Kur kryeministri ynë vesh kostumin e ‘studjuesit’
Në një shkrim të publikuar në blogun e vet Peizazhe të Fjalës dhe kushtuar përvjetorit të Kuvendit të Lezhës, dhe festës që u bë me këtë rast, Ardian Vehbiu u referohet disa studjuesve, që janë përpjekur t’i japin përgjgije pyetjes: Pse Kuvendi i Lezhës u mbajt në Lezhë? Shkojini deri në fund këtij pasazhi të marrë nga shkrimi i Vehbiut, pasi përgjigjen më interesante e jep një ‘studjues i fantaksur’ me emrin Sali Berisha. Është një nga xhevahiret më të mëdha që mund të kenë thënë ndonjëherë ky ‘studjues’.
.... Zgjedhja pikërisht e Lezhës zotërim i Venedikut për të mbajtur këtë kuvend është interpretuar zakonisht si një gjest i bujarëve shqiptarë, me Skënderbeun në krye, ndaj Republikës së Venedikut, për t’i treguar kësaj se nuk kishin synime kundër saj, madje edhe me shpresë se do të siguronin prej saj përkrahje. Ndonjë autor ka përmendur edhe pozitën gjeografike të përshtatshme të këtij qyteti.
Kristo Frashëri mendon se Lezha u zgjodh edhe për të kënaqur Dukagjinët, të cilët e kishin pasur dikur zotërim të tyrin dhe tani kishin marrëdhënie të mira me Republikën e Shën Markut. Plasari, ndërkohë, bën të vetën pikëpamjen e Bozhiqit, sipas të cilit Lezha u zgjodh për këtë Kuvend edhe ngaqë “edhe po të donte, nuk mund t’i kundërvihej mbajtjes [së tij]”, ngaqë nuk e kish marrë më veten, pasi ishte djegur në 1440.
Se pse u mbajt Kuvendi në Lezhë, këtë e shpjegoi sot edhe kryeministri shqiptar Berisha:
Nuk është e rastit që u zgjodh Lezha si sofra, si djepi, si logu i këtij Kuvendi. Ajo u zgjodh se zemra juaj, shpirti juaj, virtyti juaj ishte më i arriri.
Ky shpjegim krejt origjinal ndoshta meriton vëmendjen e menjëhershme të historianëve. Unë, meqë historian nuk jam, po mjaftohem ta quaj këtu qesharak, dhe të padenjë për një kryeministër të një vendi europian, që u flet qytetarëve të vet.
Re.Pu.
Comments
Ai duhej te kishte mbajtur
Ai duhej te kishte mbajtur kostumin e mjekut.
Ciao
S'ka gjë se ne shqiptarët e
S'ka gjë se ne shqiptarët e hamë edhe këtë, prandaj jemi këto që jemi dhe këtu ku jemi.
Kostumin e studiesit ja paske
Kostumin e studiesit ja paske veshur ti, sepse gjuha qe ka perdorur dhe argumentimi nuk jane ato te studiesit por te politikanit populist. Dhe, politikan populist Berisha ka qene gjithmone. E nuk eshte as i vetem. Se, ja, Rama, qe papritur eshte gdhire rilindas, na thote se ne kuvendin e Lezhes <span style="font-size: 10pt; font-family: "Tahoma","sans-serif";">u mboll fara e bashkimit të shqiptarëve për lirinë e tyre si komb. Cfare eshte me qesharake, te thuash Lezha u zgjodh prej cilesise se zemres suaj apo qe shqiptaret luftojne per lirine si komb (koncept i shekullit te 19) ne shekullin e 15-te? Dileme!
Add new comment