ka edhe nga ata që e kanë pritur me këmbëngulje një sinjal të tillë, pas revolucioneve në vendet e tjera socialiste. Autori formulon mendime që do ta kishin rrasur në burg deri në fund të ditëve vetëm pak javë më parë. Madje, edhe një deklaratë zyrtare si “S’ka asgjë për të blerë”, mund të jetë arsye e mjaftueshme për shtatë vite burgim. Popa formulon një kritikë thelbësore ndaj partisë dhe zhvillimeve politike gjatë katër dekadave të fundit. Rruga politike e ndjekur deri më tani ka qenë plotësisht e gabuar, situata katastrofike në ekonomi është prova më e mirë. Në mënyrë që të shpëtojmë Shqipërinë, një rishikim kokë e këmbë është i nevojshëm. Sistemi politik dhe institucionet e jetës publike duhet të demokratizohen.
Këtu nuk mund të bëhej fjalë për një gabim. Me sa dihet, Popa ka marrëdhënie të ngushta me Ramiz Alinë. Zor të mendohet se këta dy artikuj janë një shfaqje e rastësishme. Pas disa javësh, mjegulla davaritet: Partia nis një reformë të përgjithshme në të vetmin “vend aktualisht socialist në botë”. “Pranvera shqiptare” ka filluar. Për shumë njerëz, ky është një hap i papritur i partisë, meqë ende nuk ekziston një lëvizje masive opozitare e organizuar, e cila do të shtyjë Partinë të vepronte. Sidoqoftë, situata duket e qartë: Pavarësisht deklaratave zyrtare (Shqipëria është ndryshe, etj.), partia duhet t’u paraprijë pasojave të revolucioneve në Europën Lindore e sidomos atij të dhunshëm në Rumani, në dhjetor 1989. Popullsia është informuar mbi zhvillimet në Rumani nëpërmjet televizionit. Është e qartë se elita partiake i trembet një reagimi të ngjashëm spontan në Shqipëri; revolta politike ka shumë gjasa të shkaktojë të njëjtat rezultate gjakderdhëse si në Rumani, për shkak të mungesës së kulturës politike (një arritje e Partisë kjo). Arsyeja e dytë është kolapsi akut i ekonomisë dhe varfëria në rritje e një populli gjithmonë të varfër, diçka akoma më e qartë për një të huaj. Situata në zonat rurale është veçanërisht dëshpëruese. Në një vend, ku mbijetesa e shumicës mbështetet në bujqësi, mungesa e bukës bëhet pjesë e kufizimeve të përditshme. Prodhimi industrial vazhdon të bjerë.
Shtator 1990
Ramiz Alia, si udhëheqës i parë i Partisë së Punës dhe president i vendit, viziton një vend perëndimor, Amerikën. Është e qartë se po lyp mbështetje financiare. Slogani “Pa eksport nuk ka import”, të cilin e gjen kudo në Shqipëri, tashmë ka shfaqur pasojat e tij katastrofike, sidomos te gjenerata e re. Edhe pse diçka zyrtarisht diçka e ndaluar deri kohët e fundit, të gjithë kanë pasur mundësi të shikojnë televizionet italiane me të gjithë shkëlqimin dhe luksin aq shumë të dëshiruar që ato ofrojnë. Në krahasim me to, tregu shqiptar mund të ofrojë vetëm zero ose minus zero.
Me mijëra të rinj po përpiqen të ikin nga vendi. Me sa di unë, Ambasada turke është e vetmja që ofron viza për shqiptarët. Dhe shumë të rinj marrin viza turke, sepse kujtojnë se dhe ky është një vend i pasur; shumica kthehen pas të zhgënjyer.
Gjatë “Pranverës shqiptare” shqiptarët nuk u ndaluan më të flisnin me të huajt. Ky përbënte një zbulim të ri për të dyja palët. Ndërsa çapitem rrugëve të Tiranës, më afrohen shumë të rinj shqiptarë, të cilët më flasin anglisht dhe, me raste, gjermanisht. Kam përshtypjen se shumica e tyre dëshirojnë të testojnë aftësitë e tyre në gjuhë të huaja. Patjetër që pothuajse të gjithë më kërkojnë t’i mbështes për një vizë në Austri. Rinia shqiptare, të paktën në Tiranë, është shkëputur përfundimisht nga e kaluara komuniste. Kjo shkëputje është pabesueshmërisht e drejtpërdrejtë dhe radikale. Nuk është e nevojshme t’i pyes se ç’mendojnë për sistemin politik. Ata flasin vetë për këtë çështje; dhe pothuajse të gjithë thonë të njëjtën gjë. Interesant është fakti se ata nuk shfaqin kurrfarë interesi të ndryshojnë sistemin politik; ata duan vetëm t’ia mbajnë drejt Perëndimit dhe të bëhen pjesë e konsumerizimit të tij. Disa prej tyre sugjerojnë një diktator të tipit Hitler (sepse ai e bëri të pasur Gjermaninë!); të tjerët do t’i rrasnin me gjithë qejf politikanët në ferr. Përse nuk na japin liri? Përse duhet të jemi kaq të varfër, ndërkohë që fëmijët e Hoxhës kanë shtëpi luksoze në të gjithë botën? Të gjithë ata me të cilët flas, kanë gjykime negative mbi katër dekadat e fundit. Ata nuk kujtojnë as edhe një arritje pozitive të politikave të partisë. Duket se kohët e mira patën firuar pikërisht me ardhjen e të ashtuquajturit çlirim.
Rinia shqiptare nuk është aktive politikisht. Ky pasivitet politik përbën dhe barrierën kryesore për krijimin e një opozite politike apo të një kulture opozitare. Për shkak të patriarkës politike të partisë gjatë këtyre katër dekadave, reformimi i sistemit politik është i mundshëm vetëm nga lart-poshtë. Problemi është se turmat nuk janë më të interesuara për reforma. Mendoj se, nëse reforma nga lart-poshtë do të jetë e suksesshme, shoqëria shqiptare dhe PPSH do të përballen me një periudhë të vështirë tranzicioni.
Për më tepër, kanë ndodhur gjëra të tjera që s’mund të imagjinoheshin gjysmë viti më parë. Në afërsi të stacionit të trenit në Tiranë është hapur një lokal privat, aspak tërheqës. Patjetër që unë dhe një miku im nuk mund të rrimë pa shijuar ndjesinë e re të pronësisë private shqiptare. Cilësia e rakisë së rrushit është modeste, për të mos u treguar të pasjellshëm, dhe me kaq e mbyll aktivitetin tim për sot.
Ndodh diçka tjetër interesante: një problem sigurie gjithmonë e më i rëndë. Kur kthehem në Hotel Tirana, natën e fundit përpara se të largohem, lobi është mbushur me vendalinj, shumica nga fshati, dhe të gjithë fillojnë të më kërkojnë favore. Ia dal më në fund të mbërrij në dhomë, vetëm për të zbuluar se më kanë fluturuar dy palë pantallona.
Qershor 1991
Ndërkohë, Enver Hoxha është detyruar të braktisë vendin e tij të përjetshëm në sheshin “Skënderbej”; po kështu edhe Stalini; një grevë kombëtare sapo ka përfunduar; kryeministri Fatos Nano ka dhënë dorëheqjen dhe i ka lënë radhën Ylli Bufit, ish-ministri i Provizioneve. Ai ka formuar një qeveri koalicioni, e përbërë nga PPSH dhe katër parti opozitare. PPSH do të riemërtohet “Partia Socialiste” dhe do të reformohet. Sistemi ekonomik ka pësuar kolaps. Një nga arsyet e jashtme është shpërbërja e CONECON-it, i cili ishte partneri tregtar kryesor i Shqipërisë. Furnizimi i popullatës me mallra bazë nuk është më i garantuar. Njerëzit kanë filluar të braktisin vendin, shumica drejt Italisë dhe Greqisë. Pritet një eksod në masë. Duket se hyrja e ekonomisë së tregut është e pashmangshme, por do të ketë efektin e një dushi të ftohtë. Cilat do të jenë pasojat? E vështirtë të imagjinohen. E sigurt është se pjesa tjetër e sistemit të sigurisë sociale do të shpërbëhet; çmimet do të ngrihen; praktikisht e gjithë industria do të mbyllet; papunësia do të fryhet në masë etj., etj., për të mos përmendur degjenerimin e rendit publik.
Të gjitha partitë opozitare mbështesin ndryshime të shpejta drejt ekonomisë së tregut të lirë, me përjashtim të PPSH, e cila kërkon një tranzicion të ngadaltë dhe ruajtjen e kontrollit të shtetit mbi një pjesë të mirë të ekonomisë. Shqipëria nuk është ajo e një viti më parë. Kolapsi i sistemit ekonomik ka rezultuar në braktisjen e dogmave të konsideruara deri para pak kohësh si të përjetshme.
“Shteti i parë ateist në botë” dhe “i vetmi shtet socialist ekzistues” i përkasin historisë. Periudha e eksperimenteve ideologjike të këtij lloji ka përfunduar pa kthim mbas. Në kohë, Shqipëria do të bëhet një vend i zakonshëm europian. Shumë shqiptarë besojnë se është e lehtë të arrihet një gjë e tillë. Ata besojnë gjithashtu se prezantimi i mekanizmave kapitaliste pa dyshim që do t’i bëjë ata të pasur. Ata presin që varfëria të marrë fund dhe fillimin së shpejti të një ere të re begatie. Po ç’lidhje ka ekonomia e tregut të lirë me begatinë?
Gusht-shtator 1992
Hera e parë me makinën time në Shqipëri. Në tragetin Bari-Vlorë. Që në Bari bëhet e qartë se ka disa tregtarë që po u shesin makina ose mercedesa të vjetër më saktësisht (ndoshta bashkë me patentat e makinës) punëtorëve emigrantë shqiptarë, të cilët bashkohen me ne në traget. Zbarkimi në Vlorë është interesant. Jo të gjithë shoferët janë të aftë të zbresin me makinë nga trageti në port. Rruga nga Vlora në Tiranë është në gjendje të mjeruar. Rritja masive e numrit të makinave, nga zero në disa mijëra, ka pasur pasojat e saj. Tirana ka ndryshuar rrënjësisht. Një nga vendet më të qeta në planet është kthyer në një qytet të zhurmshëm dhe të pisët. Më përpara një zonë këmbësorësh, tashmë këmbësorët janë flakur pas mureve anës rrugëve. Sheshi “Skënderbej” është një kaos i vërtetë. Mercedesi është mbreti i ri i rrugëve. Të kesh një makinë, nuk është gjithmonë një avantazh në Tiranë apo në qytetet e tjera shqiptare. Meqë është e rrezikshme të parkosh dhe ta lësh vetëm makinën për më shumë se 5 minuta, një biznes i ri ka lindur: parkingje makinash të ruajtura 24 orë nga roje të armatosura me kallashnikovë. Jam i lumtur të paguaj detyrimin modest për këtë shërbim.
Uji, po ashtu si elektriciteti, janë diçka e rrallë. Mikpritësit tanë duhet të çohen në katër të mëngjesit për të mbledhur racionin e përditshëm të ujit.
Njerëzit po përpiqen të përshtaten me ekonominë e tregut, edhe pse jo gjithmonë në mënyrën e duhur. Një histori e shkurtër mund të shpjegojë atë që dua të them: ka shumë nga të ashtuquajturat kioska “kinkaleri”, të cilat janë vendosur rrugëve. Ato shesin çikërrima, gjithçka që mund të konsiderohet e vogël. Mes tyre gjejmë edhe birrën. Është thuajse mesditë dhe duam të pimë një birrë. Një nga kioskat “kinkaleri” shet birrë. “Çfarë birre dëshironi, zotëri?”, “Çfarë shërbeni?”, “Çfarë të dëshironi-çeke, austriake, italiane..”. “Një Budweiser, të lutem”. Shitësi nxjerr një shishe pa etiketë nga frigoriferi dhe kërkon një etiketë Budweiser-i në anën tjetër të kioskës. E gjen atë dhe e ngjit në shishen e zhveshur të birrës. “Urdhëroni, ju lutem Budweiser-in tuaj”.
Qyteti fillon të rritet, i papërmbajtur, pa kurrfarë kontrolli.
Panorama
Comments
RROFTE VEPRA E SHOKUT ENVER

RROFTE VEPRA E SHOKUT ENVER HOXHA!

RROFTE SHOKU RAMIZ ALIA!

PARTI_ENVER JEMI GATI KURDOHERE

(deleted)

(deleted)

(deleted)

(deleted)

ME 2017 DO TE VOTOJME PRO

ME 2017 DO TE VOTOJME PRO ILIR ENVER HOXHES JO PER ATE UTURAKUN TEND SALI BERISHA! KUSH I SOLLI LETRAT PORTOKALLI NE FIER ORE BRISKU ? DOBRO?

DROGE DHE ARME BEJBI NEPER

DROGE DHE ARME BEJBI NEPER EUROPE

KRIMINALITET BEJBI

KRIMINALITET BEJBI

TERRORIZEM BEJBI

TERRORIZEM BEJBI

Kush ia ka shtuar "l"-ne , ne

Kush ia ka shtuar "l"-ne , ne fund te emrit , ketij gazetarit spiun qe ka ardhur te numeroje aget dhe gjilperat , nderkohe qe nuk degjon gjekundi qe te flase per shqiptaret si shpirt dhe si shoqeri , pra si njerez ?

IA KA SHTUAR SPIUNAZHI TURK

IA KA SHTUAR SPIUNAZHI TURK GERMEN"l"

E KA SHTUAR "SNOW"

E KA SHTUAR "SNOW"

O PRESHI KARLI NUK SHKRUAN

O PRESHI KARLI NUK SHKRUAN ASGJE GABIM,POR SHKRIMET E TIJ NUK I DUHEN SHQIPERISE SE SOTME.SHQIPTARET AI NE AUSTRI I KA CFARE TE SHKRUAJ PER HALLEXHINJTE,VIKTIMAT E POLITIKES NDERKOMBETARE E KOMBETARE>

Nuk kam lexuar kerkund qe

Nuk kam lexuar kerkund qe ndonje gazetar i huaj dhe as ndonje gazetar shqiptar qe merr ne analize vitet e socializmit ne Shqiperi te kete permendur qe familjet fshatare e malesore ne Shqiperi ne kohen e xhaxhit kishin te pakten nga 6- 7 femije.

Me thoni se ne cilin shtet te botes mund te kesh 6- 7 femije dhe te mos rrosh ne fukarallek ?!

Pse shtimi shperthyes i popullsise qenka problem numer 1 ambiental dhe demografik ne boten e sotme demokratike dhe teknologjikisht te zhvilluar dhe nuk na paska qene problem per shtetin e djeshem komunist qe nuk ka dashur te pranoje kete logjike maltusiane per shkak te ideologjise qe i permbahej?!

E di pse me beri pershtypje ?

E di pse me beri pershtypje ? Sepse duke lexuar udhetaret e para clirimit , madje edhe para 1900-tes , qe kane qene ne keto troje , do te gjesh pershkrime me shume qe i takojne jetes shoqerore shqiptare , mentatilitetit , riteve psikologjise dhe pastaj edhe te anes pasurore !

Ndersa ky zoti Kar(L) , ka ardhur te numeroje "te keqijat" , madje edhe t'i shtoje dhe genjeje ! Aget vertet ishin shumeperdorimshe , por ne cdo ambulance ishte autoclava bashke me procedurat e dizinfektimit dhe sterilizimit te saj ! Zoti Kar(L) , nuk ka pare asgje , por na eshte i "sigurte" qe agia na ishte perdorur tek nje tjeter me pare ???!!!

Keshtu qe "vizitori" Kar(L) na eshte minimumi dashakeq ...........

Kur fola per (l) ne fund te emrit e kisha fjalen per (L)-ne !

“Një Budweiser, të lutem”.

“Një Budweiser, të lutem”. Shitësi nxjerr një shishe pa etiketë nga frigoriferi dhe kërkon një etiketë Budweiser-i në anën tjetër të kioskës. E gjen atë dhe e ngjit në shishen e zhveshur të birrës. “Urdhëroni, ju lutem Budweiser-in tuaj”.

Hahaha...Zot i madh, sa qesharak bëhen të huajt kur shkruajnë për Shqipërinë e shqiptarët, që të lexojnë gjermanët e Hamburgut dhe islandezët e Rejkavikut. Ky ndryshon nga Karl May, autor i librit aventuror, "Në vendin e shqiptarve", përpos se ky i dyti nuk e kish shkelur kurrë Shqipërinë

KAR(L)-i do te ishte shume

KAR(L)-i do te ishte shume dashamires neqoftese do te merrte ate preshin tend ta l-epije vete dhe ta fuste ne bythe me rastin e legalizimit te LGBTV ne shqiperi.KAR(L)-i nuk do te beje BURG bashke me ty o presh sepse ti do te vjedhesh,vrasesh,spiunosh terrorizosh.......,te trafikosh etj.AS LETRAT<AS LINDJA <AS PERENDIMI NUK TE DUAN TY O PRESH

PER SHQIPTARET O PRESH NUK

PER SHQIPTARET O PRESH NUK KANE DASHAMIRESI <VETE SHQIPTARET>,<QEVERITE E SHQIPTAREVE(QE JANE SI KARLI)><AS LINDJA>< AS PERENDIMI>,DHE AS NUK DO TE KENE DASHAMIRESI AS NE TE ARDHMEN.PSE?SHKO PYETI TE MESIPERMIT CFARE KA NDODHUR O PRESH I THATE.DASHKE DASHAMIRESI TI MES EGERSIRASH,NEXHUNGEL.DEATH KA O PRESH VETEM DEATH.DO TA SHIKOSH SHUME SHPEJT.

vitet '80 ishin vertet nje

vitet '80 ishin vertet nje katastrofe.Neve nuk na bente shume pershtypje,por nje i huaj e dallonte mizerjen,qe tek kemisha qe shoqeruesi e mbajti 11 dite rresht pa e nderruar,sepse edhe per nje kemishe najloni duhej te beheshe mik me shitesit e metrazheve.Vertet shqiptaret kane qene dhe jane bujare,per nga trashegimia kulturale dhe njerezore,po kur je ne mizerje,je ne mizerje,s'ke çi ben.Per fat te mire,ne shqiptaret jemi popull shume vital,se psh,uji i pijshem akoma eshte me orar,edhe tani pas 20 e kusur vjetesh.

Po ta kishim bo si sot , t'i

Po ta kishim bo si sot , t'i kishim rrit cmimet vetem per "ata" qe kishin leke edhe ne do te kishim "bollek" dhe dyqanet do te kishin mallra me shumice , sepse mallrat do t'i merrnin vetem ata me rroga 7000 lekshe dhe siper ! Por shperndahej "mishi" apo mallrat per te gjithe , pa dallim rroge !

Nejse ky eshte muhabet tjeter ! Po ky "historiani" (llafazani) , mundet ta shikonte ceshtjen realisht dhe shqiptaret , para se te jene veshes leckash , jane nje popull qe kane jeten e tyre si qenie njerezore dhe pjese e kontinentit !

Gjate vizites ne nje komunitet ke disa shance , mundet te fotografosh kazanet e plehrave dhe lypesit , apo godina ne rrenim , mundet te fotografosh pallate dhe ndertime luksi dhe festa mondane , ose , mundet te te tregohesh realist duke fotografuar jeten e komunitetit ne teresi .........

Nejse ...... vari leshte ....

Preshi,aty nga fundi i

Preshi,aty nga fundi i socializmit une isha ne shkollen e mesme dhe vjen nje drejtues nga ministria e Tregtise(mbase zv minister)dhe na tregonte ca manovra gjeniale te tregtareve tane shteterore me kompanite e huaja.Na tregoi shume,por njera ishte manovra e sheqerit,qe sipas tij e blinim disa fish,ndersa shitej ne tregun shqiptar me 80 leke/kg,qe duke marre kursin atehere(te dyqanit te $-ai tek kafe Europa)1=75leke,i binte kg e sheqerit 1.05$.Duke qene se sot,ne kete kohe 1kg sheqer kuhstn po aq,megjithe inflacionin,sepse kam nje siguri qe ai zyrtari na paska genjyer me te dyja duart.Nje nga kushtet pse socializmi enverist ra,ishte pikerisht mizerja e tregut.Une isha familje e madhe ne numer dhe me kujtohet kur veres isha ne fshat,nuk arrija dot te blija 1l qumesht,sepse mbaronte shpejt.Ndersa,ajo qe permend ti,pra mos shiko varferine,por shiko etnografine,mikpritjen,etj,kam frike se keto kalojne ne dore te dyte,sepse me keto fusha merren njerez qe shikojne specifikisht trashegimine etnografike.Kur kam qene i vogel,zysha me dergonte te merrja arixhinjte e klases time,t'i sillja ne shkolle,se ata vinin nje dite dhe 1 jave mungonin.Ato ishin familje fisnike,mikpritese,etj,-kam mbresa shume te mira nga ata ne kete drejtim-por mua edhe sot me eklipsohen gjithe detajet e tjera,ndersa gjithe kujtesen ma gllaberon varferia e tyre,dyshemeja me dhè dhe ca qilima te shtruar.Une jam shqiptar,s'ka njeri me kureshtar sesa mua,dhe pa qene i huaj,shiko se çfare me ka mbetur ne kujtese,prandaj nuk duhet t'i veme faj historianit,pse i beri pershtypje kjo dhe jo ato te tjerat.Nje shofer grek me ka treguar se ne vitet'80 beri disa rruge ne Shqiperi dhe merrte perime,per t'i çuar ne Gjermani.I kujtoheshin punetoret me çizme e pa çorape,qe i kerkonin t'i blinin me çdo çmim syzet e diellit.Shoferi grek nuk dinte nga rrefimet e hollandezeve qe ua blene indigjeneve Manhatanin per 24 dollare çikerrima,pasqyra e suvenire,por mua ne vetvete me risolli ne kujtese varferine e viteve'80.Sepse u varferuam aq shume,une besoj se ka qene nje politike preçize per t'u ndjekur dhe kjo eshte bere me plan nga banda politike e atyre qe po linin pushtetin,ne bashkepunim me keta qe po vinin;mjerimi ishte taksa qe duhet te paguanim ne shqiptaret e thjeshte,per t'u bindur se rruga duhej ndryshuar.Jam gati i sigurt qe mjerimi i viteve'80 ka qene nje komplot,pasi njerezit kishin leke ne xhep,por nuk kishte mall.1 televizor pa ngjyra 40 mije leke=500$,shume stratosferike,e prape do gjeje miq deri ne OKB per ta blere.

Persa i takon "varferise" ,

Persa i takon "varferise" , une jam dakort me ty ! "Varferia" ishte sepse mallrave iu caktoheshin cmime per nen mesataren e "kamjes" , me qellim qe te bliheshin nga te gjithe ! Nje gje e tille nuk ndodh sot ! Nuk i plas askujt se kush "nuk ka mundesi" te bleje ! Dhe sot ke shume familje qe marrin me "liste" ! Po kur them shume , jane shume shume ! Por nuk i plas njeriut ! Ne djall shkofshin !

Une nuk thashe askund qe te interesohej per "etnografine" ! Ku e lexove ti ? Une thashe te interesohej per marredheniet njerezore midis njerezve etj . Eshte gjithashtu kendveshtrim historik !

Sa per kasten qe morri drejtimin e pushtetit ne Shqiperi ne vitet '80 , eshte e qarte e pare sot nga larg , qe gjithcka u inskenua per rrenimin total te ekonomise kombetare ! Meqenese nuk e kam jetuar ate kohe , si madhor apo si adoleshent , jam interesuar dhe kam lexuar "orientimet e zhvillimit ekonomik" te vitit 78-82 dhe "orientimet " e vitit 1986 ! Ta sugjeroj edhe ty per kulture ! Do te shikosh se gjithe shkaterrimi ekonomik ishte jo vetem i planifikuar , por edhe i organizuar ! Kjo ndodhte sepse klika qe morri drejtimin , te cilen e kemi prezente edhe sot , ne radhe te pare ishte e shitur dhe antishqiptare , ne radhe te dyte , pa prishur gjendjen ekonomike e kishte te veshtire t'iu kerkonte njerezve ndryshimin e sistemit !

Kjo klike antishqiptare beri ato marreveshje per te cilat po vuan sot Shqiperia , dhe te cilat , po zbatojne me harbuteri antishqiptare Sali Berisha dhe Fatos Nano me gjithe kompanine dhe rreshtert qe ata caktojne ! Mbi te gjitha ky vend nuk qeveriset nga shqiptaret , por nga qarqet antishqiptare serbe - greke dhe islamike !

Syri im keshtu i ka pare keto ndodhi ! A do tre behet ndonjehere Shqiperia ? Jo dhe jo , derisa trashegimia Nexho-Ramiziste dhe reshteret e tyre te jene ne drejtimin e vendit ! Une mendoj se duhet qilizem qe te mbije "fara e re" si kunder Nexho-Ramizoizmit ashtu edhe ndaj ish pinjolleve nazi-fashiste apo te perndjekurve qe u gllaberuan nga sherbimet sekrete , si te vendit dhe te huaja !

Nje amerikan i rendesishem , me ka thene , qe edhe "agjentet" e vendeve partnere qe kane ne gjirin e tyre , nuk i lejojne te marrin as vendin e nje drejtori drejtorie te rendomte ne SHBA ! Kurse ne Shqiperi i bejne Kryeministra dhe Presidente !

kaq e thjeshte me duket !

ok,do t'i lexoja me gjithe

ok,do t'i lexoja me gjithe qejf orientimet edhe pse kuptoj pak gjera nga bilancet ekonomike.Nuk besoj qe serbet komandjne aq sa thuhet,ata jane"zboriste"per vete.Ndoshta mungojne librat dhe studimet per disa grupe te fuqishme politike-financiare,tip Bilderberg,Trilateral commission,qarqet masonike,etj,por ekzistojne disa lidhje.Ne fakt,gjithe universi i njeriut,per fat te keq komandohet nga stomaku.Kur stomaku fillon te haje veten,njeriu zbret nga Olimpi i arsyes dhe ia kalon kafshes me te eger.Thuhet qe ne plaset lufta e Trete,do plase per ushqim.

Ok, Ok ! Ashtu eshte , por

Ok, Ok ! Ashtu eshte , por megjithate serbet jane "perfituesi" kryesor i plazmes dhe gjakut shqiptar ! Kjo ndodh pavaresisht se serbet vete paketojne gjak nga i tyre dhe toni , per ta "falur" diku tjeter !

Vetem neve nuk jemi planifikuar per te qene shtet "vampir" ne Ballkan ! Nuk po na lene te thithim frutet e djerses sone dhe jo me te te tjereve !

E kuptoj se cfare do te thuash ....... dheee cili eshte realiteti , ku per fatkeqesi as nuk mundohen ta fshehin ! Ka raste qe kjo me ben pesimist ! Eshte me shume se cinike , apo genocidike , qe pasi t'i heqesh cdo mundesi tjetrit (shqiptareve) per tu ngritur ne kembe , lere pastaj per te ecur perpara , t'i akuzosh per "paaftesi" ! Dheee cinizmi arrin kulmin , kur keto t'i ben e para Europa , qe e dime te gjithe llafet dhe "pretendimet" e saj per lirite e njeriut e bla bla bla ! Cfare duhet te beje dhe cfare mundet te presesh pastaj nga nje callmaxhi Azie ?

TE HUAJT DHE SHERBETORET E

TE HUAJT DHE SHERBETORET E TYRE I DUAN TE VDEKUR SHQIPTARET o presh

Habitem se si Austria mban

Habitem se si Austria mban nje Prof te tille i cili me pershkrimet e tij te fundviteve 80, verteton se eshte vetem nje gazetar mediatik i merzitcem, njeanshem dhe aspak nje Historian!! Ketij pseudo-historiani do ti kujtoja vitet e pas luftes ne gjermani dhe austri, ku amerikanet shperndanin kartona me ushqime per te ushqyer popullin e mjere gjerman, i cili hante nje patate ne dite dhe flenin ne mes te bores, neper vagona treni,pasi shtepite ishin shkaterruar komplet dhe ekonomia ishte rrenuar komplet, duke mbajtur radha gjigande per nje cope buke te thate, ku radhat e komunizmit ishin parajse perpara asaj varferia austriako- gjermane pas luftes ne vitet 1944-48. Ky prof e di sh mire, qe ne historine njerzore ka gjithmone faza mjerimi dhe shkaterrimi, qe vijne si pasoje e vendimeve te gabuara politike, ku nje popull sado i zoti sic eshte dhe populli austriako-gjerman mund te shkoje ne uri dhe vdekje te papare, por cudia nuk eshte ketu, sepse ky pseudo-prof e di shume mire, qe ndersa ne shqiptaret e hudhem poshte sistemin, qe mezi u ngrit me sakrifica, lodhje, djerse e mundime, se ishim nje popull qe tere historine e tij nuk kishte ndertuar kurre shtet, gjermanet pabuksa te asaj kohe nuk u cuan per te rrezuar sistemin e tyre, qe dhe pse i la pa buke dhe vrau nja 12 milione gjermane dhe austriake, perseri qendruan pra aty ku ishin, se nuk ishin popull injorant si shqiptaret.

Pra dua ti them ketij pseudoprofi, qe mos shfrytezoni injorancen e nje populli pa pervoje dhe experience i dale nga mesjeta direkt pas luftes ne 1944 , qe kurre ska pase shtet , pra as zhvillim ne historine e tij, per te bere krahasime absurde me vendet tuaja, pasi nese do te krahasonim urine dhe mangesine e shqiperise se asaj kohe ne vitet 1990, me urine dhe mangesine Kinen e viteve 1978-80, ku ne Kine vdiqen nga uria 20 milione njerez prej vendimarrjes te gabuar politike, Kinezet si popull i zgjuar nuk pranuan denglat e tuaja dhe nuk pranuan teorite ogurzeza per ndryshimin tuaj, qe mbjelle vetem mjerim kudo neper bote, por ruajten me fanatizem sistemin e tyre komunist, sic e ruajtet dhe ju pas luftes se dyte boterore dhe pse pa buke dhe miliona te vdekur. Kina komuniste duke e reformuar e korrigjuar vendimarrjen e gabuar te sistemit komunist pasi e dinin, qe ai sistem ishte shume me superior, se ai juaji grabitqari, ju dikur ne vitet 1990 duke shfrytezuar injorancen e Ramiz Alise ju parashtruat majmunerve shqiptare sistemin tuaj duke e futur shqiperine ne kaos dhe anarshi te papare jo vetem ne shqiperi por ne tere europen lindore, pasi e dinit shume mire forcen madheshtor, qe ka sistemi komunist kur ai funksionon, sic funksionoje ne Kine pas reformave, duke e kthyer Kinen ne superfuqi botetore per ti vertetuar kafsheve ne shqiperi dhe mbare botes, se cfare humben me rrezimin e sistemit qe kishin.

Kina shume shpejt do ta ve perposhte sistemin tuaj pervers, gjamse i pasur, ne fakt i ndertuar mbi borxhe dhe duke shfrytezuar boten e trete, prandaj i them ketij Prof mos na bej ketu humanistin, se ne vendet e afrike dhe amerikes latine e india vdesin me miliona njerez sot nga uria dhe pse nuk kane njohur kurre komunizem!!

E verteta eshte se sistemi, qe kishim ishte nje sistem superior i cili nese do kishte bere korrigjimet e duhura sic i beri Kina sot, shqiptari nuk do ishte dhe pas 23 vitesh perballe kesaj mizerie, varferie dhe lufte civile, sic gjendet sot pasi keta pseudo prof, ishin te paret, qe erdhen ne shqiperi dhe ndersyen nje popull te tere injorant sic bejne kudo me boten e trete, ne lufte civile duke perkrahur brenda popullit tone forcat me te errta kamikaze, hajdute dhe vampire qe ka njohur historia gjamse ne emer te ndryshimit te sistemit per ta varrosur jo vetem shqiperine por tere europen lindore ne vende gjysem-afrikane neokoloniale!!!

Add new comment