PS-ja sulmon ligjin e ri për INSTAT-in, ndihmësin e makinës propagandistike berishiane

Në një intervistë për Top Channel, deputeti Taulant Balla i PS-së, sulmoi ashpër ligjin e ri për INSTAT-in, sipas të cilit, ky institucion vihet tani në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit. Deri më sot, INSTAT-i ka djersitur fort që të prodhojë statistika që përputhen ose u afrohen rezultateve që shfryn përditë makina propogandistike berishiane (nuk po e quajmë gebelsiane). Por tani që rripi ekonomik i shqiptarëve po shtrëngohet përditë e më tepër, duket se Berisha do që të ketë kontroll sa më të plotë mbi statistikat që do të prodhojë INSTAT-i.
“Në progress raportin e vitit 2011 të KE thuhet qartë që dispozitat e ligjit për statisikat në lidhje me rolin e INSTAT, si koordinator kombëtar i sistemit statistikor, janë të pamjaftueshme. Ligji gjithashtu nuk arrin të sigurojë një përfaqësim të gjerë të gjithë përdoruesev të statisikave zyrtare. Kuadri ligjor që rregullon rekrutimin e dhe shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të saj, nuk garanton pavarësinë profesionale të INSTAT-it e cila nuk është ardesuar sa duhet në ligj dhe nevojiten përpjekje për të siguruar burime njerëzore dhe financiare të mjaftueshme. Ajo që ndodhi edhe në këtë ndërhyrje jo vetëm që nuk ndryshoi asgjë, por varësia profesionale institucionale u përkeqësua”, tha deputeti Balla për Top Channel. Ai iu referua rregullores së miratuar nga PE dhe KE, me numër 223, 2009, e cila në nenin e parë sanksionon që të gjitha vendet anëtare të BE, lidhur me autoritetet që mbulojnë statistikat zyrtare, duhet të garantojnë pavarësinë profeiosnale dhe institucionale. Janë 17 vende të BE që kanë varësi të instituteve shtetërorë të statistikave nga paralamentet përkatëse.
E.Zaloshnja
Comments
Shume gabime ortografike ka

Shume gabime ortografike ka sot ne Article...

Qeveria e gjen veten duke

Qeveria e gjen veten duke arnuar shifrat, duke perfeksionuar interpretime te sofistikuara statistikore, duke e kthyer propaganden ne aktivitetin dhe instrumentin themelor te qeverisjes. Ne fund fare taktika e ngopjes me lugen bosh behet e vetmja shtylle qe mban ne kembe nje sistem te deshtuar qeverises.

"Magjia e metrit" berishian e nxjerr Shqiperine te dyten pas Gjermanise. Ne Shqiperi fjala skandal duhet te hiqet nga fjalori, sepse praktikisht nuk ka me kuptim! Ne fakt nuk e perdor me askush.

Se pari fjalen e Balles e

Se pari fjalen e Balles e degjuam dhe e lexuam tek Tch si ne video ashtu edhe online, mungonte tek ky blog te kishim trinomin e shejte.

Tjetra kjo do te thote qe kur ps dhe balla te vijne ne pushtet do ta nderrojne varesine e instatit, une besoj dhe shpresoj.

Add new comment