Arkiv-Opinion
Reagim ndaj lajmit për një ndërhyrje kirurgjikale të “rrallë”
Po ju dergoj atashuar nje reagim timin lidhur me nje shkrim te botuar dje ne shtypin tone (Tema, Gazeta Shqiptare) ndofta dhe te tjera me titull: "Te moshuarit i ngec bidoni ne vrimen anale - i cili ilustrohej me intervisten dhe fotografine e kirurgut qe ishte hasur me kete pathollogji te "rralle". Mendova ta perdor kete rast per nje mesazh lidhur me anomaline qe ekziton ne menyren e informimit publik lidhur me Scoope te tilla nga mjekesia.Mjeku ka bere nje gaf etike e cila po te kish ndodhur ne nje nga vendet e Evropes do kishte implikime penale.
Rrënjët identitare
“Në departamentin tonë, kemi edhe dy studentë pasuniversitarë nga Europa Lindore, me të cilët besoj se do të të hahet muhabeti.” Këto ishin ndër fjalët e para të profesorit që kishte ndërmjetsuar vajtjen time në universitetin Virginia Tech të SHBA-së, fill pas prezantimit tonë të parë në aeroport.
Sugjerim opozitar për Kryeministrin Rama!
Unë jam në opozitë, do apo nuk do njeri nga opozita e re. Jam ai që kam qenë përherë duke folur lirshëm e ndaj nuk marr leje as nga Kryeministri i ri Rama e as nga Lulzim Basha, lideri i ri i opozitës ku bëj pjesë. Nuk më intereson dështimi i Ramës në krye të qeverisë pasi dështimi i tij është dështim edhe i opozitës së re, kësisoj më intereson pikësëpari Atdheu im, i cili natyrisht është edhe i Ramës, edhe i Bashës, i të gjithëve.
Siria? Unë jam me Vatikanin
Në kohërat që po jetojmë, institucioni politik më serioz, më i besueshëm dhe më me njohje të thella është Vatikani; është kujtesa që po shndërrohet në zë. Vatikani, Lindjen e Mesme e njeh më mirë se sa vetë Evropën.
Të shmangësh njerëz të mërzitshëm
Të parët në rradhë janë fashistët. Sigurisht, dhe ata që edhe pa e ditur janë racistë, vetëm se janë të paaftë të kuptojnë përkufizimin që i klasifikon si të tillë. Të gatshëm me patjetër që të lexojnë mijëra fletë libra historie ku raca dominuese është përcaktuar që në kohën e dinozaurit të parë. Historia më pas, që nga shpikja e rrotës, çadrës, tharëses së flokëve, kondicionerit, viagrës, pompës së biçikletës, filmit pa zë, internetit, etj., nuk ka më interes. Gjithçka pas australopitekut (kolegut australian të pellazgut) është prehistori.
“Përgjegjësia fillon nga ëndrra”
Me këtë përkufizim të William Butler Yeats do doja unë t'i fillojë analizat e mia mbi rolin e artit dhe kulturës në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, rolin e artistëve si mendimtarë e korrektues të shoqërisë, thellimin e dialogut ndërajonal si dhe peshën që ata duhet të mbajnë në procesin e
integrimit dhe rilindjes europiane të vendit.Shprehja popullore “ëndrra nuk kushton” për mendimin tim mund të ketë pasoja katastrofale për personin vetë, e ndoshta dhe për një popull të tërë, nëse ky person ka një pozicion vendimmarrës.
Qyteti Studenti kryengrihet ndaj “diktaturës së betonit”
Përmes reagimeve me vendosmëri të lartë, përshkallëzimit të qëndrimit me bojkotim të provimeve dhe njëherësh me grevë para mjedisit të pushtuar të oborrit të dikurshëm të fakultetit, po ia dalin të krijojnë historinë e një kazusi të ri, atë të qëndrimit dhe mbrojtjes së pronës publike, qoftë ajo edhe shesh i zënë me letra dhe me gjyqe të këtij tranzicioni. Kjo po ngjet në Qytetin Studenti, në këtë vend historik, jo se solli Sali Berishën në pushtet, por se përmbysi një regjim dhe një diktaturë komuniste.
Parlamenti, një gjëegjëzë vjeshte
Parlamenti i ri do të hapë të hënën dyert për legjislaturën e tij të 19. Pas dy muajsh e gjysmë tranzicioni të pushtetit, kjo do të jetë hera e parë që do të shohim “në praktikë” rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
Tri ditë më parë, Sali Berisha mbylli procesionin tetëvjeçar të mbledhjeve “televizive” të qeverisë, me një fjalim që vetëm një njeri i dëshpëruar është në gjendje ta mbajë, e kjo qe shenja e parë se po i drejtohemi vërtet një sezoni të ri politik.
“Nuk jam gjykatës, jam doktor”
Shtypi i datës 1 Gusht 2013, na njoftonte se shtatë mjekë janë zgjedhur të jenë Deputetë në Kuvendin e Ri të Shqipërisë. Ky njoftim më nguci të shkruaj këto rreshta. Shtatë doktorë në Kuvendin e Shqipërisë, që dyshoj se nuk do të ishin, po qe se populli do t’i zgjidhte vetë përfaqësuesit e tij në Kuvend. “Nënë Partia” i bëri ata doktorë, dhe po partitë i bënë ata deputetë. Popullit i mbetet t’u urojë jetë të gjatë, e sa më të begatë!!!!
Mbreti vdiq, rroftë mbreti!
Sali Berisha e lë godinën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi mbretëroi për tetë vjet në të dhe mbarë Shqipërinë, për të marrë rrugën e pakthyeshme të perëndimit. Njeriu i fortë i politikës, që kondicionoi jetën tonë në gati çerekshekulli, ka kaluar zenitin e tij dhe filluar rënien, e cila nuk është e thënë të jetë e qetë, si muzgu i një patriarku. Në fakt do të ishte çudi nëse do të ishte e tillë. Berisha ka premtuar opozitë të fortë, duke u rikujtuar bashkëkombësve një ndër dhuntitë e tij, në mos më të spikaturën.