Arkiv-Lajme
Makthi Topi, Berisha nuk le rast pa e sulmuar
Kreu i mazhorancës, shfrytëzoi ceremoninë e organizuar në nder të 22 intelektualëve të vrarë nga regjimi komunist (i pakuptueshëm fakti se përse organizimi bëhet nëntë ditë pas datës 26 shkurt kur edhe u krye vrasja gjashtë dekada më parë) për të sulmuar sërish Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Presidenti ka qenë vazhdimisht në objekt të sulmeve verbale nga PD-ja, por kësaj radhe është shkuar edhe më tej; ai është barazuar me vrasësit e intelektualëve duke u proklamuar si mbështetës i tyre pasi nuk pranoi të firmos ligjin për lustracionin.
Putin merr mandatin e tretë presidencial; dhe ngashërehet
Vladimir Putin do të jetë President i Federatës Ruse për herë të tretë. Ai ka fituar zgjedhjet e së dielës me 63, 75% të votave. Ai e ka pritur i ngashëryer e me lolë këtë fitore të tijën, s’ka gjë se opozita është duke ngritur zërin për manipulime. “Është një rezultat i trukuar”, po thonë organizata jo qeveritare ruse. “Është një garë që është kontrolluar nga kandidati Putin”, thonë vëzhgues të OSBE-së. Sipas gazetave ruse që anojnë nga opozita, “pushteti nuk ka mundur që të rrisë legjimitetin e vet pas këtyre zgjedhjeve”.
“Hakmarrja” e të përndjekurve, cili nga ministrat e ka radhën të enjten?
Quhet Gjergj Ndreca, është i përndjekur. Tek “bridhte” redaksive të gazetave duke iu qarë hallin për mosmarrjen e dëmshpërblimeve dhe përbuzjes së pushtetit gjatë këtyre dy dekadave duke kërcënuar për grevë urie apo goditje politikanësh, askush nuk e merrte seriozisht duke i thënë; bëj diçka dhe shohim. Gjergji tani është bërë VIP, me goditjen e Rusmailit dhe avokatit Agim Tirana si dhe fyerjen e Bodes, tani ka marrë vëmendjen e të gjithë medieve duke zënë faqet e para të gazetave.
Ligj për kufijtë e munguar me Greqinë
Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë që nuk ka një ndarje të qartë të ujërave territoriale. Ligjet e vjetra u shfuqizuan në vitin 2008 për t’i hapur rrugë famëkeqit “Pakt Detar me Greqinë” dhe Kuvendit do i duhet që të shqyrtojë gjatë muajit mars projektligjin që do të rivendosë kufijtë shtetërorë të Shqipërisë. Deputetët pretendojnë se Shqipëria momentalisht ndodhet pa kufij, por kufijtë e Shqipërisë, detarë dhe tokësorë, janë përcaktuar vite më parë dhe janë të shënuar në arkivat ndërkombëtare dhe ligjet e shteteve fqinje.
Protokolli i Shtetit e Bashkia e Lezhës “ia bëjnë tetë me dy” Presidentit
Protokolli i shtetit është përpjekur të hedhë dritë mbi atë që ka ndodhur në Lezhë tri ditë më parë, kur u përkujtua përvjetori i Kuvendit të Lezhës. Dhe në thelb ka thënë se është dorëjashtë në gjithë këtë histori, pasi “aktiviteti i mbajtur ishte ideuar, organizuar dhe menaxhuar nga Bashkia e qytetit Lezhë. Lista e pjesëmarrësve, ftesat dhe lista e folësve janë bërë dhe menaxhuar nga organizatorët dhe nuk ka pasur të bëjë aspak me Protokollin e Shtetit”.
PS-ja sulmon ligjin e ri për INSTAT-in, ndihmësin e makinës propagandistike berishiane
Në një intervistë për Top Channel, deputeti Taulant Balla i PS-së, sulmoi ashpër ligjin e ri për INSTAT-in, sipas të cilit, ky institucion vihet tani në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit. Deri më sot, INSTAT-i ka djersitur fort që të prodhojë statistika që përputhen ose u afrohen rezultateve që shfryn përditë makina propogandistike berishiane (nuk po e quajmë gebelsiane). Por tani që rripi ekonomik i shqiptarëve po shtrëngohet përditë e më tepër, duket se Berisha do që të ketë kontroll sa më të plotë mbi statistikat që do të prodhojë INSTAT-i.
Pjesëmarrja në politikë, gratë ia dalin vetëm në sajë të kuotave
Shqipëria renditet në vendin e 82 në botë, për sa i përket pjesëmarrjes së grave në politike. Raporti i Unionit Ndërparlementar paraqet Shqipërinë në një pozicion jo komod krahasuar me shtetet e tjera për sa i përket pjesëmarrjes së grave në qeverisje (vendi i 84 ndër 100 shtete) me vetëm një ministre dhe me 22 gra në një parlament që ka 140 deputetë.
Kur kryeministri ynë vesh kostumin e ‘studjuesit’
Në një shkrim të publikuar në blogun e vet Peizazhe të Fjalës dhe kushtuar përvjetorit të Kuvendit të Lezhës, dhe festës që u bë me këtë rast, Ardian Vehbiu u referohet disa studjuesve, që janë përpjekur t’i japin përgjgije pyetjes: Pse Kuvendi i Lezhës u mbajt në Lezhë? Shkojini deri në fund këtij pasazhi të marrë nga shkrimi i Vehbiut, pasi përgjigjen më interesante e jep një ‘studjues i fantaksur’ me emrin Sali Berisha. Është një nga xhevahiret më të mëdha që mund të kenë thënë ndonjëherë ky ‘studjues’.
Kriza: Grekët në radhë për të blerë patate me çmim të lirë
Agjencitë e ndryshme të lajmeve kanë transmetuar gjatë dy ditëve të fundit një lajm nga Greqia, saktësisht Selaniku. Kamerat televizive sillnin pamje, që deri më sot kanë ardhur nga vende të pazhvilluara, e kurrë nuk mund të mendohej se mund të vinin nga një vend i BE-së. Qindra qytetarë të Selanikut ishin vënë në radhë pranë fundit të karrocerisë së disa kamionëve të mëdhenj, të cilët ishin mbushur me patate. Patatet vinin drejtpërdrejta nga fusha, e prandaj ishin më lirë se në treg. “Janë tri a katër herë më lirë”, tha një nga ata që doli nga turma me dy thasë mbi shpinë.
Ilir Zela jep një leksion për humbësit në politikë
Në Shqipëri humbësit reagojnë prore në mënyrë idhnake. Ndërsa Ilir Zela, që garoi përballë Saimir Tahirit për postin e kreut të PS-së së Tiranës, kërkon t’i ikë këtij tabiati. Në profilin e tij në facebook ka shkruar diçka, që në rrethanat shqiptare nuk do ish keq të mbahej si një Manifest i Humbësit. Nuk mbahet mend dikush tjetër këtyre anëve që të ketë reaguar në mënyrë kaq të të fisme e kalorësiake pas humbjes në një garë politike.