“Përgjegjësia fillon nga ëndrra”

Me këtë përkufizim të William Butler Yeats do doja unë t'i fillojë analizat e mia mbi rolin e artit dhe kulturës në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, rolin e artistëve si mendimtarë e korrektues të shoqërisë, thellimin e dialogut ndërajonal si dhe peshën që ata duhet të mbajnë në procesin e
integrimit dhe rilindjes europiane të vendit.Shprehja popullore “ëndrra nuk kushton” për mendimin tim mund të ketë pasoja katastrofale për personin vetë, e ndoshta dhe për një popull të tërë, nëse ky person ka një pozicion vendimmarrës.
Kjo për arsyen e thjeshtë se njeriu i papërgjegjshëm dhe ëndrrat i shikon të "papërgjegjshme" dhe nëse ky person ka një pozicion vendimmarrës atëherë zbatimi i këtyre ëndrrave në realitet ka pasoja për gjithë njerëzit.Shqipëria është europiane jo vetëm nga ana gjeografike, por edhe nga ana shpirtërore e kulturore, dhe unë me bindje të plotë gjatë gjithë punës sime në dhe për Europën kam pasur në mendje shprehjen e famshme të Paul Valéry se “absolutisht europiane është gjithçka që vjen nga tre burimet: Jerusalem, Athinë e Romë”.
Duke qenë se gjeografikisht Shqipëria ndodhet në rrjedhën e këtyre tre burimeve ka bërë që ajo prej këtyre prurjeve të “ngopet shpirtërisht”, e si pasojë edhe “fryrjet dhe derdhjet në det” i ka pasur europiane, ku nga të cilat sot kemi pasuri e krijimtari të shumta, pjesë të trashëgimisë kulturore kombëtare. Ashtu siç kanë përfituar edhe shtete të tjera në Europë, që dhe ato u “ngopën” nga këto tre prurje, e që në rrjedhën e viteve krijuan fizionomitë e tyre unikale.
Tashmë, kur të gjithë ne, përpara syve kemi një ëndërr, një ide e një qëllim, atë të anëtarësimit në familjen e përbashkët europiane, është detyrë e të gjithëve të vëmë në lëvizje shpirtin, mendjen e trupin se si këtë pasuri e trashëgimi të madhe kulturore ta vëmë në funksion të zhvillimeve të ardhshme të vendit. Nëse unë do të shtroja pyetjen se cili është roli i kulturës në procesin e integrimit europian të vendit do t’i përgjigjesha se është vendimtar. E ardhmja jonë europiane nuk mund t'i lihet më rastësisë dhe ëndrrave të papërgjegjshme të të papërgjegjshmëve. Detyra
jonë imediate është të mendojmë se si nga pasuria jonë kulturore të pasurojmë politikën aktuale, sesi ta frymëzojmë atë nga identiteti ynë dhe mbi të gjitha se si të krijojmë politika e strategji kulturore për t´u paraqitur si pjesë e denjë e identitetit të përbashkët, atij pluralist europian.
Imre Kertezs, fitues i çmimit Nobel për letërsi, në një shkrim mbi “trashëgiminë mbresëlënëse të Europës” që ma dërgoj me rastin e inaugurimit të projektit tim “100 hapa drejt Europës” ndër të tjera shkruante se: "...një civilizim që vlerat e tij nuk i ka të qarta, apo vlerat e tij i lë në baltë është i destinuar të marrë rrokullimën e t'i dridhen gjunjët. Nuk do të jetë vonë kur të vijnë të tjerët që do të shpallin vlera të tjera dhe në gojën e këtyre të tjerëve ato nuk do të jenë me vlera, por pretekste e fasada për pushtet absolut dhe të shkatërrimit të pakufizuar”.Arti e kultura i jep Shqipërisë, dhe jo vetëm asaj por të gjitha shteteve, identitetin e tyre, e që së bashku përbëjnë identitetin e përbashkët europian. Unë përfaqësoj këtu bindjen time të thellë që, Unioni Europian
përpara se të jetë një union i fuqishëm ekonomik e politik mbi të gjitha është një union vlerash, një union social e kulturor.
Europa fillon te pragu i derës së shtëpisë tënde
Krijimi i një diplomacie kulturore e cila është e orientuar drejt të ardhmes së përbashkët europiane është një rëndësie të veçantë në këtë kohë të tranzicionit final. Ajo do të ketë si bërthamë të saj qëllimin se si ne me bindje të plotë do të krijojmë ingranazhet për transmetimin e ideve në rrugën që tashmë kemi zgjedhur për të vajtur në “Europë” duke u bërë kështu
promotorë të një rilindjeje të re shpirtërore, rilindje kjo që për mendimin tim fillon që nga librat e shkollave; pra duke vendosur nëpër tekste jo vetëm të kaluarën e lavdishme nacionale e internacionale, që shpeshherë ka qenë e dhimbshme dhe e përgjakshme, por në to të pasqyrohet dhe e ardhmja e përbashkët dhe perspektiva europiane. Në këtë mënyrë "ideja Europë", që për
shumë nga ne është aq joshëse, të jetë e ankoruar fortë në ndërgjegjen e secilit, përpara se ai (dikush) të bëhet vendimmarrës. Nxënësve të shkollave duhet t’u bëhet e qartë se nuk je vetëm tiranas, durrësak apo vlonjat por mbi të gjitha je shqiptar i kontinentit europian.
“Europa nuk fillon në Bruksel apo në Strasburg: Europa fillon te pragu i derës së shtëpisë tënde” – do të dëgjoja unë të thoshte në një conference në Berlin, Hans Gert Pöttering, President i Parlamentit Europian, në një debat mbi identitetin europian. Por që rruga e zgjedhur të ketë vazhdimësi e të ardhme, është e domosdoshme të ketë dhe institucione, ashtu si dhe struktura që mendojnë në mënyrë europiane. Dhe për këtë, duhet të jemi të motivuar për idenë e Europës, të kemi një ngazëllim për vlerat e saj, e mbi të gjitha të mendojmë si europian. Vetëm në këtë mënyrë mund të prishim muret e fundit mental e ndarës, që i kemi akoma përpara në rrugën tonë për Bruksel. Ish-Presidenti gjerman, Richard von Weizsäcker, do të thoshte me të drejtë në Berlinin e bashkimit se: "...nuk është Europa brenda kufijve të mureve ajo që mund të pajtohet, por një kontinent i tërë që kufijve ua merr natyrën e tyre ndarëse”.
Procesi i integrimit europian në vetvete është një proces integrimi shpirtëror, dhe në këtë mënyrë arti e kultura të cilat burimin e kanë te shpirti e te ndjenja mund të luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pasi ajo krijon momente të “kthimit të kokës dhe vëmendjes” drejt saj, e në këtë mënyrë duhet të shikohet ndryshe dhe të merret seriozisht. Arritjet e mëdha individuale të artistëve shqiptarë kanë bërë e do të bëjnë që imazhi i vendit të ndryshojë në sensin pozitiv, po ashtu të jepen shembuj të një kulture tjetër të dialogut, larg atij dialogu që përdoret me politikanët.
Shqipëria mund të jap një ndihmesë të madhe në pasurimin e jetës kulturore europiane, pasi fuqia e Europës nuk qëndron vetëm te ekonomia apo te mundësia që ajo i jep dialogut të kulturave, por dhe në hapësirën e nevojshme që ato kërkojnë për t'u takuar, pastaj ta shikojnë njëra-tjetrën
nga i njëjti këndvështrim. Në bërthamën e tyre këto kultura vijnë nga e njëjta origjinë, gjë që do ta konstatonte përpara 400 vjetëve edhe Voltaire, i cili do të thoshte se: “...4/5 e kulturave të popujve të Europës është e njëjta gjë...”.Shqipëria paraqitet në arenën ndërkombëtare me dy pamje: atë të arritjeve të suksesshme individuale në fushën e artit e kulturës, si dhe atë të papërgjegjshme nëpërmjet partive politike të përfaqësuara nga drejtuesit e tyre.
Ky antagonizëm i thellë është i dëmshëm dhe në këtë mënyrë i papranueshëm dhe për përmirësimin e këtij imazhi del një detyrë imediate për korrektimin dhe krijimin e axhendave efikase në fushën e politikës së jashtme, atë të integrimit nëpërmjet kulturës. Europa është kulturë dhe si pasojë edhe politikanët e saj vijnë nga hapësira kulturore. Duke u nisur nga ky fakt
është mëse i nevojshëm që diplomacia kulturore të jetë pararoja e politikës së jashtme të vendit, në mënyrë që të arrihet një integrim sa më i shpejtë në strukturat europiane.
“Diplomacia kulturore duhet të jetë pararoja e politikës së jashtme të vendit”
Për ta arritur këtë qëllim duhet:
1 - bërjen prezente të trashëgimisë kulturore në institucionet më të larta të kulturës e politikës europiane si pjesë e identitetit të përbashkët europian. Por, kjo nuk do të thotë të tregojmë se ne kemi ngelur vetëm te disa gurë, shtylla e mozaik në Apolloni, Butrint, Dyrrah e Amantia
apo epoka të tjera të historisë. Nëse do i referohesha Gustav Mahler-it, atëherë do të përdorja shprehjen e tij se “traditë nuk do të thotë mbajtja e shpuzës, por çuarja më tutje e flakës”. Në këtë kontekst del për detyrë që të transmetojmë në Europë jo vetëm epokat e ndriçuara të civilizimeve në të cilat vendi ynë ka qenë pritës e që i ka zhvilluar vetë ato, por dhe zhvillimet e tendencat avangarde e bashkëkohore, nga e cila kemi shembuj mbresëlënës. Në këtë mënyrë i paraqitemi opinionit ndërkombëtar si një vend i orientuar nga e ardhmja e si pjese përbërëse e zhvillimeve botërore.
2 - kultura luan një rol të dyfishtë: nga njëra anë ajo jep mundësinë për njohjet reciproke dhe nga ana tjetër ajo jep mundësinë për të qenë solidar me njëri-tjetrin, duke qenë se vijmë nga e njëjta hapësirë kulturore. Kjo do të thotë që ne duhet të nxisim iniciativat rajonale e internacionale për
thellimin e dialogut interkulturor e njohjen e përkatësive vetjake e të përbashkëta, duke e kthyer Shqipërinë me cilësitë e saj tashmë të njohura dhe të respektuara nga e gjithë bota, siç janë ato të tolerancës fetare dhe pasurisë së trashëguar, në një qendër të debateve mbi të ardhmen europiane
të rajonit.
Zbatimi në praktikë i këtyre orientimeve për marrjen e fryteve të dëshiruara, e në këtë mënyrë t'i afrohemi sa më shumë e sa më shpejtë qëllimit të përcaktuar, kërkon marrjen e disa masave të menjëhershme, siç janë:
1 – krijimi dhe zbatimi i strategjisë mbi politikat e diplomacies kulturore, siç është në disa vende kyçe të Europës, të cilat e shikojnë atë si një nga shtyllat bazë të politikës së jashtme të shtetit, duke e konsideruar kulturën si eksportin nr. 1 të tyre.
2 - mbajtja e kontakteve dhe përmirësimi i tyre me të gjitha institucionet politike, artistike dhe kulturore nëpër botë. Gjetja e partneriteteve të reja dhe bërja e qartë e rëndësisë dhe ndihmesës që ka dhënë dhe jep arti e kultura shqiptare në historinë botërore, si dhe opsionet që ajo ofron e
krijon në thellimin e dialogut ndërkulturor si bazë e një bashkëjetese paqësore në kohët e sotme.
3 – hapja e perspektivave dhe ndihmës për të gjitha iniciativat që kanë si bazë strategjike paraqitjen në institucionet më prestigjioze të artit, kulturës e politikës europiane të Shqipërisë si një vend i orientuar drejt Europës, pa lënë asnjëherë pas dore krijimin e infrastrukturës dhe mbajtjen në stadin më të lartë të institucioneve aktuale të artit e kulturës në vend. Këto ishin disa ide paraprake mbi atë se ku duhet të orientohen diplomacia kulturore në të ardhmen dhe si ato do të vihen në shfrytëzim të integrimit europian të vendit.
Siç thashë janë ide mbi të ardhmen dhe nëse unë do t´i kthehesha kujtesës, asaj të kohës së realizimit të ciklit tim të pikturave me temë “kujtime nga e ardhmja” patjetër që do të më kujtohen dhe disa ide të mikut tim, kancelarit austriak Alfred Gusenbauer, i cili në këtë kuadër do të më shkruante se: “...normalisht është në kundërshtim me rrjedhojën e çdo lloj arsyetimi që të kesh për ‘kujtimet nga e ardhmja’. Deri më sot kjo kategori të menduari i përkiste vetëm Hollywood-it. Por, fakt është se secili prej nesh në mënyrë individuale ose kolektive krijon idetë e tij mbi të ardhmen dhe njëkohësisht farkëton plane për të nesërmen ose të pasnesërmen...” - më
tutje ai do të vazhdonte se “ tashmë në shumë nga vendet e Europës Jug-lindore ekziston një perspektivë europiane... Bashkimi Europian duhet që në vitet e ardhshme të bëhet për të gjithë një realitet dhe po aq normal sa u bë Vjena shtëpia e Fate Velaj. Detyra e artit është dhe duhet të jetë që këtë proces të europianizimit ta mbajë mbi shpatulla dhe mbi të gjitha ta shohë atë me sy kritik. Arti nuk përben vetëm realitetin, por ai e rikrijon atë ”.
Realizimi i veprave të artit dhe kulturës është një “work in progress” (punë në progres) dhe burimi i tyre janë ndjenjat që burojnë nga shpirti. Këtu mua më duhet të sjellë në vëmendje një europian të madh, Jacque Dellors, i cili në Parlamentin Europian do ta lëshonte thirrjen “une ame
pour l´Europe” (t´i japim një shpirt Europës). Dhe nëse Dellors do të bënte këtë thirrje, unë, me bindje të plotë dhe zë të lartë do të thosha: “T´i kthejmë shpirtin Shqipërisë”.
Comments
Fate merr nje aparat ne dore

Fate merr nje aparat ne dore e bej ndonje fota, se ato i ben mire, per te tjerat e ke te veshtire te thuash gjesendi me mend. Kur nuk shpreheshe kishim respekt per ty, tani qe hape gojen pame dike tjeter, pa shume grosh aty lart.

Zoti Velaj, Degjova qe zoti
Zoti Velaj,
Degjova qe zoti Rama ka vendosur disa rregulla strikte per gjuhen e shkruar nga nenepunesit e administrates se ardheshme. Behem shume pesimist kur qe ne rreshtin e pare te shkrimit tuaj lexoj nje shqipe te nje niveli qe nuk mund te perfaqsoje titullin qe te eshte dhene. Nuk jam ekspert i fushes por mendoj se shprehja "do doja UNE ti filloja analizat e MIA" eshte e nje niveli me se medioker. Thuaj thjeshte se : "do doja te filloja analizen" dhe kuptohet vetiu qe kjo analize eshte JOTJA. Nuk kam koment per shkrimin se nuk mund te vazhdoja leximin mbase fjalise se pare.
Me respekt nga nje vlonjat dashamires.
Ne fakt ke te drejte,

Ne fakt ke te drejte, drejteshkrimi imponon respekt, ndaj duhet redaktuar ose konsultuar me specialiste, nje tekst per publikim. Uroj qe cilesia drejteshkrimore te rritet neper publikime, pasi edhe kultura e drejteshkrimit vjen prej leximit te teksteve te sakte.

Refuzimi yt per ta lexuar deri ne fund do kishte me teper peshe nese fjaline "nuk kam koment per shkrimin se(-pse, mbase) nuk mund te vazhdoja leximin mbase fjalise se pare" do ta kishe redaktuar... nese eshte perdorur "mbas" ne vend te "pas", duhet hequr te pakten e'-ja fundore. Une nuk jam gjuhetar, por nuk mohoj qe me pelqen etika dhe disiplina (jam ne zanat teknik); megjithate kam vene re qe gabime te vogla bejme te gjithe, ndaj nuk duhet ta pretendojme lartesine e zhvleresimit total te dikujt qe ben ndonje gabim te vogel (megjithate pajtohem me idene qe presioni duhet i panderprere).

Z. Fate Velaj shkruan sic

Z. Fate Velaj shkruan sic pikturon. Per te letra e bardhe dhe pena jane njesoj si kanvasi dhe penelat. E meqe eshte piktor abstrakt, nuk duhet te veme re devijimin nga shqipja akademike te autorit. Rendesi ka qe cdo lexues te kuptoje se autori thote gjera te mencura.

Shresojme qe dhe gjuha shqipe e autorit te gjeje po ate jehone ne kontinentin plak dhe ne Shqiperine e re si dhe pikturat e tij, nga te cilat do te vecoja "Ngjyra e Kuqe ne Dhomen e Gjumit" te autorit.

Suksese me te mira Fate per ty dhe Diplomacine Kulturore,

Fatja piktor abstract ???????

Fatja piktor abstract ??????? mjere ne , ai s,eshte as ne nivelin e diletantit, arti do gjak, ate se bejne kollaj as profesionistet

A mund te na konfirmoje ose
A mund te na konfirmoje ose mohoje autori i shkrimit, se nje diplome e ka nga universiteti Kristal? A e ka justifikuar studimin ne Austri me diplomen e Kristalit? A mund te beje publike punet e diplomave per te pare c'ka shkruar?
Se nga i korrupton keta qe

Se nga i korrupton keta qe ben foto ky, nje zot e di....per tjeter gje s,eshte i zoti

Interesante kjo foto e zotit

Interesante kjo foto e zotit Velaj me zotin Barroso. Duket, zoteria ka bindjen, se fakti qe ka takuar dhe dale ne foto me zotin Barroso, e bene te barabarte me te. Ashtu si cdo fshatar te cilit i jepet rasti te ulet ne ndonje dreke me aksh minister, kur ky i fundit eshte i detyruar te shkoje ne baze i urdheruar nga udheheqja, edhe i nderuari zoteri, mendon se mund te hutoj miletin per arritjet e tij ndereuropiane. Me te lumte zoti Rama, per zgjedhjen qe ke bere. Pa me te voglen frike se mund te gabojme, mendojme se Fatja duket nga ata qe Shvejku i cilesonte pa ju dridhur qerpiku si 'gjysem pordhac', nje kopje brilante e nentoger Dubit.

Ehhhhh...!

Ehhhhh...!

meqe Fate nuk po behet i

meqe Fate nuk po behet i gjalle te ktheje pergjigje se mesa po kuptojme neper keto komente neper gazeta ai nuk po i lexon fare se cfare po shkruajn te tjeret po e marre une persiper te ktheje nje pergjigje meqe kam qene ne gati te gjitha aktivitetet qe ai ka organizuar ne Vlore. Mjafton te shohesh neper internet se kush eshte Fate Velaj dhe cdo injorant e kupton se ka 15 vjete qe eshte de facto minister i jashtem i shqiperise. Fate ka sjelle vetem ne Vlore te gjithe ambasadoret e BE e ka dialoguar per te ardhmen europiane te Vlores. keto dialoge ai i ka zhvilluar ne Universitetin e Vlores. Ka sjelle deputet te huaj e eurodeputet te cilet kane shkruar faqe te tera per Vloren. Fate ne vitin 2001 u ftua ne parlamentin Europian dhe hapi expon "Vlora, Vienna dhe Brukseli", ka hapur ne Vjene, Kairo, Berlin, London, Athine, New York, Trieste, Bukuresht, Wels....Tirane, vLORE e ku di une. Ne 2003 qeveria e austrise i jep medaljen e qytetarit te nderit. ne 2001 parlamenti europian i jep medaljen e "qytetarit europian". Fate eshte i thirur ne te gjitha klancelarite europiane si cnuk eshte i thirur ministri i jashtem.

Ai qe thote per fotot mjafton ta kerkoje ne facebbok se i gjen te gjitha apo ne faqen e tij web www.velaj.com

Nuk gjendet asnje shqiptare qe te kete berre rrugetimin e Fate Velaj. Ai eshte patrioti me i madh i koheve moderne. lexoni fjalen e tij ne konferencen mbi 100 vjetorin e pavaresise qe u zhvillua ne Vjene ku ishin dhe ministrat Pollo e Neritan Ceka se bashku me Oliver Shmit..lexoni, kerkoni...lexoni

Sa i lumtur duket Barroso,qe
Sa i lumtur duket Barroso,qe i eshte dhene mundesia te dal ne foto me te madhin Fate Velaj!!!
Fatmiri e ka bere foton me

Fatmiri e ka bere foton me Barroson ne nje nga ato forumet europiane qe mjaftont e aplikosh dhe secili nga ne mund te shkoje, thjeshte leket i paguan vete. Me koment katunar (se dhe fatja katunar Vlore eshte) e cfare se ka bere foto me Barroson, e cfare s'e sillka euro-deputete ne Vlore? Po pse popull pa dinjitet qe presim te na vleresojne te huajt jemi. Eh cfare kontrasti ka brezi i arte i intelektualeve te para L2B me ate pseudointelektual tani... ku njerezit dhe pse pa bere gje vetepromovohen. fatmiri ehste nje piktor dhe artist medioker, e keni pare ate globin ne Fier, apo bulevardin Europa ne Pogradec? A s'jane vepra te shemtuara qe vetem ne ndonje Kirkiztan apo Uzbekistan mund te kishin vlere. aman me keto ekspozitat ne bote se tregoni vertete kompleks inferioriteti qe te gjithe shqiptaret e vuajne.

Po keta vipat, Barroso etj europianet i shohin neper rruge e as nuk i ben pershtypje...

Te mjeret ne qe , edhe pse

Te mjeret ne qe , edhe pse rrjetet online na kane dhene te drejten te shprehemi, e bejme kete si anonime ... vazhdimisht ngul kembe kunder anonimeve ; nuk mund te kete vlere te mirefillte mendimi i nje anonimi qe mbase ka lexuar edhe Shvejkun , apo ndonje tjetri qe habitet se si F.Velaj arrin te korruptoj dhe Barroso-n... Logjike halucinante qe mund t'i pershtatet vetem nje anonimi, sepse nje mendjehapur nuk mund te guxoj te shpreh marrezi te tilla... Idete e shkrimit dhe menyra e paraqitjes nje leksion brilant ...!

Add new comment