Reagim ndaj lajmit për një ndërhyrje kirurgjikale të “rrallë”

Postuar në 11 Shtator, 2013 03:30
Isuf Kalo

Po ju dergoj atashuar nje reagim timin lidhur me nje  shkrim te botuar dje ne shtypin tone (Tema, Gazeta Shqiptare) ndofta dhe te tjera me titull: "Te moshuarit i ngec bidoni ne vrimen anale - i cili ilustrohej me  intervisten dhe fotografine e kirurgut qe ishte hasur me kete  pathollogji te "rralle". Mendova ta perdor kete rast per nje  mesazh lidhur me anomaline qe ekziton ne menyren e informimit publik lidhur me Scoope te tilla nga mjekesia.Mjeku ka bere nje gaf etike  e cila po te kish ndodhur ne nje nga vendet e Evropes do kishte implikime penale. Ndonese une kam reaguar njeher per kete problem ne rastin e e katastrofes  automobilistike ne Himare ku humben jeten 13 vajza (sepse edhe atehere drejtori i spitalit ushtarak informonte neTV e shtyp me shume krenari detaje nga diagnoza dhe demtimet e seciles) besoj se edhe ky reagim i dyte  do ndihmoj  ne kete  drejtim:

 

Dr. AD kirurg në  nje  nga spitalet Rajonale tona    botoi  së fundi në shtyp një informacion të hollësishëm lidhur me një ndërhyrje të “rrallë” kirurgjikale tek një pacient i moshuar nga  Kavaja. Ne publikimin e kësaj eksperience profesionale në media ai zbuloi diagnozën e pacientit dhe dha hollësira të ndërhyrjes mjekësore që ai pati kryer në trupin e tij. Mjeku dukej që ndjehej krenar për “zbulimin”  tek ai pacient të një diagnoze  të “rrallë” për nga lloji. Por nga euphoria e këtij  “suksesi” profesional me sa duket harroi që me ekspozimin në publik të kësaj eksperience po kryente një gabim të rëndë etik.

Ai ndofta pa e menduar shkeli rëndë moralin dhe deontologjinë e profesionit mjekësor, si dhe shkeli një prej të drejtave themelore të këtij pacienti: atë të konfidencialitetit, të rruajtjes së sekretit shëndetësor.

Përshkrimi i ndërhyrjes mjekësore që ai kreu tek pacienti, do duhej të shkruhej e të ruhej rigorozisht vetëm në kartelën e tij të spitalit por kurrsesi jo të botohej e të ekspozohej publikisht në gazetë.

Mjeku duket që harroi diçka themelore; që trupi i pacientit i përket  vetë atij dhe askujt tjetër. Mjekëve  dhe gazetarëve kurrsesi nuk u lejohet të bëjnë show apo të ç’ duan me të.

Pacienti në fjalë ja “dorëzoi” trupin dhe hallin atij mjeku në mirëbesim. Për ta mjekuar dhe ndihmuar dhe jo për ta ekspozuar nëpër gazeta dhe televizione. Nëse diagnoza e tij si rast u konsiderua e “ rrallë” e me interes shkencor nga ana profesionale mjekësore, mjeku mundej ta botonte dhe ta diskutonte atë nëpër revista mjekësore apo në ndonjë kongres me kolegët e tjerë, gjithmonë kjo me pëlqimin dhe lejen paraprake nga pacienti, por jo ta përdorte si scoop në rubrikat e “skandalistikës” mediatike.

Detyra e mjekut është  të japi ndihmën pacientit por jo të bëj tellallin e shtypit për diagnozën dhe hollësirat e trupit apo të organeve të prekura apo të paprekura  të tij.

Pavarësisht se në shtyp pacienti nuk është përmendur me emër por vetëm me iniciale, dihet që komuniteti ku ai jeton është mjaft i vogël. Aty njerëzit e njohin njeri-tjetrin dhe “vaki ” të tilla nuk mbeten pa qarkulluar në “gazetën e pashkruar” të thashethemeve duke dëmtuar imazhin, dinjitetin dhe privatësinë e pacientit, i cili u shndërrua kështu pa lejen e tij në “personazh mediatik ”.

Unë nuk e njoh personalisht Dr.AD. Ai mund të jetë i shkëlqyer dhe virtuoz në aspektet teknike profesionale të specialitetit që ushtron por aktin  e mësipërm  të tij e quaj të  dënushëm. Ai e  zbeh “zbulimin” e tij  dhe nuk i jep aspak lavdi.

Dua të besoj thellësisht që ky akt nga ana e tij   ka qenë jo i qëllimshëm dhe që ai do të reagojë pozitivisht për ta korrigjuar sado qoftë atë. Do të jetë në nder të ndërgjegjes profesionale dhe intelektuale të tij që si hap i parë në këtë drejtim ai ti kërkojë falje publike në shtyp e media  atij pacienti për dëmin moral që i shkaktoi.

Ky rast  mendoj se duhet të na shërbejë për të reformuar dhe ri-dimensionuar  mënyrën e komunikimit e te informimit  mes drejtuesve të institucioneve shëndetësore, profesionistëve bluzë-bardhë dhe profesionistëve të medias e shtypit nga ana tjetër lidhur me kriteret, parimet dhe limitet e të dhënave të marra në mirëbesim nga  të sëmuret  ,që mund tu jepet  këtyre të fundit  në interes të    informimit dhe transparencës ndaj publikut.

Ato duhet të jenë domosdoshmërisht dhe rrigorozisht brenda kornizave të së drejtës së pacientëve për privatësi, të ruajtjes së konfidencialitetit të diagnozës e të shëndetit të tyre dhe të kërkesave të kodit  tonë të deontologjisë  mjekësore në tërësi.

 

Prof. Isuf KALO

Botuar në DITA dhe Panorama

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>Abuzimi dhe shkelja e sferes private eshte bere sot sport masiv ne Shqiperi. Pergjegjesia kryesore bie mbi mediat, te cilat jo vetem krijojne hapsire publike ku mund te shprehen mjeke si te siperpermendurit. Ne shume raste, gazetaret jane vete ata &quot;spin doctors&quot; qe i kerkojne keto histori per t&#39;i publikuar me doemos ne mediumet e tyre. Kujtoj ketu rastin e pedofilit perdhunues te intervistuar nga nje gazetare shqiptare, detajet eksplicite te perdhunimeve, emrin dhe mbiemrin e viktimes qe u publikuan ne shtypin shqiptar. Prandaj edhe mediat dhe perfaqesuesit e tij, sidomos gazetaret, &nbsp;jane faqja me e shemtuar e kesaj paraje qe bastis rregullisht hapsiren private te individit.&nbsp;</p>

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Bravo Dr. Isufi, po pse nuk na ke treguar edhe ndonje episod nga ato me shokun Enver, se i qaje fare, sidomos ato kohe qe sapo kishte vdekur i gjori......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.